LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Propozimet e sinqerta të një maniaku, baba i 3 fëmijëve pranon që është një ‘Pedofil’

Ndryshe nga rastet e mëparshme, kur maniakë të tillë, nuk e fshehin aspak qëllimin që kanë ndaj vajzave, Timi ka një formulë krejt të ndryshme, atë të premtimit për martesë.

10 Nëntor 2023, 21:59 Nga I.A

VIDEO/ Propozimet e sinqerta të një maniaku, baba i 3

TIRANË- Që nga nisja e emisionit ‘Piranjat’, jave pas jave, i është dhënë zë mbrojtjes nga dhuna dhe ngacmimet seksuale që vijnë nga rrjetet sociale. I kemi ndjekur me vëmendje të veçantë rastet, që janë shtuar dhe vazhdojnë të shtohen çdo ditë në platforma të ndryshme interneti. Shpesh herë me vajza minorene. Ky fakt ka sjellë një rritje të besimit ndaj ‘Piranjave’, e natyrshëm ka rritur edhe numrin e denoncimeve për këto forma perverse të ngacmimeve online.

Rasti i fundit është ai i një personi rreth të 40-tave, i cili ngacmon vajzat në rrjetet sociale, pavarësisht moshës që ato kanë. Ndryshe nga rastet e mëparshme, kur maniakë të tillë, nuk e fshehin aspak qëllimin që kanë ndaj vajzave, Timi ka një formulë krejt të ndryshme, atë të premtimit për martesë.

Dhe kjo do të ishte normale, nëse vajza nuk do të ishte nën moshë. Sepse, në realitet, ajo nuk i ka mbushur ende 16 vite. Biseda mes maniakut dhe minorenes, nis me pyetje e përgjigje normale, dhe me premtimin e tij se mund të mbeteshin vetëm shokë per shkak te diferencës që kanë në moshë. Por sidoqoftë, ai nuk nguronte ftojë vajzën për një kafe.

Se çfarë mund të kërkojë një 40 vjeçar në lokal, për një kafe me një vajzë pak më shumë se 15 vjeçare, këtë vetëm maniakët mund ta dinë. Prandaj ajo vendos të mos i përgjigjet interesimit të një personi, që për nga mosha mund të jetë babai i saj. Dy javë më vonë, maniaku nis t’i shkruajë sërish duke i sugjeruar vajzës që të fliste me prindërit e saj. Dhe këtu vajza, vendos të komunikojë me nënën e saj, e cila kontakton menjëherë redaksinë e ‘Piranjave’ duke u dhënë akses në instagramin e 15-vjeçares, nga ku gazetarët e infiltruar nisin bisedën me maniakun.

Në biseda maniaku shkruan se ka vetëm një fëmijë me ish-bashkëjetuesen, por gazetarët më parë kanë marrë të gjitha informacionet për të. Adresën, punën që bën, dhe familjen e tij të rregullt me grua dhe tre fëmijë.

Chat pas chati, ai nis të afrohet me vajzën, e cila tashmë është jashtë loje, dhe më pas i kërkon asaj që ta njohë nëpërmjet fotove apo videove. Ndërkohë e infiltruara e stafit të ‘Piranjave’ ia plotëson dëshirën.

Pasi ka parë fytyrën e vajzës, ai e kalon bisedën në një nivel tjetër tepër të ngrohtëëëë duke i nisur një foto të trupit të tij nga pasqyra e tualetit të shtëpisë ku jeton.

Por në fakt, ky ishte vetëm fillimi, sepse pas kësaj fotojë të parë, Timi e ul celularin më poshtë, duke dhuruar një set fotosh e videosh porno pa e patur aspak problem që përballë mendonte se kishte një vajzë ende pa mbushur 16 vite.

Kjo është vetëm një pjese e strategjisë së maniakut. Sepse ai ka edhe një tjetër plan. Kërkon ta bindë vajzën se do përfundojnë bashkë në martesë, pavarësisht se ajo është minorene. Dhe për të qenë me i besueshëm, përfshin edhe prindërit e tij të moshuar duke i nisur foto dhe video.

Por kur preket argumenti i një raporti të mundshëm intim, ai bëhet menjëherë konkret dhe zbulon qëllimin që i ka vënë vetes. Duke u thënë vajzës që unë sapo jam shtrirë dhe kam prekur me duar ‘shokun tënd’. Me këtë maniaku sapo ka demonstruar anën e tij më të errët prej perversi.

Pasi ka shfryrë epshin seksual në chat, maniaku nis të reflektojë. Jo për atë çfarë po i bën një të miture, por thjeshtë për frikën se mos bjerë në ndonjë grackë duke i thënë vajzës që kam frikë të të takoj, sepse janë disa emisione që bëjnë kamera të fshehta më maniakë dhe pedofila. Këto momente reflektimi tek maniaku, nuk janë një thirrje e ndërgjegjes, por thjeshtë demonstrim frike për çfarë mund t’i ndodhë.

Njëkohësisht ai e fton vajzën për takim, dhe takimi bëhet direkt të neseërmen. Maniakët sipas Timit janë mbi 50 vjeç. Të tjerët e kanë të justifikuar. Në momentin e uljes në kafe, vajza i tregon një të vërtetë që është e virgjër dhe që ende nuk i ka mbushur 16 vite, por për Timin si një vit apo 2 nuk janë problem, por vetëm ia shton bindjen se kjo vajze minorene është ajo e duhura për nuse. Pavarësisht se në moshë është me e vogël se djali i tij.

Pasi kanë mbyllur bisedën, Timi kërkon që ta shpërblejë vajzën për kënaqësinë që i dha, duke i ofruar 10 mije lekë të vjetra, dhe e infiltruara sigurisht që nuk ja merr.

Në momentin që Piranjat dalin zbuluar dhe të përballen me maniakun, ai largohet me nxitim. Por pas një ‘sprinti’ të shkurtër, Timin nuk e mbajnë më këmbët, prandaj ndalon dhe vendos të përballet me problemin që vetë e ka shkaktuar duke u justifikuar se ky ishte një kruth e, më pas nis të përgjërohet. I zënë ngusht, dhe i frikësuar në kulm, maniaku kërkon falje gjatë gjithë kohes, duke premtuar se kjo gjë nuk do të ndodhë me asnjëherë.

Marrë nga Syri.net

ngacmim seksual i te mitures

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje