Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
I mituri që mbahet në Institutin e të Miturve në Kavajë kërkonte një masë më të butë sigurie.
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Mario Perlleshaj për masën e sigurisë “arrest me burg”. Perlleshaj akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani. I mituri që mbahet në Institutin e të Miturve në Kavajë kërkonte një masë më të butë sigurie.
Mbrojtja e të miturit pretendote në rekursin e saj se nuk ekzistojnë dyshimet e arsyeshme, kontestimet mbi ekspertizën e rrethanave të ngjarjes, nevojat specifike të tij dhe kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative, të mirërritjes dhe të zhvillimit normal të një të mituri si dhe marrjen në konsideratë të nenit 86 të Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur, ku parashikon rrezikshmërinë.
Disa ditë me parë gjykata e Tiranës kaloi dosjen në ngarkim te tij për gjykim teksa i refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar që në rast se shpallet fajtor do t’i ulte 1/3 e masës së dënimit.
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.
I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Margarita Xhepa TIRANË- Trupi i pajetë i ikonës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ka mbërritur në ambie...
foto ilustruese TIRANË- Dod Gjoka i cili u dhunua dhe u mor peng për rreth dy orë mesditen e së enjtes, pranë parki...
foto ilustruese TIRANË- Një 34-vjeçar është proceduar penalisht në Tiranë pasi dyshohet se pë...
Foto ilustruese TIRANE- 50-vjeçari Arben Goxha, i cili ishte shpallur në kërkim për importin nga Brazili të mishit të ...
TIRANË- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA-së, Altin Morina. Policia b&...
Foto ilustruese BERAT- Një 40-vjeçar është arrestuar në Berat pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike....
Foto ilustruese SHKODRA- Një 66-vjeçar në Shkodër është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet...
foto ilustruese PRIZEREN- Dy herë ishte planifikuar që drama "Gjashtë kundër Turqisë" të shfaqet në teatrin e qytetit t&...
Altin Morina ITRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA Altin Morina i cili u arr...
Altin Morina TIRANË- Ish-efektivi i RENEA-së, Altin Morina i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit &ldq...