LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Shqipëri, katër vjet pas tërmetit vdekjeprurës të paqarta përgjegjësitë për dëmet

Proçeset hetimore të nisura në Shqipëri pas tërmetit vdekjeprurës të nëntorit të vitit 2019, sipas një analize të Zërit të Amerikës, japin një pamje të paqartë të përgjegjësive ligjore për një pjesë të banesave të shkatërruara.

11 Dhjetor 2023, 22:13 Nga h.k
VOA: Shqipëri, katër vjet pas tërmetit vdekjeprurës të
Foto ilustruese

TIRANË-Në Shqipëri 4 vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 vikima dhe mbi 1 miliardë euro dëme përgjegjësitë për dëmet mbeten të paqarta. Autorët e dyshuar të abuzimeve që mendohet se thelluan pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore, në disa raste ende nuk janë zbuluar, ndërsa në pjesën më të madhe vijojnë të përballen me drejtësinë. Sipas dokumentave të siguruara nga Zëri i Amerikës nga proçeset e hetimit dhe gjykimit, dhjetra zyrtarë dhe ish zyrtarë lokalë, janë nën akuzë për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe vrasje nga pakujdesia. Ndërkaq edhe programi i rindërtimit, është shoqëruar me kritika për proçedurat e tenderimit.

Proçeset hetimore të nisura në Shqipëri pas tërmetit vdekjeprurës të nëntorit të vitit 2019, sipas një analize të Zërit të Amerikës, japin një pamje të paqartë të përgjegjësive ligjore për një pjesë të banesave të shkatërruara.

Tërmeti shkaktoi 51 viktima, 50 prej të cilave në Durrës dhe Krujë. Në të dy qytetet filluan hetimet nën dyshimet për abuzime nga zyrtarë lokalë, ndërtues dhe inxhinierë.

Zyrtari më i lartë që po përballet me drejtësinë për këto pasoja është Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit. Ai u arrestua në qershor të këtij viti dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre lidhur me proçedurat për ndërtimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti. Bashkë me të në gjykatën e posaçme, prokuroria dërgoi për gjykim edhe ndërtuesin si dhe disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Zëri i Amerikës, prokuroria e Durrësit dhe Krujës kanë hetuar rreth 20 të pandehur nën akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe vrasje nga pakujdesia.

Në zonën e Durrësit, ku humbën jetën 26 qytetarë, prokuroria dërgoi për gjykim 16 persona.

Nga të dhënat e dosjeve të gjykimit, mes tyre janë një sërë zyrtarësh, në sektorin e legalizimeve, të inspektimit të ndërtimeve, të kadastrës si dhe ndërtues e inxhinierë. Prokuroria kërkoi arrest me burg për të gjithë. Gjykata e la këtë masë vetëm për 4 të pandehur, ndërsa për 12 të tjerët vendosi gjatë hetimeve detyrim paraqitje.

Organi i akuzës kishte kërkuar dënime nga 1deri në dy vjet burg, për 16 të pandehurit. Sot rezulton se 4 prej tyre janë shpallur të pafajshëm dhe 5 fajtorë. Prej të dënuarve, vetëm dy kanë kryer dënime me burg sipas kërkesës së prokurorisë, ndërsa për tre të tjerët, gjykata vendosi shërbim prove, ose punë të detyruar. Këto vendime janë apeluar si nga individët ashtu dhe nga prokuroria.

Për 7 të akuzuarit e tjerë, hetimet për dy janë pezulluar për shkak të hetimit në mungesë, dy kanë ndërruar jetë dhe për dy të tjerë, gjyqi nuk pas përfunduar ende në shkallën e parë në Durrës. Ndërsa për të dyshuarin e 7 hetimet janë pushuar.

Në Gjykatën e Apelit, sot ka një dosje voluminoze lidhur me këtë çështje dhe gjasat që ajo të merret në shqyrtim janë të pakta për shkak të numrit të lartë të dosjeve, mbi 37 mijë që presin shqyrtim.

“Për mua është një çështje e mbyllur. Në Gjykatën e Apelit ka 37 mijë dosje. Kjo gjykatë nuk ka asnjë nxitim për të shqyrtuar këto çështje, kur ka dhjetra të tjera ku rrezikohen afatet e paraburgimit për njerëz të botës së krimit, apo kur ka interesa të fëmijëve apo personave të moshuar, të cilët mund të presin nga gjykata aspekte të cakuara. Mendoj se nuk do të ketë asnjë surprizë, dhe në vendimin e Gjykatës së Apelit, por dhe në Gjykatën e Lartë”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Klodiana Lala, gazetare.

Zona tjetër më e dëmtuar nga tërmeti ishte Thumana me 24 viktima. Edhe prokuoria e Krujës regjistroi 12 proçedime penale.

Një prej tyrelidhet me përgjegjësitë për shembjen e dy pallateve në Thumanë ku humbën jetën 24 personat. Kjo çështje është në hetim dhe ende nuk ka asnjë të akuzuar.

“Ka patur një dyshim të fortë që dy pallatet mund të ishin dëmtuar nga tërmeti i shtatorit të po atij viti. Kjo nuk u pranua asnjëherë nga institucionet. Është një hetim që nuk ka dhënë ende rezultate deri tani”- vijoi Klodiana Lala, gazetare.

Edhe për 5 procedime të tjera në lidhje me dëmtimet e disa pallateve dhe të një shkolle në zonën e Krujës ende nuk kanë autor.

5 procedime penale janë pushuar, ndërsa vijon hetimi dhe gjykimi për një proçedim me 5 shtetas, që akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Ndërkaq edhe prokuroria e Tiranës, ku u regjistrua vetëm një viktimë nga tërmeti, ka marrë në hetim mbi 40 persona dhe ka dërguar për gjykim 14 prej tyre si dhe 4 shoqëri ndërtimi për ndërtim pa leje, falsifkim dokumentash dhe mashtrim.

Por edhe 4 vjet pas tërmetit, autorët e dyshuar për abuzimet që mendohet se thelluan pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore, në disa raste ende nuk janë zbuluar, ndërsa në pjesën më të madhe vijojnë të përballen me drejtësinë.

Rindërtimi

Veç viktimave, tërmeti shkaktoi edhe një dëm ekonomik prej më shumë se 1 miliard eurosh, gati sa një e katërta e buxhetit shtetit të vitit 2019.

Në shkurt të vitit 2020 konferenca e donatorëve në Bruksel ofroi 1 mld e 115 milionë euro, ndihma dhe kredi për përballimin e pasojave të tërmetit në Shqipëri.

Qeveria shqiptare miratoi një ligj të posaçëm dhe ngriti një Ministri të re, atë të rindërtimit, për të udhëhequr programin, i cili përfshin ndërtimin e objekteve të shkatërruara.

Në krye të saj ishte Arben Ahmetaj, deri në korrik të vitit 2022 kur u shkarkua nga detyra e Zv. Kryeministrit. Programi i rindërtimit kaloi në varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës. Zoti Ahmetaj, është në kërkim ndërkombëtar nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, dhe fshehje të pasurisë. Hetimet ndaj tij nisën për rastin e inceneraorëve.

Sipas të dhënave zyrtare, kostoja totale e rindërtimit është llogaritur rreth 117 miliardë lekë ( rreth1 miliardë euro), prej tyre janë disbursuar rreth 80.6 miliardë lekë ( rreth 660 milionë euro) nga buxheti i shtetit ku përfshihen dhe 2.5 miliardë lekë grante të huaja ( rreth 21 milionë euro). Ndërkaq 8.5 miliardë lekë (mbi 70 milionë euro) janë paguar për bonusin e qerasë për familjet e dëmtuara.

Përfaqësues të opozitës janë kritikë dhe thonë se qeveria nuk arriti të thithë fonde mjaftueshëm nga konferenca e donatorëve.

“ Nga qeveria shqiptare ka patur mungesë angazhimi, mungesë dëshire le të themi dhe arrogancë për të marrë këto fonde me kredi të buta me norma interesi të buta duke preferuar të tenderonte nga buxheti i shtetit”- u shpreh për Zërin e Amerikës Jorida Tabaku, deputete e PD.

Gjatë një interpelance në parlament në mars të këtij viti Ministrja e Financave në atë kohë Delina Ibrahimaj shpjegoi arsyet e financimit më së shumti nga buxheti i shtetit për programin e rindërtimit.

Ne nuk i kemi thënë jo kredive. Shumica e kredive që u vunë në dispozicion në konferencën e donatorëve ishin kredi që do të rialokoheshin drejt rindërtimit. Një nga arsyet pse proçesi i rindërtimit u financua nga fondet e buxhetit të shtetit lidhej me nevojën për të ndërhyrë në mënyrë emergjente”- argumentoi Delina Ibrahimaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në mars të këtij viti.

Nga ana tjetër ekspertë të financave publike i kanë kritikuar proçedurat e përshpejtuara për tenderat e programit të rindërtimit, që sipas tyre shmangin garën dhe rrisin mundësinë për klientelizëm. Open Data

Albania e mbështetur nga 28 deputetë të opozitës e paditi në Gjykatë Kushtetuese aktin normativ me fuqinë e ligjit ku mbështetej ky program, por gjykata në korrik të vitit 2022 nuk kishte numrin e mjaftueshëm të gjyqtarëve për vendimarrje dhe ankesa u konsiderua e rrëzuar. Zyrtarët nuk i pranojnë kritikat se në proçesin e tenderimeve për programin e rindërtimit ka favorizime dhe klientelizëm, por disa zhvillime të kohëve të fundit në fushën e hetimit hedhin dyshime të reja.

Në aktin normativ parashikohet skualifikimi e çdo operatori ekonomik nëse është ose ka qenë dënuar me vendim të formës së prerë për një sërë veprash penale përfshirë edhe krimet në fushën e narkotikëve. Por ky parashikim në ligj, siç shprehet drejtorja ekzekutive e Open Data Albania Aranita Brahaj, dyshohet se është shkelur.

SPAK e ka dhënë një vendim, një urdhër dhe gjykata e ka miratuar. Është rasti i një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. Ishte i dënuar në Spanjë për krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar të lënëdëve narkotike, i cili kishte biznese në Shqipëri. Në momentin kur filluan tenderimet e rindërtimit kjo kompani përfitoi disa kontrata të rëndësishme në dy bashki kryesore të vendit. Gjithashtu gjatë këtij viti ne kemi dhe një padi tjetër, e cila ka shkuar në SPAK nga PD. Ka të listuar aty një numër të madh tenderash të rindërtimit dhe i kërkon prokurorisë të hetojnë nëse këtu jemi në kushtet kur paratë e kontratave publike janë përdorur edhe për të ndihmuar kompani, të cilat janë në biznes edhe për të pastruar produkte të veprave penale”- u shpreh për Zërin e Amerikës Aranita Brahaj, drejtore ekzekutive e Open Data Albania.

Programi i rindërtimit ende nuk ka përfunduar dhe siç njoftojnë autoritetet janë disbursuar 80% e fondeve të parashikuara për të. Të pyetur nga Zëri i Amerikës për një afat se kur mendohet të përmbyllet, Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, thanë se ai është dinamik dhe se nuk mund të parashikojnë një afat.

termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet