27 Dhjetor 2023, 12:50
Nga h.k
Prokuroria e Tiranes
TIRANË-Prokuroria Tiranë kërkon arrest në burg për dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë me akuzë “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe detyrim paraqitje për dy të tjerë.
Bazuar në materialin e kallëzuar nga Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi procedimin penal nr. 5652, datë 13.09.2023, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 135 – 25 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve S.Zh., R.L., E.L. dhe A.Xh.
Hetimi filloi pasi nga auditi i kryer nga zyra ekonomike e shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a Tiranë, u konstatua se shtetasi S.Zh, i punësuar pranë kësaj shoqërie me detyrën e specialistit në Sektorin e Tatim Taksave në Drejtorinë Ekonomike të kësaj shoqërie, i ngarkuar me detyrën e përpilimit dhe dërgimin në Bankë të listëpagesave për pagat e punonjësve të kësaj shoqërie, ka dubluar emrat e shtetasve S.Zh, R.L, E.L dhe A.Xh, të cilët ishin punonjës të kësaj shoqërie për periudhën Prill 2018- Korrik 2023 duke shkaktuar dëm në vlerën totale 21,679,805 lekë.
Bazuar në kërkesën e organit të akuzës me vendimin Nr. 3026, datë 23.12.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale, për shtetasit S.Zh dhe E.L, ndërsa për shtetasen: R.L dhe shtetasin A.Xh, caktimi i masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.
Për sa sipër, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë.
shperdorim detyre prokuroria tirane
Aktualitet
27 Dhjetor 2023, 12:40
Dosja.al
Pas faqes së Kuvendit, sot janë jashtë funksionet edhe faqet online të KLSH, Tatimeve dhe ILDKPKI. Prej disa ditësh është j...
Aktualitet
27 Dhjetor 2023, 12:31
a.l
Policia spanjolle
SPANJË- Policia spanjolle ka liruar një shqiptar që mbahej peng në një shtëpi në Calp, ndërsa rr&...
Aktualitet
27 Dhjetor 2023, 12:29
A.B
AKSH
TIRANË-Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka rënë pre e sulmeve kibernetike. AKSHI njofton se situata ...
Aktualitet
27 Dhjetor 2023, 12:23
A.B
Eva Tavo
TIRANË- Ish-deputeti Vangjel Tavo ka kujtuar vajzën e tij të ndjerë, që sot do të mbushte 24 vjeçe, por q&eum...
Aktualitet
27 Dhjetor 2023, 11:06
h.k
Porti i Durresit
DURRËS- është liruar nga masa e sekuestros anija "Grace Felix" me 22 mijë litra naftë të dyshuar si kontrab...
Aktualitet
27 Dhjetor 2023, 10:55
A.B
Shkelzen Berisha dhe Fatmir Mediu
TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha u paraqit paraditen e sotme në Gjykat&eum...
Aktualitet
27 Dhjetor 2023, 10:50
A.B
Momenti i arrestimit
TIRANË- Vihet në pranga Rasim Mihana. Forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Lezhë, Forcat e Sigurisë Kombë...
Aktualitet
27 Dhjetor 2023, 09:41
a.l
Fatorino
TIRANË- Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë nisur protestën përballë Gjykatës së Lartë,...
Aktualitet
27 Dhjetor 2023, 09:39
a.l
Protesta
TIRANË- Ka nisur protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike përballë Gjykatës së Lartë. Në dy akse rr...
Aktualitet
27 Dhjetor 2023, 09:14
a.l
Protesta
TIRANË- Policia ka ‘blinduar’ ambientet e jashtme të Gjykatës së Lartë, ku do të mbahet gjyqi për v...