LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e çiftit shqiptar në Itali/ Vajza gjeti trupin e nënës së therur me thikë, fqinjët: Dëgjuam klithma

• Detaje të reja kanë dalë me vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Itali. • Vera Myrtajn dhe partnerin e saj Flonino Merkuri, të cilët i vrau ish-bashkëshorti i 38-vjeçares i ka gjetur vajza e saj 15 vjeçe. • Viron Karabollaj kishte planifikuar çdo gjë për vrasjen e ish-partneres së tij dhe bashkëjetuesit të saj të ri. • Fillimisht Karabollaj pa që vajza e madhe shkoi në club dhe më pas mori vajzën e vogël me probleme fizike dhe e çoi në banesën e tij.• Më pas ai shkoi në shtëpinë e ish-gruas pasi nuk e pranonte lidhjen e saj të re, por konflikti përshkallëzoi në përdorimin e armëve. Ish-bashkëshorti i vrau dhe u largua që aty. • Autori i krimit është vetëflijuar gjithashtu në një kompani në Mira të Venecias. • Sot kanë folur edhe fqinjët e 38-vjeçares, të cilët janë të tronditur nga ngjarja e rëndë. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U vra nga ish-burri i partneres/ Daja i 23-vjeçarit: ‘Gabimi’ i tij ishte që dashuroi

Vrasja e çiftit shqiptar në Itali/ Vajza gjeti trupin e
Flonino Merkuri

TIRANË- Familja Mërkuri në fshatin Grykë në Fier ka hapur dyert e mortit. Familjarët dhe banorët e zonës janë tronditur nga krimi i rëndë i ndodhur në Itali ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj ( Myrtaj) ka goditur për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj 23-vjeçar Flonino Merkuri.

Pas ngjarjes se rëndë është gjetur i vdekur në një magazinë edhe autori shqiptar. Daja i 23-vjeçarit, Tajar Osmani mes dhimbjes tregon se vrasja e 23-vjeçarit ishte e pabesë dhe se më parë ndërmjet nipit të tij dhe ish-bashkëshortit të 37-vjeçares nuk ka patur asnjë konflikt madje ka theksuar se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjaret e të dyja palëve.

Ndërkohë daja i viktimës apelon që ngjarja të mos përflitet dhe kërkon që trupi i nipit të tij të kthehet sa më parë. Flonino Mërkuri ishte djalë i madh i familjes dhe vëllai i dy motrave.

“Ngjarjen e morëm vesh natën. Mori mbesa në telefon. Ai që bëri krimin i mori përsipër vrau dhe veten. Portalet shkruajnë duke ngrënë fara luledielli pa mësuar si është e vërteta. Gabimi i djalit ishte që dashuroi. Që të dashurosh nuk është gabim. Gabim tjetër s’ka bërë djali. Gruaja ishte e divorcuar këtu e 10 vite më parë. E kishte braktisur vetë ish bashkëshorti. Personi që bëri vrasjen ishte ish burri i saj. Djali kishte tre vjet me të. Ka ardhur këtu në shtëpi gruaja. Ka vajtur nipi dhe tek vëllezërit e saj në Vlorë. Tani presim të na vij trupi. Nuk ishte krim i paralajmëruar pasi nuk ka pasur as gërvishtjen më të vogël me ish-burrin. Hera e parë vajti bëri krimin. Po të kishte patur konflikt më parë do kishim marrë djalin. Djali ka një vit e ca në Itali, por me vajzën kanë tre vite që njihen. Ishte marrëdhënie me njohje familjare, jo problematike.”, tha daja./Marre nga Balkanweb

3 VITE ME PARE

Si ndodhën vrasjet?/ Karabollaj kishte planifikuar çdo gjë, në fund la një shënim me arsyet pse vrau ish-bashkëshorten e partnerin e saj

Vrasja e çiftit shqiptar në Itali/ Vajza gjeti trupin e
Mynevere Karabollaj dhe Viron Karabollaj

ITALI- Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë dy ditë më parë kur Viron Karabollaj qëlloi për vdekje me armë zjarri ish bashkëshorten e tij Vera Myrtaj dhe partnerin e saj 15 vite më të ri në moshë Flonini Mërkuri.  E para që gjeti dy trupat ishte vajza 15-vjeçare e gruas e cila menjëherë lajmëroi policinë. Sipas asaj që u tha, që pasdite ajo nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj dhe për këtë arsye e shqetësuar kishte vendosur të shkonte në shtëpinë ku jetonte me partnerin e saj. Në vendin e ngjarjes u gjetën një thikë dhe një pistoletë, por siç është konstatuar që në këqyrjen e parë të trupave, ka qenë arma prerëse që ka vrarë të dy.

Fillimisht hipoteza ishte ajo e një vrasje-vetëvrasjeje, por duke analizuar plagët fatale hetuesit u orientuan drejt vrasjes së dyfishtë. Prandaj, i dyshuari i parë ishte ish-bashkëshorti i gruas. Në agimin e mëngjesit të sotëm, Viron Karabollaj, 40 vjeç, u gjet i vrarë nga vetëvrasja në një kasolle të kompanisë “Veneta Ponteggi di Chirignago”, në të cilën punonte prej disa kohësh në zonën e Venedikut.

Në origjinën e krimit, sipas të gjitha gjasave do të ishte paaftësia e ish-bashkëshortit për të pranuar përfundimin e marrëdhënies sentimentale. Vera dhe ish-bashkëshorti i saj nuk jetonin së bashku për pesë vjet dhe ajo po përpiqej të rindërtonte jetën e saj me partnerin e ri. Vrasja e dyfishtë, në rikonstruksionin e bërë nga Prokuroria Publike e Venecias, është projektuar me kujdes të përpiktë. Karabollaj priti që vajza e tij e madhe 15-vjeçare të dilte nga shtëpia me miqtë për të shkruar në klub, më pas e mori vajzën 13-vjeçare dhe e solli në banesën ku ai banonte pas ndarjes. Më pas ai shkoi në banesën që dikur ishte shtëpia e tij për të eliminuar ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj. Të dy u vranë me goditje të shumta thike, të shkaktuara me egërsi vende të ndryshme të tropit. Pastaj burri shkoi në magazinën ku punonte dhe u vetëvar. Pranë tij asgjë me shkrim për të shpjeguar arsyet e gjithë ngjarjes.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Ky është 23-vjeçari shqiptar që u vra nga ish burri i të dashurës në Itali

Vrasja e çiftit shqiptar në Itali/ Vajza gjeti trupin e
Flonino Mërkuri

ITALI- Personi në foto është Flonino Mërkuri është 23-vjeçari shqiptar që u masakrua me thikë nga ish burri i të dashurës, Vera Myrtaj në Itali. 

I riu u vra për shkak të xhelozisë. Ish bashkëshorti, Viron Karabollaj, 40 vjeç, i cili është autori i ngjarjes, vrau veten dhe u gjet i vdekur në kasollen e kompanisë ku punonte. Gjithçka ndodhi në banesën ku jetonte më parë Vironi, por pas ndarjes rreth 3 vite më parë, Vera qëndronte vetëm me dy vajzat e saj 15 dhe 13 vjeçe derisa u njoh me 23-vjeçarin. Prej 1 viti e gjysmë, pjesë e familjes ishte bërë dhe i dashuri i saj Flonino, xhelozia për të cilin dyshohet se ka shtyrë ish burrin të kryejë krimin.

Ajo punonte si estetiste në shtëpi që dy vajzave të mos i mungonin asgjë. Ajo dhe ish-burri kishin marrë shtëpinë në Spinea dhe ndër vite investuan mijëra euro për ta përshtatur me nevojat e vajzës së tyre më të vogël 13-vjeçare, me aftësi të kufizuara në karrocë. Fqinjët kanë deklaruar se viktima ishte grua dhe nënë e mirë. Më e rëndë është dëshmia e tyre ku thuhet se kishin dëgjuar britma gjatë natës, në momentin e krimit. 

3 VITE ME PARE

“Dëgjuam britma të pafundme”/ Vrasja e çiftit shqiptar, fqinjët: Klithmat e dëshpëruara thyen heshtjen e natës

Vrasja e çiftit shqiptar në Itali/ Vajza gjeti trupin e
Mynevere Karabollaj dhe autori i krimit

ITALI- Fqinjët që dëgjuan britmat e çiftit shqiptar në Venecia, kanë rrëfyer për mediat atë që ndodhi. Të moshuarit që banonin pranë banesës së çiftit shqiptar, Mynevere Karabollaj dhe Flonino Merkuri kanë treguar se dëgjuan britmat e viktimave. Ata e përshkrujanë Mynerveren si një grua të mirë që punonte shumë dhe mbante fëmijët. 

 «Rreth orës 22 të mbrëmjes së të dielës nga dritaret pamë të shfaqeshin dritat vezulluese të makinave karabinierëve, më pas befas klithma zemërthyese, të dëshpëruara, të pafundme. Ata ishin të afërmit që kishin marrë vesh për vrasjen e Mynevere dhe Floninos. Britmat që na thyen zemrat”, ishte dëshmia e një fqinje të çiftit shqiptar që u vranë në Venecia nga ish-bashkëshorti i viktimës.

Ndërsa një tjetër rrëfeu: “Po prisja të kthehej vajza ime dhe për këtë hapa derën rreth orës 22. Pashë makinat e policisë që kalonin me sirenat e fikura, po ashtu ambulanca. U shqetësova dhe pyeta komshiun që ndërkohe kishte dale ne rruge. Por asnjëherë nuk e imagjinonim shkallën e tragjedisë. Asnjë nga fqinjët duket se nuk ka dëgjuar asgjë për krimin. Vetëm klithmat e dëshpëruara të të afërmve thyen heshtjen e natës.”

“I njihja”- vazhdon Monika që jeton në anën tjetër të rrugës, pak metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi. 

“Përshëndeteshim por asgjë më shumë, punoj jashtë gjithë ditën dhe u takoheshim kalimthi. Më duket se ish-burri ishte larguar para disa vitesh. Kur erdha të jetoj këtu në 2018, ata banonin aty, mendoj se kanë ardhur në 2015”.

Bruno, komshiu i moshuar i çiftit të vrarë, tregon: “E njihja mirë. Ajo nuk ishte thjesht një person i mirë, ajo ishte një grua e shkëlqyer. Punëtore dhe nënë. Ishte gjithashtu shoqe e ngushtë me gruan time të ndjerë. Mynevere fitonte të ardhura duke punuar si estetiste në shtëpi, duke bërë manikyr dhe pedikyr.”

Mynevere Karabollaj, 37 vjeç dhe Flonino Merkuri, 23, u masakruan me thikë mbrëmjen e së dielës së 20 nëntorit nga ish-bashkëshorti i saj, Viron Karabollaj, 40 vjeç. Ai kreu vetëvrasje disa orë më vonë në magazinën e kompanisë ku punonte në Chirignago. Vrasja e dyfishtë ndodhi në shtëpinë e çiftit në via Leopardi, në Spinea.

Burimi: Ilgazettino.it

vera myrto viron karabollaj flonino mërkuri

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë