LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Valentina Leskaj, prezanton “Politika si ide” në Senatin italian

Libri i Leskajt, një manual mbi politikën bashkëkohore.

10 Nëntor 2023, 15:14 Nga I.A
VIDEO/ Valentina Leskaj, prezanton “Politika si ide” në Senatin
Valentina Leskaj

ITALI- “Politika si ide”, libri i cili sjell një perceptim mbi politikën si vizion i së ardhmes i politikanes Valentina Leskaj është promovuar në Senatin Italian, në praninë e Përfaqësuesve të Dhomës së deputeteve të Italisë, personazheve të njohur të jetës politike e kulturore të vendit fqinj. I përkthyer nga Ida Xoxa dhe botuar nga Bonanno Editore, libri ka tërhequr vëmëndjen për një analizë plot kulturë të një politike bashkëkohore.  Senatorja Gisella Naturale e quajti librin një manual për të kuptuar filozofinë e të bërit politikë, shkruar nga një grua e cila përfaqëson vlerat më të larta të sferave të mendimit.  Deputeti Arnaldo Lomuti, President i Sesionit Ndërparlamentar vlerësoi temat e trajtuara në këtë libër, që kalojnë hapësirën e një politike kombëtare.

“Libri është një refleksion e analizë mbi disa nga çështjet me të cilat përballet shoqëria jonë, po jo vetëm.  Janë çështje që lidhen me tranzicionin dhe mënyrën e funksionimit të politikës, me pjekurinë demokratike të shoqërisë, me kulturën e dialogut politik, zhvillimet demografike etj. Përveçse një analize si i shoh këto çështje, libri ka dhe një dimension krahasues me eksperienca e modele të vendeve të tjera që kam patur fatin ti njoh edhe për shkak aktivitetit ndërkombëtar. E sjell këtë eksperiencë jo thjesht si kronikë udhëtimesh, po si një nevojë për reflektim në sjelljet e politikës tonë, që në disa raste ka mbajtur peng edhe proceset integruese të vendit, për interesa të ngushta të politikës së ditës”, tha Valentina Leskaj në fjalën e saj.  Sipas saj, jo rastësisht libri hapet me një vlerësim të Vaclav Havelit për demokracinë, i cili thotë se “ Teknologjia e demokracisë, është e pa konceptueshme pa kulturën demokratike”. “A e shohim ne gjithmonë kështu?  Vështirë ta them për një shoqëri me trashëgimi defiçitare në fushën e demokracisë, ku eksperimenti komunist u zbatua në formën e  vet më ortodokse ekstreme.

Po jo rrallë vlersimet tona për për zhvillimet ndikohen edhe nga arsye që lidhen me lodhjen e zhgënjime të shoqërive, që dolën nga komunizmi, e që kishin pritshmëri të larta pas rënies së perdes së hekurt, duke e parë demokracinë si një moment, jo si një proces. Ndërkohë që krijimi i një kulture politike demokratike është një proces i gjatë dhe jo i lehtë. Vullneti politik, ligjet e mira që kemi bërë, ngritja e institucioneve si garantë, janë themele shumë të rëndësishme.  Gjithsesi kjo është “demokracia teknike” siç e quan Havel”, tha Leskaj.

Ajo u ndal në proceset trasformuese të vendit, duke thënë se Shqipëria ka bërë ndryshime të mëdha, e pa dyshim që është një vend demokratik, është një faktor aktiv i stabilitetit e sigurisë në rajon dhe kjo është shumë e rëndësishme sidomos në kohën e sotme.  “Samiti i Berlinit për Ballkanin Perëndimor i zhvilluar javën e fundit në Tiranë, i pari  që mbahet jasht kufijve të BE, mesazhet që u dhanë, janë dëshmia e pjekurisë demokratike, rritjes dhe faktorizimit të Shqipërisë.

Ndërkohë ne e dimë që kemi ende rrugë për të bërë për një demokraci, ku ligji të funksionojë sipas parametrave të një shoqërie moderne”, tha Leskaj. 

Ajo foli më tej për konceptet e një politike përtej së majtës dhe së djathtës. “Në libër ka një refleksion mbi të majtën e të djathtën, që te ne shpesh shihet thjesht si  një çështje e raportit të individit me të shkuarën apo me pasurinë. E vërteta është se po të ndjekësh ligjërimin politik, gjatë fushatave elektorale, ku normalisht përvijohen edhe diferencat, vështirë të gjesh vija ndarëse  të mbështetura në parime apo ndarje ideologjike. Ndërkohë besoj se një gjë është e dukshme, prirja drejt një modeli, të ndikuar nga  nevoja e votës. 

Natyrisht në rastin tonë, dhe përgjithësisht për vendet e ish bllokut komunist, që u futën në rrugën e transformimit të madh të tranzicionit, një pjesë e qëndrimeve më shumë se sa me ideologjinë e majtë apo të djathtë, kanë të bëjnë me nevojat integruese, me reforma standarde, që lidhen me tregun, financat, politikat sociale etj., të kërkuara nga institucione ndërkombëtare si FMN-ja, Banka Botërore etj, që shpesh kushtëzojnë edhe mbështetjene tyre.  

Por ne nuk jemi të vetmit në këtë gjë, edhe pse në mënyra dhe nivele krejt të ndryshme. Ka ndodhur dhe në shumë vende me traditë të gjatë të shoqërive pluraliste, ku  shpesh partitë politike adoptojnë politika apo qasje që nuk kanë qenë në ADN-në e tyre. E vërteta është se sot dallimet janë bërë të diskutueshme. Norberto Bobbio-n, thotë se: Kuptimi i së majtës dhe i së djathtës ndryshon vazhdimisht dhe nuk ka dyshim se sot që të dy termat nënkuptojnë diçka të ndryshme në krahasim me të shkuarën.

Një nga temat e trajtuar në këtë libër është dhe gjuha politike, apo tjetri jo vetëm si një koncept filozofik por si një nocion i cili rrit përgjegjësinë në diskursin publik.

“Raporti delikat midis lirisë së fjalës, fuqisë së teknologjisë për të depërtuar përmes rrjeteve sociale, shpesh edhe në jetën private, dhe respekti ndaj individit janë një sfidë jo e lehtë.Vetë Europa është në një reflektim e debat lidhur me përballimin e fenomeneve, që lidhen me gjuhën e urrejtjes, që kanë si burim ekstremizmin politik, radikalizmin fetar e të tjerë përçues të kësaj gjuhe në mediet sociale. Gjuha e urrejtjes në kohën e sotme të konflikteve në rajone të ndryshme, si ai në Ukrahinë, sulmi ndaj policisë në Veri të Kosovës, sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit, merr përparësi të veçantë, e bën të nevojshëm një debat të gjerë. Propozimi i Manuel Macron-it për nevojën për reformizëm të BE-së e ka vënë theksin edhe në gjuhën e urrejtjes dhe nevojën për ta adresuar këtë edhe me ndryshime ligjore. Edhe pse ky propozim ka shkaktuar kundërshti, besoj se është një çështje që duhet adresuar”, u shpreh ajo në fjalën e saj në Senatin italian.

Për librin folën dhe, Arben Pëllumbi deputet dhe Kryetar i Grupit Ndërparlamentar Shqipëri Itali, Ambasadorja e Shqipërisë në Itali Anila Bitri etj. Eventi u transmetua live nga TV e Senatit dhe Radio Radikale. Libri “Politika si ide” është trajtuar në formën e një bisede me studiuesen Alda Bardhyli. Si njohëse e mirë e çështjeve sociale, Leskaj analizon në këtë libër dhe zhvillimet demografike në vend e që ka në qendër moshimin popullsisë. 

politika si ide valentina leskaj alda bardhyli arben pëllumbi arnaldo lomuti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet