LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Krimi makabër në Greqi/ Gjendet çekiçi me të cilin shqiptari dhunoi bashkëshorten para se ta mbyste dhe t'i fshihte trupin ne papafingo, kunata e autorit: Fëmijët nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur! 39-vjeçari: E godita njëherë me çekiç, pastaj e lidha me kabllo

• Një ngjarje e rëndë u mësua ditën e djeshme në një familje shqiptare në Greqi, ku një 39-vjeçar kishte vrarë gruan e tij një javë më parë me çekiç dhe e kishte fshehur trupin e saj në papafingo. • Gjithashtu mediat greke bëjnë të ditur se është gjetur edhe çekiçi me të cilin Kastriot Cenko ka goditur Alba cenkon para se ta mbyste përfundimisht. • Cenko e kishte fshehur çekiçin në papafingo ku mbante trupin e gruas prej ditësh. • Po ashtu autori ka rrëfyer se pas krimit, ai ka përdorur celularin e viktimës, duke krijuar konfuzion tek familjarët e Alba Cenkos, të cilët ishin të shqetësuar për fatin e saj. • Gjithashtu kunata e autorit të krimit ka thënë për mediat greke se ky është një moment shumë i vështirë për ta dhe ende nuk u kanë treguar fëmijëve që i ati u ka vrarë nënën e tyre. • Konkretisht dy djemtë e mitur të çiftit Kastriot dhe Alba Cenko ende nuk e dinë që nëna e tyre nuk jeton më. • Gjithashtu pas mesazheve që Cenko i ka dërguar motrës së viktimës, janë zbardhur edhe mesazhet që ai u ka dërguar djemve të tij pëmes telefonit të Alba Cenkos. • Në mesazhet e publikuara, 39-vjeçari u ka shkruar fëmijëve të tij, si të ishte nëna e tyre, dhe u ka thënë që po largohet nga ata dhe se është ndarë me babain e tyre. • Gjithashtu në mesazhet e dërguara nga telefoni i Albës ai këshillon fëmijët vazhdimisht të jenë të kujdesshëm dhe të dëgjojnë të atin. • Ndërkohë janë publikuar edhe fotot nga vendi i ngjarjes së vrasjes makabre. • Në pamjet e publikuara shihen vendi ku Kastriot Cenko fshehi trupin e pajetë të Alba cenkons. • Gjithashtu në pamje shihet çekiçi me të cilin 39-vjeçari goditi 35-vjeçaren në kokë, duke lënë pa ndjenja dhe më pas e mbyti me duar. • Cenko e ka fshehur trupin në dollapin e dhomës së gjumit për të mos vënë re asgjë nga fëmijët dhe të nesërmen ka filluar duke mashtruar dy djemt e tij të mitur se nëna është larguar nga shtëpia. •  Cenko pasi është shoqëruar në stacionin e policisë ka pranuar veprimet e tij para autoriteteve greke dhe ka dhënë dëshminë mbi ngjarjen tronditëse. •Cenko thotë se ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30 Alba po fliste në telefon në tualet me një burrë. • Gjithashtu ai thotë se e ka dëgjuar Albën duke thënë se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa. • Po ashtu Cenko shprehet se kur e ka pyetur se përse do e merrte djalin e madh ajo ka thënë se djalin e ka me dikë tjetër dhe jo me të. • Cenko tha më tej para policisë se ditën pasardhëse kishte çuar fëmijët në banesën e të vëllait, në mënyrë që të kishte kohë për të fshehur trupin e bashkëshortes së pajetë.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Gruaja më tha se djalin e madh e ka me dikë tjetër”/ Dëshmia e Kastriot Cenkos: E godita njëherë me çekiç, pastaj e lidha me kabllo

Krimi makabër në Greqi/ Gjendet çekiçi me të cilin
foto ilustruese

GREQI- Disa detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Greqi. Kastriot Cenko pasi është shoqëruar në stacionin e policisë ka pranuar veprimet e tij para autoriteteve greke dhe ka dhënë dëshminë mbi ngjarjen tronditëse. Cenko thotë se ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30 Alba po fliste në telefon në tualet me një burrë. Gjithashtu ai thotë se e ka dëgjuar Albën duke thënë se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa. 

Sipas tij viktima më vonë e ka pranuar se po fliste me një burrë dhe se do të merrnin fëmijën e madh dhe do ikte. Po ashtu Cenko shprehet se kur e ka pyetur se përse do e merrte djalin e madh ajo ka thënë se djalin e ka me dikë tjetër dhe jo me të. Cenko tha më tej para policisë se ditën pasardhëse kishte çuar fëmijët në banesën e të vëllait, në mënyrë që të kishte kohë për të fshehur trupin e bashkëshortes së pajetë.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30 u zgjova dhe e pashë që mungonte Alba në krahun tim. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej ndërsa në linjë tjetër dëgjohej një zë mashkulli. I thashë të vinte në dhomë të flisnim. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video.

Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merri fëmijën e madh dhe do iki. Më tha që nuk kam para dhe nuk do rrijë me mua. E pyeta pse merrte djalin tonë të madh dhe më tha se këtë fëmijë nuk e ka bërë me mua dhe vetëm djalin e vogël kemi bërë bashkë. Në atë moment u hutova plotësisht dhe e hapa çantën që marr në kantier, që e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në pjesën e sipërme të kokës dhe menjëherë ra në krevat. Nuk bëri fare zhurmë.

Nuk e dija nëse kishte vdekur por prapëseprapë mora një kabllo karikuesi që e gjeta para meje, ja kalova rreth qafës dhe e shtrëngova për ta mbytur. Ngaqë nxirrte gjak nga koka e saj, i vura një qeskë në kokë dhe e mbështolla”, tha 38-vjeçari në dëshminë e ngjarjes së rëndë. Të shtunën i çova fëmijët në shtëpinë e vëllait tim, për të pasur kohë dhe për të qenë vetëm në shtëpi Më pas mora trupin e mbështjellë të Albës, vendosa edhe dy qeska të tjera njëra mbi tjetrën me nastro, vendosa mbështjellëse me flluska dhe me një shkallë e ngjita në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”, tha ai.

1 VITE ME PARE

 Çekiç, qese dhe njolla gjaku, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes së vrasjes makabre në Greqi

Krimi makabër në Greqi/ Gjendet çekiçi me të cilin
pamje nga vendngjarja

GREQI- Janë publikuar foto dhe dokumentet nga brenda banesës në Ampelokipi, Ku 39-vjeçari shqiptar vrau bashkëshorten e tij me çekiç. Në pamjet e publikuara nga Protothema shihen vendi ku Kastriot Cenko fshehi trupin e pajetë të Alba cenkons. Gjithashtu në pamje shihet çekiçi me të cilin 39-vjeçari goditi 35-vjeçaren në kokë, duke lënë pa ndjenja dhe më pas e mbyti me duar. 

Pas krimit, autori jo vetëm që nuk është dorëzuar, por për ditë me radhë ka luajtur 'teatër' duke e mbajtur trupin e gruas në papafingo të shtëpisë. Cenko e ka fshehur trupin në dollapin e dhomës së gjumit për të mos vënë re asgjë nga fëmijët dhe të nesërmen ka filluar duke mashtruar dy djemt e tij të mitur se nëna është larguar nga shtëpia.

Fotot e mëposhtme tregojnë zonën e papafingo ku autori i dyshuar më në fund ka fshehur trupin e viktimës. Trupi ishte i mbështjellë nga jashtë me mbështjellës dhe një shtresë pëlhure të bardhë. Në fakt, sipas kallëzimit, për të vendosur trupin në papafingo, autori ka lëvizur në kuzhinën e shtëpisë sende të ndryshme.

1 VITE ME PARE

"Unë ika, dëgjojeni babin"/ Zbardhen mesazhet që Kastriot Cenko u dërgonte fëmijëve të tij nga telefoni i gruas: Do vijë t’ju marr kur të rregulloj letrat

Krimi makabër në Greqi/ Gjendet çekiçi me të cilin
Alba Cenko, Kastriot Cenko

GREQI- Vijojnë të dalin detaje tronditëse rreth ngjarjes tragjike në Greqi, ku shqiptari Kastriot Cenko, vrau gruan e tij, Alba Cenkon dhe e mbajti të fshehur për një javë trupin e pajetë në papafingo në banesës së tyre. Gjithashtu pas mesazheve që Cenko i ka dërguar motrës së viktimës, janë zbardhur edhe mesazhet që ai u ka dërguar djemve të tij pëmes telefonit të Alba Cenkos. Në mesazhet e publikuara nga Protothema, 39-vjeçari u ka shkruar fëmijëve të tij, si të ishte nëna e tyre, dhe u ka thënë që po largohet nga ata dhe se është ndarë me babain e tyre. Gjithashtu në mesazhet e dërguara nga telefoni i Albës ai këshillon fëmijët vazhdimisht të jenë të kujdesshëm dhe të dëgjojnë të atin. 

 “Fëmijë, mami iku, mori rroba, një valixhe, unë jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ki kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur mami të mbledhë para dhe të përgatisë letrat, do të kthehem të të marr me vete. Për momentin do të shkoj larg, dhe me babanë jam ndarë, ndaj dëgjojeni të mos zemërohet dhe kujdesuni. Unë do t’ju telefonoj kur të mundem sepse nuk mundem dhe nuk kam ofertë. Ok, mos u shqetësoni, do të jem mirë dhe do të të marr kur të mundem. Ty dhe vëllanë tënd.

 Kujdesuni dhe dëgjoni babin në rregull fëmijë. Kur të mbaroj letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të të marr ty, por deri atëherë tregohu i mençur të dëgjosh babin dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të dua shumë, do të të telefonoj kur të mundem, ok dashuria ime .Tani nuk mund të flas. Do të jem mirë mirupafshim. Mos u shqetëso. Do të jem mirë mirupafshim. Edhe një gjë beb, babi nuk e di qe jam larguar, kur ai lexon mesazhin, i thoni do ta marr ne telefon qe te mos më marrë. Mirë? Ju puth. Zemër, meqë të thashë kur te mbledh leke për të rregulluar letrat do vij të marr ty dhe vëllain tënd. Mos u shqetësoni për këtë. Unë të dua shumë dhe do të të marr kur të mundem, mirë fëmijë, lëre babin të thotë çfarë të dojë”, ka shkruar ai në mesazhe.

1 VITE ME PARE

“Fëmijët se dinë që nëna e tyre ka vdekur”/ Vrau gruan me çekiç, flet kunata e autorit: Kur e pyetëm se ku ishte ajo, na tha se ka ikur nga shtëpia

Krimi makabër në Greqi/ Gjendet çekiçi me të cilin
Alba Cenko

GREQI- Vijojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja makabër në familjen shqiptare në Greqi. Gjithashtu kunata e autorit të krimit ka thënë për mediat greke se ky është një moment shumë i vështirë për ta dhe ende nuk u kanë treguar fëmijëve që i ati u ka vrarë nënën e tyre. Konkretisht dy djemtë e mitur të çiftit Kastriot dhe Alba Cenko ende nuk e dinë që nëna e tyre nuk jeton më.

“Është një moment shumë i vështirë sepse dhe fëmijët nuk dinë asgjë ende. Ne nuk kuptuam asgjë, nuk e dinim. Kur pyetëm se ku është ajo (gruaja) dhe na tha se ka ikur nga shtëpia dhe nuk e di ku është”, u shpreh kunata e 39-vjeçarit nga Fieri.

Po ashtu bëhet e ditur se gruaja e vëllait të autorit të krimit, ishte ajo që mori fëmijët pas shkollës të enjten e kaluar 28 Nëntor pa e ditur arsyen. Gjithashtu dyshimet janë se krimi në familjen shqiptare ka ndodhur për shkak të xhelozisë së Kastriot Cenkos për bashkëshorten e tij 32-vjeçare.

 

1 VITE ME PARE

Krimi makabër në Greqi/ “Jam me bashkëjetuesin që ika, mos bëj denoncim”, publikohen mesazhet se si vrasësi mashtronte familjarët e gruas: Jam mirë...

Krimi makabër në Greqi/ Gjendet çekiçi me të cilin
viktima-autori

GREQI- Krimi makabër që u zbulua mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një shqiptar kishte vrarë bashkëshorten e tij prej një jave, ka tronditur jo pak opinionit shqiptar dhe atë grek. Krimi i rrëfyer nga vetë autori i ngjarjes ka marrë një kthesë edhe më dramatike teksa ai ka zbuluar dhe detajet se si ndodhi skena kriminale.

Autori ka rrëfyer se pas krimit, ai ka përdorur celularin e viktimës, duke krijuar konfuzion tek familjarët e Alba Cenko, të cilët ishin të shqetësuar për fatin e saj. Mesazhet në telefonin e motrës së të ndjerës janë publikuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

SMS motrës së viktimës në emër të Albës, ku i shprehej se ishte larguar drejt Italisë me një mashkull. “Jam me bashkëjetuesin që ika”, thuhej në SMS, ndërsa i kërkonte që të mos bënte denoncim në polici.

Mbrëmjen e 28 nëntorit, 39-vjeçari Kastriot Cenko, ka goditur bashkëshorten e tij, 32-vjeçare Alba Cenko, fillimisht me çekiç në kokë e më pas e ka mbytur. Trupin e pajetë, autori e ka mbështjellë me çarçaf, e ka futur në qese mbeturinash dhe më pas e ka zhvendosur nga dhoma e gjumit në papafingo ku e ka lënë për 1 javë.

Ndërkohë, u mësua se dy fëmijët e mitur të çiftit, në momentin e ngjarjes po flinin gjumë, ndërsa pasi janë zgjuar të nesërmen autori i krimit u ka thënë që nëna e tyre kishte shkuar në punë dhe pas shkolle i ka dërguar tek i vëllai.

 

1 VITE ME PARE

Vrasja makabre në Greqi, gjendet çekiçi me të cilin shqiptari dhunoi bashkëshorten para se ta mbyste dhe t'i fshihte trupin ne papafingo

Krimi makabër në Greqi/ Gjendet çekiçi me të cilin
viktima dhe autori

GREQI- Janë në zhvillimin e sipër, hetimet e policisë greke për vrasjen brutale të shqiptares Alba Cenko në Greqi nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar,Kastriot Cenko. Ky i fundit pasi e ka dhunuar me çekiç dhe e ka mbytur me duar, e fshehu trupin e pajetë të 37-vjeçares në papafingo të shtëpisë së tyre. Sipas informacioneve të fundit nga mediat greke, është gjetur edhe çekiçi me të cilin 39-vjeçari ka rrahur gruan para se ta mbyste përfundimisht. 39-vjeçari e kishte fshehur çekiçin në papafingo ku mbante trupin e gruas prej ditësh.

Shkak i ngjarjes mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i saj teksa ka hyrë në tualet për të folur me të. Më pas ai ka marrë një çekiç dhe e ka goditur në kokë duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e ka mbytur me duar. Gjithashtu ai e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur trupin e saj në dhomën e tyre. Ndërsa të nesërmen në mëngjes kur fëmijët po bëheshin gati për në shkollë kanë pyetur se ku ishte nëna e tyre, dhe i ati u ka thënë se kishte shkuar në punë.

Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas Cenko i ka çuar te vëllai i tij. Kur fëmijët janë kthyer në shtëpi, autori ka vendosur të thërrasë autoritetet dhe të rrëfejë krimin. Fqinjët kanë deklaruar se ata kishin dy fëmijë të moshave 9 dhe 12 vjeç, dhe nuk kanë dëgjuar për sherre mes tyre.

alba cenko kastriot cenko

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës