LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Rruzhdi Hoxhës/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, s'gjendet makina

Fredi Rrushi nga ana tjetër nuk tregon se ku ka lënë mjetin tip “Passat” me të cilën e dërgoi viktimën deri në malin e Dajtit, ku edhe e groposi në humnerë. Për të gjetur mjetin, hetuesit janë “shpërndarë” për të kërkuar edhe në disa pika servisesh në zonën e Kamzës, pasi mendohet se mjeti mund të jetë dërguar për t’u çmontuar. 

7 Shtator 2022, 10:30 Nga a.b.k.m.
Vrasja e Rruzhdi Hoxhës/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet,
Rruzhdi Hoxha

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e biznesmenit Ruzhdi Hoxhës. Kështu që është dërguar për gjykim i dyshuari kryesor për ngjarjen Fredi Rrushi, i cili akuzohet për vrasje. Ndaj Rrushit rëndon edhe akuza e 'armëmbajtjes pa leje' si dhe e 'zhdukjes së provave dhe kufomës', e cila u gjet disa ditë më vonë pas krimit e groposur në Dajt. Ndërkohë që deri më tani, edhe pas përfundimit të hetimeve, ende nuk është gjetur automjeti me të cilin u rrëmbye biznesmeni dhe as pistoleta, e cila u përdor për t'i marrë jetën më 5 nëntor të vitit të shkuar në Qafë Mollë.

Fredi Rrushi nga ana tjetër nuk tregon se ku ka lënë mjetin tip “Passat” me të cilën e dërgoi viktimën deri në malin e Dajtit, ku edhe e groposi në humnerë. Për të gjetur mjetin, hetuesit janë “shpërndarë” për të kërkuar edhe në disa pika servisesh në zonën e Kamzës, pasi mendohet se mjeti mund të jetë dërguar për t’u çmontuar. 

Deri tani hetuesit kanë në dorë disa pamje filmike por edhe vëzhgimet e nxjerra nga tabulatet telefonike të Fredi Rrushit dhe viktimës Ruzhdi Hoxha, megjithatë mjeti duket se ka avulluar. Mjeti i zhdukur me targa AA0114SY, rezulton në pronësi të një shtetaseje me inicialet A.I., e cila kishte e 9 gjoba të papaguara dhe e fundit është më datë 21 tetor 2021. Pra vetëm një ditë pas zhdukjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Detaj ky që ngre shqetësime lidhur me persona të tjerë që mund të kenë pasur dijeni me gjithë çfarë ka ndodhur me zhdukjen dhe vrasjen e biznesmenit.

Duket se pengmarrja dhe më pas vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha ka pasur tre persona të prëfshirë, edhe pse në pranga është vetëm Fredi Rrushi. Akuzohet edhe i vëllai Pajtim Rrushi dhe miku i tij, Blerim Kamberin. Ky i fundit është kapur nga kamerat e sigurisë, mesnatën e 25 tetorit, duke kontrolluar brenda makinës tip “Passat” me dritën e një çakmaku. Po ashtu, disa çaste më vonë ai shfaqet me një qese të zezë dhe të madhe në duar. Më pas, së bashku me Pajtim Rrushin, i cili pretendon se mikut të të vëllait nuk i dinte as mbiemrin, largohen në drejtim të Malit të Dajtit.

Sërish, nga pamjet e siguruara nga kamerat e një lokali ku ishte parkuar makina, duket qartësisht Blerim Kamberi, por ky pretendon se atë natë ka qenë në afërsi të komisariatit Nr.5 në Tiranë dhe ishte duke lëvizur me automjetin e Fredi Rrushit. Ndërsa Pajtim Rrushi, ka pretenduar se në lokalin e tij, Blerimi i kishte thënë se i kishin ndaluar të vëllanë.

“…Unë jam tronditur kur më tha që më kanë ndaluar vëllain, dhe se Blerimi më porositi që të merrja ca ilaçe dhe t’ia çoja…”-ka treguar Pajtim Rrushi.

Por kamerat kanë kapur që: Në orën 19:25 shfaqen në kamera dy shtetasit Blerim Kamberi, i cili ka një qese të madhe në dorë dhe Pajtim Rrushi, i cili shkon në drejtim të derës së shoferit. Ndërsa Blerimi, nga pas mjetit duke u larguar me qesen në dorë. Pajtim Rrushi, hap automjetin me pult dhe lë për disa momente të hapur derën, duke parë rreth e qark dhe më pas futet brenda në drejtim të automjetit. Ndërkohë që është brenda në automjet, tek dera e shoferit, vjen një punonjës policie, i cili pasi komunikon me drejtuesin largohet. Ne orën 19:26, automjeti i dyshuar fillon të lëvizë për t’u larguar…

Deri më tani dihet se makina ka qenë në qarkullim edhe pas zhdukjes së biznesmenit, i cili u denoncua nga familja me 23 tetor, madje një ditë më pas kishte marrë edhe një gjobë. Për të zbuluar më shumë se çfarë ka ndodhur, hetuesit po kërkojnë edhe në serviset e makinave në zonën e Kamzës, pasi dyshohet se mjeti është çmontuar për të zhdukur gjurmët.

ruzhi hoxha fredi rrushi vritet rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës