LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Kristian Markut ende pa autor/ "Përdorte vetëm makina me qira", zbardhen dëshmitë e gruas dhe xhaxhait të viktimës: I vetmi konflikt që familja kishte ishte me fisin Reçi

Të hënën, ditën e vrasjes, Kristian Marku kishte njoftuar bashkëshorten se do të udhëtonte drejt Vlorës, por pa treguar nëse do takonte dikë apo jo.

15 Janar 2025, 14:29 Nga r.ll
Vrasja e Kristian Markut ende pa autor/ "Përdorte vetëm makina me
kristian marku

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u ekzekutua me armë zjarri në autostradën Fier-Vlorë, nga persona ende të paidentifikuar. Xhaxhai i viktimës ka thënë se i riu jetonte duke u ruajtur dhe lëvizte vetëm kur ndihej i sigurt. Më tej ai është shprehur se i vetmi konflikt që familja e tyre kishte ishte me familjen Reçi.

Ndërkohë sipas deklaratave të gruas së tij, ata qëndronin në Tiranë në apartamente me qira ditore. Për të lëvizur, ai përdorte një makinë me qira, të cilën e kishte marrë fillimisht për tri ditë dhe më pas e kishte shtyrë për dhjetë ditë të tjera, ndërsa raportohet se mjeti nuk ishte pajisur me sistem GPS, sipas gazetares Klodiana Lala.

Të hënën, ditën e vrasjes, Kristian Marku kishte njoftuar bashkëshorten se do të udhëtonte drejt Vlorës, por pa treguar nëse do takonte dikë apo jo. Policia ka dyshime se i riu mund të jetë nxjerrë në pritë. Policia është fokusuar edhe te sekuestrimi dhe këqyrja e kamerave të sigurisë të të gjithë itinerarit të rrugës që ka ndjekur i riu, pasi dyshohet që është ndjekur dhe vëzhguar nga autorët.

Autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre persona, i kanë zënë pritë në momentin që 30-vjeçari ka kaluar mbi nënkalimin e Novoselës. Ata kanë dalë nga nënkalimi dhe i janë afruar makinës së viktimës tip Volkswagen Passat, në krahun e pasagjerit. Pas kësaj, ata kanë qëlluar në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. Tre nga plumbat kanë kapur në turp 30-vjeçarin, ndërsa makina që udhëtonte ka ecur rreth 400 metra nga momenti që u qëllua dhe është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar. Pas atentatit, është gjetur e shkrumbuar makina e autorëve jo më shumë se 1 km nga vendngjarja. Bëhet po ashtu me dije se targat e automjetit të atentatorëve rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë, po në qytetin e Vlorës dhe i përkasin një oficeri policie.

Viktima ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.  30-vjeçari, Kristian (Marku) Bardhi është nipi i Martin Bardhit, i njohur edhe si Marjan Marku. Në vitin 2023, Marjan dhe Kristjan Marku u përfshinë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit. Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja për shkak të konflikteve të dy familjeve në Rrëshen.

vrasja e kristian markut

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale