10 Prill 2023, 14:56
Nga F.M
Kushëriri i Migena Sinanit
TIRANË- Djali i xhaxhait të Migena Sinanit ka deklaruar se ajo ka marrë kërcënime edhe më herët nga vëllai i burrit të saj, i cili i shkaktoi dhe vdekjen. Në një prononcim për Shqipëria Live, ai thotë se çifti shkonin mirë, por që kunati i kërcënone shpesh. Fqinjët thonë gjithashtu se shkak mund të jenë bërë konfliktet mes vëllezërve.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Si e morët vesh ngjarjen?
Kushëriri: Ne e morëm vesh nëpërmjet televizorit ngjarjen. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në 3 të mëngjesi. Unë jam djali i xhaxhait, dhe viktima ka qenë duke fjetur në gjumë, bashkë me vajzën 2-vjeçare që e ka pasur me gji. Personi ka hyrë direkt në dhomë, e ka vrarë. E ëma e personit ka dalë nga dhoma sepse ka dëgjuar krismat, ka parë djalin e vetë dhe i ka thënë që e vrava. Pastaj ka zbritur poshtë dhe ka bërë vetëvrasjen.
Gazetarja: Çifti shkonte mirë më thatë?
Kushëriri: Çifti shkonte jashtëzakonisht mirë, ata vinin shumë shpesh këtu, vajza shumicën e kohës, gruaja rinte këtu. Kishin probleme vëllezërit me njëri-tjetrin, por si çift bashkëshortësh jashtëzakonisht mirë.
Gazetarja: Çfarë problemesh kishin konkretisht vëllezërit?
Kushëriri: Ky siç thonë, siç e dimë dhe ne ka qenë jo mirë mendërisht. Kjo më tepër s’di ç’të them.
Gazetarja: Ka kërcënuar dhe më herët?
Kushëriri: Po, ka kërcënuar sipas asaj që kemi marrë vesh.
Gazetarja: Keni pasur komunikim me dhëndrin?
Kushëriri: Me dhëndrin, po patjetër. Dhëndri ishte mbrëmë këtu, është fatkeqësi për të dhe për të gjithë.
Ndërsa në një intervistë me një fqinje të Migenës, ajo e quan atë një nuse dhe një grua tepër e mirë që çdokush do donte ta kishte.
Fqinja: Ishte një femër që çdokush do donte ta kishe, dëshirë ta kishte në familje, në shtëpi, ta kishte afër ose ta kishte shoqe. Por këta janë të sëmurë, i ati është nga diabeti, ka kaluar traumë, nuk e di dhe e ëma duke pasur kushte të vështira. Kurse i shoqi i viktimës, një njeri shumë i mirë, një njeri familjar, një njeri shumë punëtor dhe shumë i drejtë.
Gazetarja: Po agresorin si e njihni?
Fqinja: Ky që bëri krimin, shumë i mirë ka qenë, por ky ka qenë i sëmurë. Kohët e fundit ai nuk ka pirë ilaçe edhe ne po pësojmë traumë. Ai ka qenë në punë, këto 2-3 ditë nuk e di se sa kohë ka pa punë, dhe kushtet që janë të vështira, rrogat janë të vogla edhe ai ka pësuar traumë. Nuk e di se si ka ardhur, por këto jetonin bashkë. Nuk ka pirë ilaçet dhe ai ka kaluar në fazë.
Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 të mëngjesit të 8 prillit teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.
migena sinani roland sinani vrasje ne shkoze
Aktualitet
10 Prill 2023, 14:36
A.B
Shaqir Alcani
TIRANË- Personi në foto është Shaqir Alcani, personi i cili së bashku me të birin kërcënuan biznesmen...
Aktualitet
10 Prill 2023, 13:56
A.B
Mimoza Paja
TIRANË- Një muaj nga masakra e Don Boskos, Policia ka zbuluar se një nga personat e dyshuar për masakrën në lokal...
Aktualitet
10 Prill 2023, 13:48
A.B
Algert Alcani
TIRANË- Personi në foto është Algert Alcani, 27-vjeçari i cili së bashku me të atin kërcënoi b...
Aktualitet
10 Prill 2023, 13:50
I.A
Aleksander Lukashenko dhe Sergei Shoigu
BJELLORUSI- Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenka, më 10 prill ka biseduar ...
Aktualitet
10 Prill 2023, 13:43
A.B
Eral Myftaraj
TIRANË- Personi në foto është biznesmeni, Eral Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në ...
Aktualitet
10 Prill 2023, 13:29
A.B
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për Bordin e Transparencës për ushqimet, të cilët kan&eu...
Aktualitet
10 Prill 2023, 13:16
Svetlana Timofeeva
TIRANË- Svetlana Timofeeva kishte vizituar me qindra godina të rrënuara, por nuk ishte përballur ndonjëherë...
Aktualitet
10 Prill 2023, 13:06
Aurenc Bebja
Adil Ali Serezi
TIRANË- Istanbul” ka botuar, të hënën e 3 korrikut 1939, në faqen n°2, deklaratën e Adil Ali Serezi...
Aktualitet
10 Prill 2023, 12:40
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka folur në lidhje me dy rastet e kandidatëve...
Aktualitet
10 Prill 2023, 12:56
F.M
Gjykata e Durrësit
DURRËS- Shtatë anëatrët e dy grupeve kriminale që shpërndanin drogë në klubet e natës ...