LIVE UPDATES
Aktualitet

VKM-ja u ngre pagat shoferëve të urgjencës, por prej tre muajsh marrin më pak. Drejtoria e QSUT-së: Ulja e pagave ishte një keqkuptim

Ata kanë informacion se kryeministri ka miratuar para disa kohësh një VKM-më ku pagat e tyre ngrihen nga 10 mijë në 14- mijë lekë në muaj. Por ulja qe u është bërë thonë ata bie në kundërshtim me VKM-në.

11 Tetor 2024, 21:20 Nga N.F
VKM-ja u ngre pagat shoferëve të urgjencës, por prej tre muajsh
QSUT

TIRANË- Shoferëve të Urgjencës së Shërbimit Paraspitalor në Spitalin Universal Nënë Tereza  prej tre muajsh u është ulur paga në 27 mijë lekë në muaj. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë sqaron se VKM- ja e re që ka dalë ua ka rritur pagat, jo ulur.

15 shoferë të Urgjencës Paraspitalore në QSUT u ankuan në Fiks Fare se prej muajit korrik të këtij viti paga e tyre është ulur. Nga 30 mijë lekë në muaj ata kanë marre 27 mijë lekë. Ata kërkojnë të dinë se pse është bërë ky ndryshim i pagës së tyre me ulje  dhe nëse ka ardhur si pasojë e VKM-së së re që ka hyrë në fuqi, atëherë ata duan të dinë se me çfarë statusi kualifikohen.

“Me këtë pagë që marrim prej korrikut e në vazhdim ne jemi barazuar me shoferët e ambulancave që transportojnë të sëmurët nga një spital në tjetrin”, shprehen ata, ndërkohë që tregojnë për Fiksin se punojnë 12 orë në ditë, madje edhe janë trajnuar si ndihmës mjek në raste kur fluksi është i lartë.


Ata kanë informacion se kryeministri ka miratuar para disa kohësh një VKM-më ku pagat e tyre ngrihen nga 10 mijë në 14- mijë lekë në muaj. Por ulja qe u është bërë thonë ata bie në kundërshtim me VKM-në. Fiks Fare iu drejtua drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe Ministrisë së Shëndetësisë për problemin e shofereve të ambulancave të urgjencës mjekësore paraspitalore.

Sipas  kësaj drejtorie aktualisht shoferët e autoambulancave në institucionet spitalore paguhen në bazë të Vendimit nr. 326, datë 31.05.2023, i cili përcakton pagat për punonjësit mbështetës dhe të specialiteteve të ndryshme në institucionet publike. Pjesë e vlerësimit të pagës së tyre janë paga bazë, shtesa për natyrën e veçantë të punës, shtesat për kushte të vështira, si dhe pagesa për turnet e fundjavave apo festave.

VKM-ja e 6 qershorit 2024, sipas tyre, nuk parashikon ulje të pagës së shofereve, por rritje të pagës nga 10 mijë lekë në 14 mijë lekë në muaj. Drejtuesja e QSUT-së, zonja Alma Cami sqaron për Fiks Fare se nga ana e institucionit që ajo drejton, po ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për mbështetjen e shoferëve të autoambulancave në Urgjencën Paraspitalore, me qëllim që pagesat e tyre të jenë sipas kodit të punës. Sipas saj, ulja e pagave për këta shoferë për 3 muaj me radhë ka qenë një keqkuptim nga zyra ekonomike gjatë ndryshimit të referencës së pagave.

Gjithashtu drejtoresha e QSUT, zonja Cami, thekson se kanë marrë masa duke kërkuar me shkresa në Ministrinë e Shëndetësisë  zgjidhjen e kësaj problematike, duke rikthyer të njëjtat pagesa siç parashikohen në kodin e punës, përfshirë këtu vështirësinë e punës dhe specifikat e turneve të II dhe të III.

Po kështu, Ministria e Shëndetësisë në përgjigjen e saj për Fiks Fare sqaron se shumë shpejt ky problem do të zgjidhet, pasi kanë inicuar praktikën e nevojshme zyrtare për rishikimin dhe rritjen e pagave të shoferëve të ambulancave të Urgjencës Paraspitalore. Në VKM-në e radhës pritet që të pasqyrohet ky ndryshim dhe do të ketë efekt që nga dt 1 korrik 2024, duke zgjidhur problemin e pagave të këtyre punonjësve për këto 3 muaj./TCH



qsut shoferet e urgjences

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet