LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Jorgo Goro u arrestua pasi tjetërsoi pronë në bregdet për llogari të bashkëshortit të Olta Xhaçkës

Hetimet për këtë rast nisën pas një kallëzimi të bërë në muajin gusht nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i dënuar pak javë më parë nga Gjykata e posaçme nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Sipas kallëzimit, zoti Goro ka përcjellë për regjistrim në ish ZVRPP (Zyra vendore e rregjistrimit të pronave të patundshme) Vlorë një AMTP ( Akt të marrjes së tokës në pronësi) në emër të një banori të Himarës (Foto Pavli Mëhilli) përmes procedurave dhe dokumentave të falsifikuar.

23 Mars 2024, 22:41 Nga h.k
VOA: Jorgo Goro u arrestua pasi tjetërsoi pronë në bregdet
Foto ilustruese

TIRANË-Në Shqipëri, kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro u arrestua pasditen e së shtunës, nën dyshimet se përmes dokumentave të falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme në bregdet, të cilat, pas disa transaksioneve, i kaluan sipërmarrësit Artan Gaçi, bashkëshort i ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka, për të ndërtuar një kompleks turistik në bregdetin e Dhërmiut.

Hetimet për këtë rast nisën pas një kallëzimi të bërë në muajin gusht nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i dënuar pak javë më parë nga Gjykata e posaçme nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Sipas kallëzimit, zoti Goro ka përcjellë për regjistrim në ish ZVRPP (Zyra vendore e rregjistrimit të pronave të patundshme) Vlorë një AMTP ( Akt të marrjes së tokës në pronësi) në emër të një banori të Himarës (Foto Pavli Mëhilli) përmes procedurave dhe dokumentave të falsifikuar.

Ndaj Stavri Mëhillit, trashëgimtar i pronës, është lëshuar po ashtu, urdhër arresti, por ende i paekzekutuar deri në mbrëmje. Ndërsa në arrest shtëpie kanë përfunduar dy zyrtarë të Kadastrës në Vlorë. Urdhër arresti në shtëpi është lëshuar dhe për Drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës, në Bashkinë Himarë Jerasimo Bashi. Por dhe ky nuk është gjendur nga policia.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, pretendonte një seri falsifikimesh mbi sipërfaqen e denoncuar, që nga fakti që nuk i përkiste familjes Mëhilli, te rregjistrimi i saj si truall, ndërkohë që ishte pjesë e fondit bujqësor. Sipas zotit Beleri “nr kadastral i parcelës i përcaktuar në AMTP, për sipërfaqen 5512 m2, konkretisht me nr 36/36/1 nuk përputhen me asnjë nga nr kadastrale të hartës kadastrale, në bazë të të cilës është bërë ndarja e tokës bujqësore dhe që pasqyron ngastrat dhe fondin e tokës bujqësore të kooperativës së fshatit Gjilek-Dhërmi në kohë, hartë që Bashkia Himarë e posedon".

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, zoti Goro “në dy episode të ndryshme ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin. Në bashkëpunim me Drejtorin e Bashkisë, Bashi, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (dy zyrtarët e Kadastrës së Vlorës) është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, “ky tjetërsim është shoqëruar me përfitim material të padrejtë për shtetasin tjetër nën hetim Stavri Mëhilli”. Ky i fundit, sipas Prokurorisë së Posaçme “ka përdorur më shumë se një herë, pranë disa institucioneve por edhe organeve proceduese, dokumenta dhe formularë të falsifikuar, veprime këto që më pas kanë sjellë edhe regjistrimin fillestar në emër të Foto Mëhilit (trashëgimlënës) të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5512 m2, ndodhur në Dhërmi, Vlorë. Pas regjistrimit të pasurisë në emër të trashëgimtarëve, mes të cilëve dhe shtetasit nën hetim, është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë private me përfaqësues shtetasin Artan Gaçi”.

Zoti Gaçi, është po ashtu një ndër emrat e kallëzuar nga zoti Beleri, sipas të cilit e gjitha praktika ka patur si synim që sipërfaqja e terrenit t’i kalonte bashkëshortit të ish ministres, duke e përfshirë atë si pjesë të zonës ku ai ka nisur të ndërtojë një kompleks turistik. Në tetor të vitit të kaluar, Prokuroria e posaçme njoftoi se kjo sipërfaqe u vendos nën sekuestro nga Gjykata e posaçme. Zonja Xhaçka reagoi në atë kohë, duke u shprehur se bëhej fjalë për një masë të marrë “për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994”. Zoti Gaçi si dhe zoti Goro, ishin marrë ndërkohë në pyetje nga Prokuroria e posaçme.

Por duket se problemet nuk janë vetëm me këtë pjesë të terrenit ku ka investuar zoti Gaçi, por dhe mbi pjesën tjetër të sipërfaqes, ku po ashtu, përmes flasifikimeve, zoti Goro ka tjetërsuar një terren në pronësi të shtetit. “Në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në një episod tjetër objekt hetimi i të njëjtit procedim penal, zoti Goro ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin. Në bashkëpunim me Drejtorin Bashi, ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Shtetasi nën hetim ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë të cilat janë kufitare (10.592 m2)”, shpjegohet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Ndërtimi i kompleksit turistik nga zoti Gaçi, kishte qenë më herët objekt debatesh politike në parlament. Bashkëshorti i ish ministres, kishte përfituar statusin e investitorit stretegjik. Ky fakt sipas opozitës, përbënte konflikt interesi e për këtë arsye kërkoi ndërprerjen e mandatit të deputetit, për zonjën Xhaçka. Shumica socialiste nuk e pranoi kërkesën. Çështja përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila e konsideroi të gabuar vendimin e parlamentit duke urdhëruar që rasti të paraqitej për shqyrtim pranë saj. Por ndonëse ka kaluar më shumë se 1 vit, çështja është zvarritur nga shumica e majtë, dhe ende nuk i ka shkuar Gjykatës.

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet