LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ “Ndyrësirë, plehrë...” Drejtoresha konfliktohet me punonjësit jashtë shkollës në Durrës

Drejtoresha nuk është konfliktuar vetëm me zotin Muça, por edhe me punonjësit e pastrimit. Ajo nxjerr fëmijët, për të lëvizur koshat e mbeturinave jashtë shkollës dhe ulëret në rrugë.

25 Nëntor 2022, 21:32 Nga F.M
VIDEO/ “Ndyrësirë, plehrë...” Drejtoresha
Konflikti

DURRËS- “Stop” ishte në Fllakë të Durrësit për shqetësimin e zotit Muhamed Muça, i cili është në konflikt me drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare “Bajram Gashi”, Merita Difi. Sipas Muhamedit, drejtoresha kërkon që ai të heqë kioskën afër shkollës, ku shet produkte të gatshme për fëmijë, por asgjë të rrezikshme.

“Arsyeja e drejtoreshës është se pse komshia këtu, ka këtë kioskën dhe insiston me këmbëngulje që kjo koskë të hiqet nga këtu në një kohë që unë këtë kioskë  kam tash 25 vite të vendosur këtu, që mund të verifikohet, e mund të konstatohet. Tregtoj lapsa, stilolapsa, fletore, molto, patatina, çokollata, të cilat ka ardhur AKU se ma ka sjellë vjet dhe ka bërë verifikim të të gjitha këtyre materialeve e produkteve dhe ka ikur me konkluzionin që i ke çdo gjë brenda standardit. As nuk gatuaj hamburger, as nuk gatuaj sanduiçe, as nuk gatuar byreqe, as nuk kam bylmete. Me logjikën e kësaj, unë duhet të ngrihem me kioskë dhe me shtëpi e të iki nga këtu”, u shpreh ai.

“Stop” e pa vetë nga afër se çfarë tregtohet brenda në kioskë.

Dal me nxjerr bukën e gojës”, tha denoncuesi.

“Në mëngjes, ku vijnë kalamajtë nga shtëpia me autobus, hyn ndonjë fëmijë me ble ndonjë fletore, ndonjë stilolaps, ndonjë çokollatë, ndonjë molto, ndonjë patatinë. Nuk po e imponoj fëmijën të vijë të blejë tek unë, ama fëmija shkon e blen edhe tek dyqani tjetër. Deri para disa kohësh drejtoresha vinte tek kjo koskë që shihni ju, se nuk është dyqan ky, vinte edhe vetë, edhe i kapte gjërat me dorë vetë, jo kjo bën, jo kjo s’bën. Nuk paguante asnjë lek”, tha Muça më tej.

Drejtoresha nuk është konfliktuar vetëm me zotin Muça, por edhe me punonjësit e pastrimit. Ajo nxjerr fëmijët, për të lëvizur koshat e mbeturinave jashtë shkollës dhe ulëret në rrugë.

Drejtoresha: Ta kam tregu ty e Vangjushit! Unë të kap zvarrë dhe të marr jetën, derisa të vijë policia.

I del para autobusit të nxënësve në prani të policisë.

Drejtoresha: I përgjigjem unë rendit. Lëre këtu! Këtu!

Konfliktohet me punonjësin e pastrimit, sepse lëviz pozicionin e koshit, drejtoresha jep urdhër, fëmijët lëvizin koshin.

Punonjësi: Çdo shkollë ka koshin e vet.

Drejtoresha: E kam në shkollë koshin.

Punonjësi: Po s’je ti, që i heq këto, është tjetërkush.

Drejtoresha: Ndrysho vendimin e Këshillit Bashkiak!

Punonjësi: Ka mundësi motra ime, ti të bësh punën tënde, unë timen?!

Drejtoresha: Unë bllokoj shkollën!

Sharje e ofendime ndaj Muçës.

Drejtoresha: Ndyrësirë! Nuk e heq nga puna unë atë, o plehrë!

“Stop” mori takim me drejtoreshën Merita Difi, por komunikimi me të ishte shumë i vështirë. Në vend që të merret me gjërat brenda shkollës, ajo kërkon të komandojë edhe komunitetin përreth.

Drejtoresha: Jam drejtoresha më me këmbë në tokë në një institucion shtetëror. Nëse institucionet shtetërore, duke filluar ZVA, Bashki Durrës, DAP, ministri janë duke dalur shumë keq në këtë moment, jam unë ajo që po të them, jam drejtoresha e shkollës që kam dalur më mirë se gjithkush. Po kërkoj mosdhunimin e nxënësve të kësaj shkolle. Këta i kam mbretër. Këta janë mbretërit e mi, nuk janë biznesmenët. Fëmijët nuk dalin nga dera.

Gazetarja: Po pikërisht pra. Nëse nuk dalin nga dera nuk blejnë as tek kioska ngjitur, asgjë tjetër. Futen në 8 dhe dalin në orën 1.

Drejtoresha: Futu pak brenda të lutem. Kjo është brenda shkollës? Të shet tek hekurat?

Gazetarja: Nëse të shet tek hekurat, më jep filmimin dhe do vij unë të verifikoj zotërinë.

Drejtoresha: Ja ku i ke provat. Do fara?

Gazetarja: Këto mund t’i kenë blerë përpara.

Drejtoresha: O “Stopi” filmoji. Më largo kioskën ti si media 50 metra nga ambienti shkollë, ose i kërkoj parlamentit shqiptar moszbatimin e ligjit. O media, hajde këtu, filmoje pak.

Gazetarja: Ky nuk është vend për të parkuar makinën.

Drejtoresha: Është “Benzi” im. Ato fotot merri se t’i ka çuar ai.

Gazetarja: Nuk e di fare i kujt është “Benzi” t’i më thua është makina ime. Nuk lejohet aty pra. Pashë 2 fëmijë këtu që ishin me kazma në dorë duke punuar. Me çfarë të drejte?

Drejtoresha: Mos vallë, kur isha unë në drejtori është hequr kjo me dashje që ata…

Gazetarja: Ç’punë ke ti jashtë shkolle?

Drejtoresha: Kam nxënës, nuk kam lepuj. Kam fëmijë shkolle.

Gazetarja: Merru me fëmijët brenda shkolle.

Drejtoresha: Me këta do merrem.

Gazetarja: Mos bëj këto lloj skena.

Drejtoresha: Me këta do merrem dhe nuk ka “Stop”…, por stop korrupsionit, stop miqve dhe shokëve nëpër institucione.

Në lidhje me këtë situatë, DRAP Durrës shpjegon, që kompetencat e drejtoreshës janë vetëm brenda shkollës dhe nuk i takon asaj të dalë jashtë shkolle dhe të kërkojë gjëra që nuk lidhen me detyrën e saj.

Marrë nga tvklan.al

merita difi shkolla bajram gashi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet