LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Djali sekser i anëtares së KLP-së u konfliktua me ndërtuesin në Vlorë për apartamentin shpërblim, zbardhet dinamika e ngjarjes me 1 të vdekur

• Një sherr mes dy personave përfundoi me një viktimë në Vlorë. • Armando Meshau, 55-vjeç, me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet me grushte të agresorit, Rei Meta, 33-vjeç. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri”, rreth orës 11:45. •Autori është kapur pranë zonës së Lungomares. •I riu kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta. •Në këmbim do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi i njohur në qytetin bregdetar. Por, Meta kishte dështuar në rolin e tij si sekser dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen që e shqetësonte duke shfrytëzuar lidhjet me palë të treta.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

DETAJET/ Djali sekser i anëtares së KLP-së, aktualisht punonjës i Doganës, u konfliktua me ndërtuesin se nuk i dha apartamentin shpërblim

Djali sekser i anëtares së KLP-së u konfliktua me ndërtuesin
viktima dhe autori

VLORE- Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me ngjarjen me një viktimë sot në Vlorë. Viktima Armando Meshau, 55-vjeç, humbi jetën pasi u godit dy herë me grusht në fytyrë nga 33-vjeçari Rei Meta. Të dy kanë pasur një konflikt të pazgjidhur, që ka qenë i mbartur prej mëse 8 muajsh. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:45 të mesditës në ambientet e një kancelarie në Vlorë, ku humbi jetën 55-vjeçari Armando Meshau.

Viktima ndodhej në kancelarinë nga ku u nxor i pajetë, për të printuar disa dokumente, por është konfliktuar me autorin 33-vjeçar, Rei Meta. Nga hetimet zbulohet se 33-vjeçari kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë, raporton “A2”.

I riu kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta. Në këmbim do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi i njohur në qytetin bregdetar. Por, Meta kishte dështuar në rolin e tij si sekser dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen që e shqetësonte duke shfrytëzuar lidhjet me palë të treta.

Nga ana tjetër, 33-vjeçari pretendonte se ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të niste një konflikt, e që përfundoi me një viktimë.

I ndjeri kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës, dhe kur janë përballur në dyert e kancelarisë, debati mes tyre ka degjeneruar në fyerje dhe përdorimin e grushteve. Rei Meta, aktualisht është punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

2 VITE ME PARE

Djali i anëtares së KLP-së vrau inxhinierin në Vlorë, u arrestua pas 4 orësh, shkak borxhi për një apartament

Djali sekser i anëtares së KLP-së u konfliktua me ndërtuesin
Rei Meta

Personi në foto është Rei Meta, i cili vrau 55-vjeçarin Armando Meshau, pas një konflikti në një qendër interneti në Vlorë. Gjithçka nisi me një përplasje fizike në një qendër interneti, për borxhin e një apartamenti. Rei Meta rezulton të jetë i biri i anëtares së KLP-së, Nurihan Meta. 

Prej disa vitesh autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre, për shkak të blerjes së një apartamenti. Viktima Armando Meshau ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumente, dhe sipas burimeve, ka nisur të konfliktohet me Rei Metën, i cili ishte në po të njëjtin ambient.

Debati ka degjeneruar me grushte, ku shkaku ka qenë një banesë dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit Armando Meshau, i cili ishte ndërtues, ka debatuar me Metën dhe i ka thënë që s’ka për ta marrë apartamentin. Autori është arrestuar rreth orës 15:45, në zonën e Lungomares.

33-vjeçari, banues në Tiranë, u shoqërua në ambientet e policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

2 VITE ME PARE

DETAJE nga sherri në Vlorë/ Autori 33-vjeçar, djali i anëtares së KLP-së

Djali sekser i anëtares së KLP-së u konfliktua me ndërtuesin
Rei Meta dhe Armando Meshau

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri në Vlorë, ku humbi jetën Armando Meshau.

Autori i vrasjes më grushte të ndërtuesit Armando Meshahu, është Rei Meta, djali i Nurihan Metës, anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri”, rreth orës 11:45. Si pasojë e goditjes me grushte, 55-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërkohë pak or pas ngjarjes, është venë në pranga Rei Meta.

2 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë/ Identifikohet viktima dhe autori i vrasjes

Djali sekser i anëtares së KLP-së u konfliktua me ndërtuesin
pamje nga vendngjarja

KOSOVË- I dyshuari për vrasjen e ndodhur në Kosovë pasditen e sotme është shtetasi Tush Frroku, ku për motive akoma të panjohura ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës, Anton Prela.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij.

 

2 VITE ME PARE

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Vlorë, fjalët e fundit të 55-vjeçarit para se ta vrisnin

Djali sekser i anëtares së KLP-së u konfliktua me ndërtuesin
foto nga vendngjarja

TIRANE- 55-vjeçari, Armando Meshau, një emër i njohur në fushën e ndërtimit, u vra pas një sherri në një kancelari në Vlorë. Ai u u qëllua me grushte nga një person i cili është vënë në pranga, por nuk jepen detaje. Armando Meshau mësohet se ka goditur kokën në pllakë pas konfliktit. Për fat të keq përplasja ka qenë fatale. Identifikimi i autorit ka qenë i lehtë për policinë, pasi e gjithë zona ka qenë e monitoruar nga kamerat e sigurisë. Trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e spitalit të Vlorës.

Dinamika e sherrit

Armando Meshau, 55-vjeç ka qënë në një pikë interneti per te printuar dokumente, dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qënë dhe ai po në ambjentet e internetit. Debati më tej ka degjeneruar me grushta, ku shkaku ka qënë një banesë.

Dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit, 55-vjeçari ka debatuar me personin që ishte brenda duke e ofenduar dhe i ka thënë që: “S’ke për ta marrë apartamantin me fjalë banale”.

Ndërkohë që ai e ka qëlluar dy herë me grushte në fytyrë dhe nga goditja ka rënë pa ndjenja duke humbur dhe jetën. 55-vjeçari me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet me grushte të agresorit, teksa si pasojë e dhunës së rëndë nuk mundi të mbijetojë. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45. Lidhur me ngjarjen e rëndë, blutë e Vlorës shoqëruan disa persona për të kuptuar mbi rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, kryesisht njerëz të pranishëm në cilësinë e dëshmitarëve.

2 VITE ME PARE

Sherri në Vlorë/ Vrau Armando Meshaun duke e goditur me grushte, arrestohet autori (EMRI)

Djali sekser i anëtares së KLP-së u konfliktua me ndërtuesin
pamje nga vendngjarja

VLORË- Policia e Vlorës vuri në pranga autorin e dyshuar, Rei Meta, 33 vjeç pranë zonës së Lungomares. 

Gjatë sherrit në një ambient pranë gjykatës së Vlorës, humbi jetën Armando Mesha me profesion inxhinier. Shkak kryesor dyshohet se janë konfliktet pronësore dhe borxhet mes viktimës dhe autorit.

"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet 2 shtetasve, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj tij (goditjeve me grushte), humbi jetën shtetasi A. M., ju informojmë se:

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, deklaron policia.

 

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Si ndodhi sherri në Vlorë, debati për një apartament brenda qendrës së internetit

Djali sekser i anëtares së KLP-së u konfliktua me ndërtuesin
Armando Meshau

VLORË- Detaje të tjera kanë dalë nga sherri mesditën e sotme në Vlorë që la një person të vdekur. Mësohet se sherri mes dy personave nisi në një qendër interneti, pranë Gjykatës së Vlorës.

Teksa Meshau po printonte disa dokumente, është konfliktuar me një person tjetër. Shkak për debatin ka qenë një apartament. Debati me fjalë ka agravuar në përdorimin e dhunës dhe autori e ka qëlluar disa herë më grushte në fytyrë. 

2 VITE ME PARE

Identifikohet viktima në Vlorë, Policia jep detaje nga ngjarja: Kemi zbuluar edhe autorin

Djali sekser i anëtares së KLP-së u konfliktua me ndërtuesin
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në Vlorë, Armando Memshani. Sipas të dhënave të para të dhënave të Policisë së Shtetit, si pasojë e një sherri mes dy personave, njëri prej tyre mbeti i vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër internet, ndërsa mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Armando Memshani. Po ashtu, Policia ka bërë me dije se ka identifikuar edhe autorin e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi Armando Memshani, rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

2 VITE ME PARE

Sherri në Vlorë, foto nga vendngjarja, viktima shtrirë përtokë i mbuluar me batanije termike

Djali sekser i anëtares së KLP-së u konfliktua me ndërtuesin
Viktima

VLORË- Fotoja e mëposhtme është e viktimes së sherrit në Vlorë. Mësohet se Armando Memshani, u zu me një person tjetër me grushte dhe sende të forta. 

Në foto shihet se trupi i pajetë i 51-vjeçarit Memshani është mbuluar nga autoritetet me batanije termike.

Djali sekser i anëtares së KLP-së u konfliktua me ndërtuesin
Viktima

vlore armando meshau

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale