Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DIBËR- Janë zbardhur 7 raste të vjedhjes së pasurive në 4 muajit e fundit.
Mësohet se Muharrem Truka (Torba), Klejdi Hoxha, Gentian Zenelhasani autorë të 5 vjedhjeve, në Dibër janë arrestuar nga policia. Ndërkohë në Mat u shpall në kerkim Ismail Dishuka, autor i 2 vjedhjeve te motomjeteve.
Njoftimi i policisë:
Zbardhen 7 raste të vjedhjes së pasurisë, të kryera gjatë 4 muajve të fundit në Dibër dhe në Mat, nga 2 grupe shtetasish.
Dibër/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për vjedhje, për të vjedhur sërish, së bashku me 2 shtetas të tjerë, arrestohet 32-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij (autorë të 5 vjedhjeve).
Mat/Vodhi në bashkëpunim me një 17-vjeçar, 2 motomjete, identifikohet dhe shpallet në kërkim 44-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 17-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Dibër dhe Mat, me qëllim zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera gjatë muajve të fundit, në territorin e qarkut Dibër, është finalizuar operacioni policor i koduar “Zoom in”, në kuadër të të cilit janë zbardhur 7 raste vjedhjesh.
-Në Dibër, për 5 raste vjedhjesh, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasi M. T. (T.), 32 vjeç, banues në fshatin Vakuf, si dhe shtetasit K. H., 21 vjeç dhe G. Z., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Ushtelenxë. 32-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për vjedhje, me qëllim kryerjen e vjedhjeve të tjera në 2 lokale në territoret e njësive administrative Muhurr dhe Kastriot, sëbashku me shtetasit K.H dhe G.Z. Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas dhe shtetasit K. H. dhe G. Z. janë autorë të vjedhjeve në 3 banesa, në territoret e njësive administrative Maqellarë dhe Luzni. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
-Në Mat, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi I. D., 44 vjeç, banues në Mat, si dhe u referuan materialet në Prokuroi, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 2 motomjete, në fshatrat Zenisht dhe Rrethe-Baz. Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Rei Meta, Armand Meshua VLORË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me familjen e autorit Rei Meta, ku pas një konflikti la ...
foto ilustruese TIRANË- Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia e Tiranës, ku i përfs...
pamje nga ngjarja TIRANË- Në protestën e zhvilluar një ditë më parë nga qytetarët përpara Bashkisë T...
foto ilustruese TIRANË- Shkarkimet në televizionin publik të Shqipërisë kanë ngritur frikë të re për nd&e...
foto ilustruese TIRANË- Gjendja e medias në Shqipëri dhe Kosovë gjatë viteve të fundit është përkeqë...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. ...
policia Policia ka reaguar në lidhje me denoncimin e një qytetareje për blutë e Burrelit, e cila sipas saj i kanë arrestuar djali...
biznesi ne Golem Salvatore Zagaria, një biznesmen nga Napoli, e solli fati në Shqipëri ku kaloi çdo pritshmëri në bizneset...
Artur Meçollari TIRANË- Kapiteni i rangut të parë, ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka ...
protesta TIRANE- Ndërtesa më e lartë në Ballkan pritet të shtohet në Tiranë, pas Teatrit të Operës dhe Baletit...