LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi, avokati i familjes: Ishte krim i paramenduar

Familja e Topallit ia ka ngarkuar çështjen avokatit të Minas Tserkis, i cili gjithashtu e njihte personalisht viktimën.

6 Shtator 2022, 14:28 Nga A.B
Vrasja e shqiptarit në Greqi, avokati i familjes: Ishte krim i paramenduar
Xhani Topalli

GREQI- Vëllai dhe avokati i familjes së shqiptarit Xhani Topalli, kanë folur për mediat greke. Christos Topali ka deklaruar se që nga dita e parë ishte i bindur se diçka e keqe i kishte ndodhur të vëllait pasi dinte gjithçka për të.

“Të gjithë jemi në zi për humbjen e Janis. Fatkeqësisht, që në momentin e parë që i humbën gjurmët , kuptuam se diçka e keqe i kishte ndodhur. Vëllai im ishte një njeri profesionist dhe familjar. Të gjithë këtu në Falirak e njihnin dhe e donin. Dija gjithçka për diferencën e tij financiare me hanxhiun. Për këtë ra në shumë kontradikta dhe besuan se kishte bërë diçka të keqe”

Me zhvillimet e fundit dramatike, familja e Topallit ia ka ngarkuar çështjen avokatit të Minas Tserkis, i cili gjithashtu e njihte personalisht viktimën:

“Porti i hotelit ishte njeriu që kishte një takim me Janisin përpara zhdukjes së tij. Ai vetë hasi në shumë kontradikta në dëshminë e tij, prandaj ne menjëherë besuam se ai kishte bërë diçka të keqe. Ky person është arrestuar së bashku me djalin e tij pasi kanë bërë atë që kanë bërë bashkë. Ai kishte tre vjet që tallte Janisin për paratë që i kishte borxh. Dy krahët e hotelit të tij u ndërtuan nga i ndjeri duke paguar pothuajse tërësisht të gjithë stafin vetë. Tjetri i premtoi se do t'i jepte pak nga pak këto para, të rendit 100 mijë euro” .

Për paratë që i detyrohej Topalit, hoteleri kishte firmosur edhe një dokument njohjeje borxhi para avokatit:

“Dy vite më parë erdhën edhe në zyrën time dhe u firmos konstatimi i borxhit. Hotelieri kishte firmosur se i kishte borxh 100 mijë euro. Katër ditë para vrasjes së Janisit e kisha takuar dhe e kisha pyetur për këtë. Në fakt, viktima më tha se hoteleri i kishte dhënë ca kusur rreth 2000 euro. Në dëshminë e tij, hoteleri ka gënjyer se e ka paguar dhe i ka dhënë 15 mijë euro shtesë. Ky ishte edhe gabimi që ai bëri, pasi u ngritën dyshimet e familjes. Ai konsideronte se kishte siguruar alibi dhe ishte kujdesur për gjithçka”.

Sipas avokatit, vrasja e Topallit ishte e paramenduar.

'Alibia e tij u shemb dhe ai ra nga kontradikta në kontradiktë. Janis ishte një person i shkëlqyer, një familjar i mirëfilltë dhe nuk i detyrohej askujt. Ai nuk e meritonte këtë fund. Nga sa dëgjojmë dhe lexojmë bëhet fjalë për një krim të paramenduar nga hanxhiu dhe djali i tij. Ai mendonte se kishte siguruar një alibi dhe ishte kujdesur për gjithçka. Ai kishte hequr regjistruesit nga hard disku'.

Autori është një biznesmen 53-vjeçar që merrej me hotele. Ky person, ende i paidentikuar, është autori që mendohet se e ka vrarë babain e 3 fëmijëve që jetonte në Rodos prej më shumë se dy dekadash. Vdekja është shkaktuar nga mbytja me litar, ndërsa është arrestuar edhe djali i autorit, i cili dyshohet se e ka ndihmuar në transferimin e trupit.

Burimi: Protothema.gr

xhani topalli vritet xhani topalli

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës