LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Rreth 16.500 shqiptarë kërkuan azil në Europë dhe Britani 6 muajt e parë të vitit 2023

Në periudhën janar–qershor të vitit 2023, në vendet e Bashkimit Europian u paraqitën 4779 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë, 3602 prej të cilave për herë të parë.

6 Shtator 2023, 15:42 Nga f.i
VOA: Rreth 16.500 shqiptarë kërkuan azil në Europë dhe
foto ilustruese

TIRANË- Rreth 16.500 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin, (EUAA), publikuar të mërkurën, në periudhën janar–qershor të vitit 2023, në vendet e Bashkimit Europian u paraqitën 4779 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë, 3602 prej të cilave për herë të parë.

Sipas agjencisë europiane për azilin, 3444 aplikime të bëra dhe gjatë viteve të tjera janë në pritje për t`u shqyrtuar, ndërsa nga 4642 vendime të dhëna, shkalla e vendimeve pozitive është tejet e ulët për shtetasit shqiptarë dhe nuk e kalon 1%.

Ndërsa sipas autoriteteve britanike në Angli u paraqitën nga shtetasit shqiptarë për 6 muajt e parë të këtij viti, 11790 aplikime për azil. Tendenca e aplikimeve për azil të shqiptarëve vijon të mbetet tejet e lartë krahasur jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë.

Të dhënat e gjysmës së parë të këtij viti tregojnë për shifrat më të larta të aplikimeve për azil të shqiptarëve krahasuar me vitet e fundit. Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane për Azilin në vitin 2022 në vendet e Bashkimit Europian u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020.

Gjysma e parë e këtij viti ka dëshmuar një zhvendosje të madhe të kërkesave për azil të shqiptarëve nga Europa drejt Britanisë së Madhe.

Sipas të dhënave të autoriteteve britanike të emigracionit, shqiptarët në Angli radhiten të parët për nga kërkesat për azil për gjysmën e parë të këtij viti, duke ia kaluar kështu edhe shtetasve nga Afganistani.

Ndërkohë sipas Agjencisë Europiane për Azilin gjatë gjysmës së parë të 2023, në vendet e Bashkimit Europian u paraqitën në total 519 000 aplikime për azil, me një rritje prej 28% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2022.

“Bazuar në tendencat aktuale, aplikimet mund të kalojnë 1 milion deri në fund të 2023”, thotë raporti i Agjencisë.

“Shumë vende të Bashkimit Europian janë nën trysni për përpunimin e aplikacioneve dhe mbrojtjen e personave në nevojë, pasi numri i çështjeve në pritje të vendimeve është rritur me 34 % nga viti 2022”, thotë raporti.

Sipas Agjencisë, përveç kësaj, janë edhe rreth 4 milionë ukrainas që ikën nga pushtimi rus, që aktualisht përfitojnë nga Mbrojtja e Përkohshme.

Agjencia europiane për azilin thotë se këto tendenca paralele paraqesin sfida të rëndësishme për autoritetet e azilit dhe sistemet e e pritjes në Bashkimin Europian dhe deri në qershor të 2023, po ofronte ndihmë operacionale për 13 shtete anëtare.

Marrë nga VOA

aplikimet per azil

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet