LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Mariglen Gjonajt/ Flet i dënuari përjetë për zhdukjen e 15-vjeçarit: E çova me makinë deri në Shëngjin, pastaj…

Cenaj i ka bërë thirrje familjes Gjonaj dhe autoriteteve që të vazhdojnë kërkimet për të gjetur të vërtetën dhe vendndodhjen e Mariglen Gjonajt.

29 Nëntor 2024, 13:31 Nga N.F
Vrasja e Mariglen Gjonajt/ Flet i dënuari përjetë për
Kristian Cenaj dhe Mariglen Gjonaj

TIRANË-  Në muajin tetor te vitit 2022, si rezultat i një hetimi disavjeçar u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore, i ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, në Kurbin, ku u zhduk në rrethana misterioze i mituri Mariglen Gjonaj. 7 vite më pas më 10 tetor 2022, policia arrestoi Kristian Cenaj si autor të kësaj ngjarjeje. Cenaj u dënua me burgim te përjetshëm pasi provat arritën të zbulojnë përfshirjen e Cenajt në krimin makabër. Ndërkohë sot Cenaj në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur,” ai pretendoi se është dënuar pa prova të mjaftueshme dhe se hetimet nuk janë zhvilluar sipas standardeve.

Sipas tij, ai ishte arrestuar kur po udhëtonte drejt Italisë për të marrë pjesë në dasmën e vëllait. Cenaj shpjegon se kishte kaluar ditën e maturës në Gore dhe në Mamurras, duke shoqëruar viktimën dhe shokët e tyre, por e kishte parë për herë të fundit Mariglen Gjonajn në orët e para të mëngjesit, duke shpjeguar me detaje atë që sipas tij ka ndodhur para zhdukjes së 15-vjeçarit.

Cenaj i ka bërë thirrje familjes Gjonaj dhe autoriteteve që të vazhdojnë kërkimet për të gjetur të vërtetën dhe vendndodhjen e Mariglen Gjonajt. Ai shpreh keqardhje për humbjen e jetës së viktimës, por mohon çdo përfshirje në krim dhe kërkon që hetimet të fokusohen në personat e tjerë që kanë qenë të pranishëm atë natë.

 

Pjesë nga intervista:

Të jesh i dënuar pas asnjë lloj faji apo indicie, nuk di çfarë të them. Hetimet nuk janë bërë në asnjë mënyrë që i përshtatet standardeve. Mua më kanë marrë në pyetje kur jam arrestuar në vitin 2022 kur do ikja në Itali për të martuar vëllain. Në momentin që jam nisur në Itali, ku jetoj dhe punoj, më kanë arrestuar dhe më çuan në komisariatin e Lezhës. Më pas më kanë dërguar në Kurbin.


Unë dhe viktima jemi lindur dhe rritur në një lagje. Kemi pasur lidhje miqësore mes familjeve. Atë ditë kam dalë në mëngjes nga shtëpia dhe kam ikur në Gore ku zhvillohej një mbrëmje mature. Kemi shkuar, unë kam shkuar vetëm. Në momentin që shkova më marrin në telefon disa njerëz dhe kanë ardhur atje. Mariglen Gjonaj, i ndjeri, ka ardhur me disa njerëz të vetë që janë përmendur në dosje.

Si gjithë të rinjtë që kemi një njohje me një femër, shkova atje. Marigleni erdhi me disa shokë. Gjatë kohës që po rrinim marrin në telefon komisariatin e Kurbinit sepse u mblodhën shumë makina. Në momentin që erdhi policia u shpërndanë të gjithë, sepse dikush ishte pa patentë ose pa dokumente etj. Kur ikën të gjithë Marigleni ngeli aty, ndërsa unë po bëja xhiro me makinë.

Kam ndejtur edhe rreth një orë. Kur u nisëm nga gjimnazi i Gorresë do iknim te hoteli ku bëhej mbrëmja. Unë jam nisur me 2-3 persona të tjerë. Kur u nisa pashë 2 persona të tjerë, Mariglen Gjonaj dhe Nikolin Rica. Kemi ikur te univers hotel dhe kemi ndenjur rreth 2 orë. Marigleni mu lut ta dërgoja deri në Shëngjin, te një hotel sepse donte të takonte një njeri të maturës. E kam dërguar atje. Jemi kthyer mbrapsht te univers hotel. Në momentin që jemi kthyer ata po niseshin të iknin në shtëpi sepse mbaroi matura.

Kam ikur të bëj një xhiro me Mariglen Gjonajn dhe Nikolin Ricën me makinë në Fushë-Kuqe dhe kemi ikur për Mamurras. Gjatë rrugës Nikolini donte të ndalonte. Kur kemi hyrë në Mamurras, përballë një pikë AMC kam zbritur Nikolin Ricën. Kemi shkuar deri në fund të qytetit dhe jam kthyer, në afërsi të qendrës mu prish makina. Aty ka zbrit edhe Mariglen Gjonaj. Zbrita edhe unë dhe hapa kofanon e makinës. Për herë të fundit e kam parë në afërsi të Mamurrasit rreth orës 4 e gjysmë. E kam ndaluar brenda në Mamurras, afër bashkisë. Marigleni iku për në qendër.

Në momentin që kam zbritur Mariglenin kam shkuar te toka sepse m’i binte mami telefonit. Kam marrë motorin në shtëpi dhe ika tek toka. Kam parë barin dhe kam ikur në shtëpi, jam ndërruar dhe kam ikur te karburant eri oil. Kam marrë karburant dhe jam kthyer kam marrë dhe një shok të babit dhe kemi qenë tek toka deri në 7 e gjysmë të darkës. Kur jam kthyer në shtëpi më ka ardhur vëllai i Mariglenit me disa shokë, erdhi dhe xhaxhai i tij më pas. Erdhën të nesërmen duke më pyetur sërish për të denonuar në polici sepse i kishte humbur nipi. Më pyeti nëse do dëshmoja. Normalisht që po i thashë. E denoncuan në polici. Një mik i dajës së Mariglenit deklaroi se e kishte parë 2 ditë më pas në Lezhë Mariglenin.

Për orën e tij me vlerë unë nuk kam biseduar fare. Për Rolexin folëm te univers hotel. Mund të ishin marrë kamerat e sigurisë për çdo lëvizje. Kur zbritëm te hoteli kemi qenë 6-7 vetë dhe filluan çunat jo po ora, jo po ashtu. Unë nuk kam përmend gjë për orën. Kur më morën në komisariat kam shkuar. Në momentin që hyra brenda më prangosën dhe më morën në pyetje. Familjes Gjonaj u bëj thirrje dhe u kërkoj me gjithë shpirt ta kërkojnë djalin aty ku dyshojnë, sepse unë nuk kam asnjë lidhje.

vrasja e mariglen gjonajt kristian cenaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet