Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Prokurorët Ornella Galeotti dhe Beatrice Giunti kishin kërkuar burgim të përjetshëm.
ITALI- 30 vjet burg! Ky është dënimi i vendosur nga Gjykata e Azitëve të Firences për Elona Kaleshën, 39-vjeçaren me origjinë shqiptare, e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho, të zhdukur në nëntor 2015, eshtrat e të cilëve ishin futur në katër valixhe.
Prokurorët Ornella Galeotti dhe Beatrice Giunti kishin kërkuar burgim të përjetshëm.
“Elona nuk kishte mëshirë për viktimat që i kishin besuar. Motivi, i cili nuk kërkohet me ligj, nuk dihet me siguri: mund të ishin paratë, inati që ajo ndjente ndaj tyre, etj."
Gjykata e Lartë e dënoi Elona Kaleshën për vrasje të dyfishtë me 30 vite burg, por po ashtu ajo do të duhet të dëmshpërblejë edhe fëmijët e bashkëshortëve Pasho dhe vëllain e Shpëtimit.
Megjithatë, në pritje të vendimit të gjykatës civile për masën e dëmshpërblimit, ajo do të duhet të paguajë një shumë provizore të detyrueshme menjëherë prej 800,000 eurosh për familjarët e çiftit që vrau.
Pas leximit të vendimit, Taulant Pasho, ish i dashuri i Elona Kaleshës heshti.
"Nuk është koha për të folur,"-pëshpërit ai, përpara se të largohej me motrat.
Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë.
Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar. Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, e cila është arrestuar që me 22 dhjetor.
Fotoja e rrëmbimit SPANJË- Një biznesmen i kriptomonedhave dhe shitjes së automjeteve luksoze të bazuara në Costa del Sol, ka...
Zuhair Alkafi DURRËS- Zuhair Alkafi e nisi si çdo ditë punën e tij si kapiten i anijes cisternë “Queen Majeda”, pa e...
Ilham Aliyev AZERBAJXHAN- Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka marrë sot pjesë në konferencën e 4-të ndërkombëta...
Svetlana Timofevaa TIRANË- Kur kanë kaluar 8 muaj pas arrestimit të 3 shtetasve rusë dhe 1 nga Ukraina në uzinën e armëv...
Foto ilustruese MORINË- Dy shqiptarë të Kosovës janë arrestuar në Morinë pasi kanë tentuar që të fus...
Jérôme Badollet dhe Blerim Haziri ZVICËR- Jemi tek kopshtet e Charrot, në La Croix-de-Rozon. Fshat Gjenevës me pak më shum...
Foto Ilustruese FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se një makin&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantin në vend. Sipas njoftimit zyrtar, b...
KOSOVË- Deklarata për Personat e Zhdukur, e cila u miratua më 2 maj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë...
I arrestuari TIRANË- Një 46-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim. Mësohe...