LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Trafik kokaine në Durrës, kontenieri me banane del pa kontroll, Denoncuesi: Po e bën policia

Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, Policia bën me dije se në bazë të operacionit “Sinkroni” ka arrestuar 4 persona me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, ndërsa është shpallur në kërkim shoferi i kontenierit.

15 Dhjetor 2023, 16:22 Nga I.A

VIDEO/ Trafik kokaine në Durrës, kontenieri me banane del pa kontroll,

DURRËS- Dyshime për trafik kokaine në Portin e Durrësit. Një punonjës i Porit, ka denoncua pranë Syri Tv se një kontenier me banana është lejuar të dali pa u kontrolluar nga skaneri, e më pas është rikthyer pas 3 orëve për të kryer procedurat. Ndërkohë nga ana tjetër Policia mohon trafikun e drogës, ndërsa ka arrestuar 4 punonjës të Komopanisë së Kontrolleve, me akuzën e lejimit të “kontrabandës së bananeve”. Dyshime ngrihen edhe për faktin, se Porti i Durrësit konsiderohej si një portë hyrëse e kokainës nga Amerika Latine, ndërsa prej 1 viti e gjysmë, nuk është kapur asnjë ngarkesë.

Një rast i dyshuar i trafikut të kokainës është regjistruar në Portin e Durrësit. Një kontenier i ngarkuar me banane ka dal nga Porti i Durrësit  pa kryer asnjë porcedurë kontrolli, duke ngritur kështu dyshimet për një trafik të mundshëm lënde narkotike, por që nga policia në fund është argumentuar dhe proceduar si lejim të kontrabandës së mallrave. Pranë Syri TV ka mbërritur një denoncim nga një punonjës i Portit të Durrësit, i cili ka dhënë me detaje të gjithë ngjarjen, madje duke ngritur dyshime se bëhet fjalë për një trafik kokaine të kontrolluar nga Drejtuesit e Policisë.

Taulant Balla me Policinë e Durrësit dhe AMP po fshehin trafikun e drogës.

Më 13 dhjetor u shoqëruan mbi 20 persona të operatorit portual Mariner Adriatic dhe disa policë kufitarë për tu marrë në pyetje lidhur me kontenierin me banane të firmës “Bana King” i cili në datën 8 dhjetor ka dalë pa kryer asnjë procedurë doganore, skaner kontroll jashtë portit te Durrësit duke u zbrazur në një parking në afërsi të portit në Shkozet. Pas 3 orë e 30 minutash është rikthyer në Portin e Durrësit, është futur përsëri në terminal pa asnjë kontroll. Kornologjia e kesaj ngjarje është fshehur me idenë e kontrabandës së bananeve (versioni me i turpshëm) i historisë me urdhër direkt të drejtorit të Policisë Durrës Skender Hita i besuar i Taulant Ballës.

Ajo që ndodh vërtetë ka të bëjë me ndryshimin e drejtuesve të policisë vendore në Durres dhe në kufi. Që prej afro 1 viti e gjysmë nuk është kapur asnjë sasi droge në port dhe pse është krijuar një njësi e veçantë enkas për kontenierët. Po njësia drejtohet nga një oficer i rikthyer enkas për këtë pozicion dhe për të drejtuar trafikun me lidhjet me familjet mafioze në Durres (G. T) nje shef droge i akuzuar për mbjelljen e kanabisit në Fier (G. D). Këtu duhet jo vëtpastrim i policisë por hetim nga SPAK për trafik ndërkombtar droge nga vetë policët.

Janë të gjitha faktet e vërtetuara nga kamerat e sigurisë mbi hyrje daljet e kontenierit.

Po tentohet të kalohet pa zhurmë kjo ngjarje tepër e rëndë.

SYRI TV u interesua edhe pranë Policisë së Shtetit në lidhje me këtë episod, dhe ngjarja konfirmohet, por siç e raporton denoncuesi është regjistruar për lejimin e kontrabandës së mallrave.

Gjithashtu Policia tregohet e rezervuar në dhënien e detajeve se për çfarë kontrabande mallrash bëhet fjalë apo cila ishte kompania që është toleruar. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, Policia bën me dije se në bazë të operacionit “Sinkroni” ka arrestuar 4 persona me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, ndërsa është shpallur në kërkim shoferi i kontenierit.

Regjistronin të dhëna të rreme, duke shpërdoruar detyrat, në mënyrë që automjete dhe kontenierë t’iu shmangeshin kontrolleve në PKK dhe të kalonin mallra të kontrabanduara, vihen në pranga 4 shtetas.

Vijon puna për kapjen e një 56-vjeçari, i cili dyshohet se duke falsifikuar elementet e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte, ka kaluar mallra të kontrabanduara.  Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Në vijim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 56 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kondrabanda me mallra të tjera”, pasi dyshohet se ka falsifikuar vulat e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte dhe me të ka kaluar mallra të kontrabanduara.

Tashmë i mbetet Prokurorisë për të kryer hetimet e nevojshme për të vërtetuar nëse version i sakt është ai denoncuesit pranë Syri TV apo version i Policisë, që kalimin e kontenierit me banane nga Amerika Latine e konsideron “kontrabandë bananesh”. Por fakt është, që prej 1 viti e gjysmë, siç tregon edhe denoncuesit, në Portin e Durrësit nuk është kapur asnjë ngarkesë kokainë, ndërkohë që para kësaj date goditjet e rasteve të trafikut ishin më të shpeshta.

Marrë nga Syri.net

trafik kokaine në durrës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet