LIVE UPDATES
Aktualitet

Viti më i mirë i dekadës së prodhimit të rrushit, turizmi nuk ndihmon sa duhet konsumin e verës

Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë 2025 importet e pijeve u rriten me mbi 8 për qind në sasin krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

26 Gusht 2025, 15:16 Nga N.F
Viti më i mirë i dekadës së prodhimit të rrushit,
Foto

TIRANË- Anna dhe Albert dy turistë të rinj gjermanë që kanë vizituar pjesën më të madhe të Shqipërisë këtë verë më së shumti janë mahnitur nga cilësia e mirë e verës vendase. Ndalesa e e radhës është Gjirokastra. Gjatë itinerarit të tyre nga Veriu në Jug ata janë përpjekur të konsumojnë verë nga kantinat shqiptare dhe kanë mbetur të mahnitur nga cilësia e saj dhe çmimi i lirë.

Ata po e vizitojnë Shqipërinë përveç të tjerash edhe për shijet autentike të pijeve dhe ushqimeve. Si të rinjtë gjermanë ka edhe shumë vizitorë të huaj, por në shumë bare dhe restorante mungojnë pijet vendase si alternativa duke ndikuar kështu negativisht në të ardhurat dhe fitimet e prodhuesve të rrushit.

“Ky sezon do të jetë më i miri i prodhimit të rrushit në dekadën e fundit pasi klima e ngrohtë e ditës me freski gjatë natës dhe ererëra ka shërbyer si një ventilim duke rritur edhe sasinë e prodhimit të rrushit, por edhe cilësinë e tij”, pohon Altin Prenga  nga njësia e Agroturizmit Mrizi i Zanave. Mirëpo ai tha se superprodhimi mund të përkthehet në humbje për fermerët, pasi njësitë akomoduese, baret dhe restorantet në bregdet nuk promovojnë dhe nuk ofrojnë për konsum pijet vendase.

Në rreshtin e barë të bareve dhe restoranteve në qytetin e Shëngjinit aktualisht plot e përplot me turistë nga trevat shqiptare, por edhe të huaj është e vështirë të gjesh pije vendase, qoftë birrë apo verë. Realisht nuk ka asnjë të tillë në shumicën e tyre. E vetmja pije në një nga restorantet me të frekuentuara ishte birra Peja e Kosovës dhe asnjë pije tjetër.

Mungesa e lidhjes së prodhimit me konsumin në restorante e bare është duke zbehur përfitimet e bujqësisë prej turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë 2025 importet e pijeve u rriten me mbi 8 për qind në sasin krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Me shtimin e flukseve turistike janë zgjeruar ndjeshëm edhe importet e ushqimeve edhe për artikuj që prodhohen në vend, të tille si birra, vera, zarzavatet etj.

Shqipëria po shënon një superprodhim të rrushit, që teorikisht do të duhej të nxiste sektorin e verës dhe pijes tradicionale, por prodhuesit, thotë zoti Prenga, do të përballen me çmime të ulëta për faktin se shumë restorante në vend nuk përfshijnë në menu pijet vendase, si vera apo rrushi lokal, duke preferuar produktet import nga jashtë.

Kjo është një sfidë e madhe për prodhuesit që kërkojnë të rrisin prezencën e produkteve vendase dhe të fuqizojnë ekonominë e zonave prodhuese.

Në vitet e fundit, industria e kantinave në Shqipëri ka shënuar një zhvillim të dukshëm, me një rritje të investimeve dhe një përmirësim të cilësisë së prodhimit të verës. Kantinat tradicionale po modernizohen duke adoptuar teknologji të reja dhe standarde evropiane, ndërsa disa prej tyre po arrijnë të prodhojnë vera që konkurrojnë edhe në tregjet ndërkombëtare.

Zona si Berat, Skrapar, Kavajë, Fieri dhe Kruja janë ndër qendrat kryesore të prodhimit të verës, me një fokus të veçantë në ruajtjen e shijeve autentike dhe përdorimin e varieteteve vendase të rrushit.

Sa i përket turistëve, vera shqiptare po fiton vlerësime pozitive. Një pjesë e mirë e turistëve e perceptojnë verën shqiptare si një produkt autentik dhe kanë vlerësime për origjinalitetin e saj. Me gjithë rritjen e viteve të fundit, prodhuesit dhe kantinat shqiptare sërish nuk përfitojnë sa duhet nga mungesa e marketimit dhe bashkëpunimit me restorantet./ Monitor

turizmi vera

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës