Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEO/ Momenti kur të ftuarit 'tronditen' LIVE nga tërmeti, Vilma Masha: Shpresojmë që kaloi
Të ftuarit ndalojnë së foluri dhe fokusohen tek dridhjet e tërmetit, pavarësisht se moderatorja Vilma Masha përpiqet të mbajë situatën nën kontroll.
16 Janar 2023, 07:40Nga F.M
Vilma Masha
TIRANË- Videoja tregon momentin e përjetimit të tërmetit që tronditi një natë më parë vendin. Në momentin që lëkundja me magnitudë 47. gradë të shkallës rihter tronditi të gjithë Shqipërinë, por transmetohej 'Studio Sport' në Vizion Plus.
Të ftuarit ndalojnë së foluri dhe fokusohen tek dridhjet e tërmetit, pavarësisht se moderatorja Vilma Masha përpiqet të mbajë situatën nën kontroll.
"Tërmet, u tërmet...të ndalojmë. Marshallah,"- thonë të ftuarit.
"Të shpresojmë që kaloi,"- shton Masha.
Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.