17 Gusht 2022, 17:44
Nga DOSJA
Ari i rremë
TIRANË- Një rrjet social komunikimi mes koleksionistëve dhe pronarëve të argjendarive në Shqipëri dhe jo vetëm çoi në kapjen e dy shtetasve italianë që nëpërmjet mashtrimit kishin shitur ar të rremë në vlerën e mbi 200 mijë Eurove në Mal të Zi dhe Tiranë.
Të dhënat e hedhura në këtë rrjet social ku viheshin në dijeni pronarët e tjerë për aktivitetin e italianëve dhe foto e tyre, u aksesuan nga policia e cila nisi hetimet.
Në dosjen që Tv Klan disponon, thuhet se Fortunato Maddaloni dhe Riccardo Gennario njiheshin edhe nga komuniteti në Itali si mashtrues.
Ata rezultojnë të kenë hyrje-dalje në Shqipëri që prej muajit Maj dhe mashtrimin e parë në vendin tonë e kanë bërë në 2 Qershor, ku i kanë shitur një argjendarie ar të rremë për 100 mijë Euro.
Në 30 Korrik, dy shtetasit italianë duke u prezantuar me emra të tjerë, i shitën arin e përzier më metale të tjera edhe një argjendarie në Malin e Zi me vlere prej 135 mijë Eurosh.
Në Shqipëri u rikthyen në 11 Gusht dhe prej këtij momenti kanë qenë në vëzhgim deri kur u arrestuan në Elbasan me një çantë ku mbanin arin e rremë në 6 qese, teksa të vërtetin e kishin të fshehur në shuallin e këpucës.
Policia ka proceduar edhe një shtetas shqiptar, i cili ka penguar hetimet dhe dyshohet se kanë pasur bashkëpunëtorë të tjerë.
Marrë nga TVKLAN
fortunato maddaloni riccardo gennario flori te rreme
Aktualitet
17 Gusht 2022, 17:39
F.M
Liburn Aliu
KOSOVË- Personi që ka grabitur makinën e ministrit të Kosovës, Liburn Aliu është ndaluar dhe është...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 17:28
I.A
Spitali i Sarandes
SARANDË- Një turist ka humbur jetën ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një 33-vjeç...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 17:25
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Një 27-vjeçar e përndoqi ish të dashurën e tij përmbi një vit, jo vetëm duke e k&eum...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 17:05
F.M
Dy kullat
TIRANË- Dy janë ‘rrokaqiejt’ që do të marrin jetë në Tiranë dhe që ende pa u mbaruar ndë...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 16:50
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në në afërsi të kryqëzimit të Rin...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 16:49
F.M
Liburn Aliu, ministri i Infrastrukturës në Kosovë
KOSOVË- Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, i është grabi...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 16:33
e.k
Tritan Kalo
TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo me anë të një postimi në Facebook ka komentuar gjendjen e plazheve në vend. K...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 15:21
e.k
Policia e Dibrës
DIBËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e ndodhur në orët e para të më...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 15:23
F.M
Brilant Martinaj
TIRANË- Fotoja që po shikoni tregon mjetin e përdorur nga atentatorët për të vrarë e djegur Brilant Mar...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 14:57
F.M
Nikoll Sherrniku
TIRANË- Nikoll Sherrniku, 28 vjeç, një person me precedent penalë dhe Flutura Berisha, 34 vjeçe u vunë s...