LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Sfidat e familjes shqiptare

Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës theksoi sot në takimin e dytë vjetor se midis shumë nevojave për një jetë më të mirë të qytetarëve mbrojtja e familjes nga dhuna e gjithanshme po shndërrohet në një sfidë kryesore.

18 Shkurt 2023, 21:50 Nga k.m.
VOA: Sfidat e familjes shqiptare
Foto ilustruese

Në Tiranë, përfaqësues të shoqërisë civile, Kuvendit dhe bashkësive fetare diskutuan sot me shqetësim mbi dhunimin e familjes shqiptare, si dhe mbi vështirësitë që ajo has aktualisht përballë krizave ekonomike dhe shoqërore. Koalicioni pro Familjes dhe Jetës zhvilloi sot një tubim, ku u theksua se familja shqiptare po dhunohet nga brenda dhe jashtë saj, ndaj mbrojtja e këtij institucioni themelor të shoqërisë është shndërruar në një detyrë urgjente.

Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës theksoi sot në takimin e dytë vjetor se midis shumë nevojave për një jetë më të mirë të qytetarëve mbrojtja e familjes nga dhuna e gjithanshme po shndërrohet në një sfidë kryesore. Krahas përfaqësuesve të shoqërisë civile, komuniteteve fetare, në tubim e morën fjalën edhe deputete të Kuvendit, të cilat u angazhuan që këtë mision të mbrojtjes së grave dhe familjes ta vazhdojnë në procesin ligjvënës.

Ato theksuan se duhen bashkuar forcat kundër dhunës së çfarëdolloj forme, e sidomos kundër dhunës, që prek dinjitetin e grave, e cila reflektohet drejtërdrejt në familjet shqiptare. Deputetja socialiste, Etilda Gjonaj, e cila është bashkëkryetare e Aleancës së grave deputete në Kuvend, tha se mbrojtja e familjes me politika të veçanta është një angazhim i rëndësishëm.

“Legjislacioni shqiptar është i plotë aktualisht sa u takon masave për mbrojtjen e familjes. Duhet të bëjmë më shumë për fëmijët, për gratë, për viktimat e dhunës në familje, për viktimat e trafikimit, për të rinjtë, si dhe në aspekte të ndryshme sociale, si nënat kryefamiljare, moshat e treta, dhe shumë kategori të treta që janë në nevojë”, thotë Gjonaj.

Ligjvënëset nënvizuan se shoqëria dhe kërkesat e saj po ndryshojnë me shpejtësi, ndaj nevojiten studime dhe analiza të vazhdueshme lidhur me fushat ku duhet ndërhyrë me ligje dhe politika sociale.

Deputetja e Partisë Demokratike të opozitës, Greta Bardeli Gjoni, tha se familja shqiptare mori goditje të rënda gjatë diktaturës komuniste, kur u mbyllën të gjithë institucionet fetare, por si atëherë ashtu edhe tani është besimi fetar, që do të mbrojë dhe ndihmojë familjen shqiptare që ta marrë veten nga vështiësitë e shumta.

“Gjatë diktaturës u ndalua besimi fetar i të gjithë besimeve, por familjet shqiptare arritën që këtë besim ta përcillnin brez pas brezi duke mbajtur gjallë atë. Familja është pasuria më e shenjtë e shoqërisë, e cila duhet ruajtur dhe kultivuar ndër breza ashtu si deri sot”, tha Bardeli.

Dhuna midis pjesëtarëve në familje po denoncohet përherë e më shumë nga gratë e vajzat, po ashtu si edhe aktet e dhunës ndaj vet familjes nga jashtë saj, ndërsa institucionet shtetërore po shtojnë masat në ndihmë të tyre, si nga pikëpamja e sigurisë ashtu edhe nga ana ekonomike.

Ndër masat më të fundit, qeveria e ka mbrojtur familjen përballë krizës së çmimeve, për shkak të luftës në Ukrainë. Po ashtu 6mijë e 700 nëna kryefamiljare përfituan nga ndihma dhe lehtësi ekonomike, ndërsa nënave me 3 fëmijë u garantohen sigurimet shoqërore nga shteti gjatë 5 viteve të para të jetës së fëmijës. Megjithatë pjesëmarrësit renditën shumë probleme të tjera që lidhen me papunësinë e bashkëshortëve dhe edukimin e pamjaftueshëm të fëmijëve, si dhe emigrimin e shumë të rinjve vitet e fundit./VOA

familja shqiptare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet