LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Gjykata Kushtetuese i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga një Fondacion

Sipas kërkesës, marrëveshja është e papajtueshme me Kushtetutën dhe me Konventën e Parisit “Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore" e ratifikuar nga Shqipëria, si dhe më Kartën Evropiane të autonomisë vendore”.

24 Prill 2024, 22:52 Nga I.A
VOA: Gjykata Kushtetuese i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik
Butrinti

TIRANË- Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot, me shumicë votash, kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të opozitës, për anulimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan të zhvillimit (AADF) për krijimin e një fondacioni për menaxhimin e Butrintit.

Sipas kërkesës, marrëveshja është e papajtueshme me Kushtetutën dhe me Konventën e Parisit “Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore" e ratifikuar nga Shqipëria, si dhe më Kartën Evropiane të autonomisë vendore”.

Lidhur me pretendimin për cënimin e parimit të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore, Gjykata vlerësoi se “argumentet e paraqitura kanë të bëjnë me përplasje mes akteve ligjore në fuqi, për rrjedhojë nuk bëjnë pjesë në juridiksionin kushtetues”.

Gjykata shpjegoi se kishte marrë në shqyrtim në themel “vetëm pretendimet për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të lidhur me parimin e shtetit të së drejtës dhe të hierarkisë së akteve ligjore”, ndërsa pranoi se ishte ndeshur me “një marrëveshje atipike, e cila nuk kishte të ngjashme në vendet e Europës perëndimore, por vetëm në disa shtete të Evropës lindore”.

Sipas Konventës së Parisit “shteti duhet të ruajë rolin e tij parësor për mbrojtjen dhe konservimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore”. Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se “pavarësisht transferimit të kompetencave me natyrë administrative (menaxhuese) tek Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, shteti vijon të ruajë atributet e tij sovrane për sa kohë që ruan pronësinë mbi këtë pasuri ashtu edhe administrimin indirekt, në përputhje me standardet dhe parimet kushtetuese”.

Gjykata shpjegoi se marrëveshja ka krijuar mekanizma garantues për ruajtjen e rolit parësor të shtetit në administrimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore kombëtare, e parë kjo në këndvështrimin e ruajtjes dhe konservimit.

Sipas Gjykatës “Fondacionit i përket vetëm administrimi i zakonshëm i pasurisë, ndërkohë që çdo veprimtari që kalon kufijtë e administrimit të zakonshëm dhe lidhet me ndërhyrjet ruajtëse dhe mbrojtëse në këtë pasuri, i përket shtetit”.

Një tjetër mekanizëm garantues, vlerësohet nga Gjykata dhe fakti se “çdo akt i Fondacionit është subjekt i kontrollit të drejtpërdrejtë të organeve shtetërore sipas fushës së kompetencës të përcaktuar me ligj. Më konkretisht, Fondacioni nuk përjashtohet nga përmbushja e çdo detyrimi ligjor që ka sipas legjislacionit çdo entitet tjetër shtetëror apo publik, siç janë marrja e lejeve ose licencave përkatëse nga autoritetet kompetente për fillimin e punimeve ndërtimore apo ndërhyrjet ruajtëse dhe mbrojtëse në këtë pasuri, sipas marrëveshjes”.

Po ashtu, sipas Gjykatës “marrrëveshja përcakton, gjithashtu, detyrimin e Fondacionit për të raportuar në mënyrë periodike për gjendjen e konservimit të pasurisë kulturore, ndërkohë që ministria ngre bordin e monitorimit, i cili mund të ushtrojë kontroll në vend për vlerësimin e gjendjes së konservimit të pasurisë”.

Avokati i palës paditëse, Agron Alibali në një reagim pas vendimit të Gjykatës Kuhtetuese i tha Zërit të Amerikës se shprehte zhgënjimin më të thellë për vendimin që përbën sipas tij një njollë të errët në reputacionin e saj dhe lidhur me besimin publik. “Nga shqyrtimi i njoftimit të Gjykatës Kushtetuese del qartë se Gjykata ka gabuar rëndë në bazën faktike si dhe në interpretim. Gjykata Kushtetuese çuditërisht nuk gjeti cenim në parimin e financave publike kur vetë KLSH-ja e parashtroi bindshëm cenimin kushtetues” tha zoti Alibali.

Lidhur me këtë pretendim, Gjykata vlerësoi se "është haptazi i pabazuar, pasi bazuar në aktet e administruara dhe qëndrimet e palëve në gjykim ajo arriti në përfundimin se nuk vihet në diskutim ushtrimi i kompetencës së KLSH-së për të kontrolluar financat publike, pavarësisht llojit të entitetit që i administron ato". Sipas kryetares së Gjykatës "vetë KLSH-ja, pas një qëndrimi fillimisht dyshues, pnjohu kompetencën për ushtrimin e kontrolleve mbi fondet publike" për këtë rast.

Sipas zotit Alibali, “Gjykata nuk arriti të shikojë se në rastin tonë nuk kemi të bëjmë me transferim kompetencash me natyrë adminstruese (menaxhuese), të zakonshme, por përkundrazi, me zhveshje tërësore të shtetit nga kompetencat sovrane, të kontrollit, posedimit, përdorimit, ruajtjes, konservimit, transferimit tek brezat e ardhshëm, etj.”

Kundër vendimit pati një reagim të ashpër dhe nga deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila udhëhoqi kundërshtimin e opozitës pas rastin e Butrintit. "Gjykata Kushtetuese sot vuri kapakun mbi kapjen e saj politike, edhe shërbimin pa asnjë skrupull të aferave të qeverisë, edhe kur ato bien ndesh haptazi me kushtetutën, me interesin publik, me interesin kombëtar, me mbrojtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore. UNESCO e rrëzon koncensionin, bën raport që e fsheh qeveria dhe Gjykata e aprovon, se njeh më mirë se UNESCO konventën e Parisit", shkruajti ndër të tjera zonja Zhupa në një pastim të gjatë në Facebook.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese lidhet vetëm me njërën zonë të Parkut të Butrintit të njohur si zona A3, ku ndodhet pjesa më e madhe e qytetit antik, duke lënë jashtë tre zona të tjera pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Qeveria shqiptare vendosi dy vjet më parë që menaxhimi i kësaj pjese të Parkut Kombëtar të Butrintit të kryhet nga një fondacion i krijuar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin (AADF), për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje.

Kjo formë e re menaxhimi e Parkut Kombëtar të Butrintit ngjalli kritika të forta edhe nga një mision i përbashkët i UNESCO-ICOMOS vitin e shkuar.

Në një raport dërguar tek autoritetet shqiptare tetorin e vitit 2023 misioni i UNESCO-s thotë se “vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet e misioneve të mëparshme, të Komiteti i Trashëgimisë Botërore dhe vetë Planit të menaxhimit për një menaxhim të integruar të Butrintit”.

Ndërkohë krahas modelit të ri të menaxhimit përmes një Fondacioni kritikat e forta të të UNESCO-s në raportin e vitit të shkuar ishin edhe për ndryshimin nga qeveria të kufijve të Parkut të Butrintit me heqjen e 802 hektarëve nga Zona e Mbrojtur e Butrintit.

Vendimi i qeverisë shqiptare sipas misionit nuk i ishte njoftuar UNESCO-s , e cila nuk ka dhënë miratimin e saj për këto ndryshime.

Një muaj pas heqjes nga Parku Kombëtar i Butrintit të 802 hektarëve qeveria miratoi lejen për ndërtimin e një resorti në Gjirin e Manastirit, projekti për të cilin fitoi statusin e investimit strategjik në fund të vitit 2021 me një vendim të Komitetit të Investimeve Stategjike që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama. Ministri i ri i Kulturës dhe Ekonomisë Blendi Gonxhe nuk e ka firmosur ende kalimin e Parkut të Butrintit në administrimin e Fondacionit të ri, që sipas ligjit të miratuar në Parlament, duhet të bëhej më 14 shkurt të këtij viti.

Marrë nga VOA

butrinti gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet