LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Kunati e ther pas ndarjes me motrën, Gjykata e lë në arrest shtëpie të dhunuarin

Palët kanë pretendime të ndryshme, por për t’i dhënë një zë më zyrtar kapim Oficerin e Policisë Gjyqësore, Esmerald Bega.

8 Dhjetor 2023, 22:27 Nga I.A

VIDEO/ Kunati e ther pas ndarjes me motrën, Gjykata e lë në

TEPELENË- Jeta familjare e Ledjon e Elena Shatros ishte shumë e qetë dhe në dukje gjithçka ishte në rregull ndërmjet çiftit. Familja ishte bekuar me ardhjen në jetë të një djali dhe po mendonin emigrimin për të nisur një kapitull të ri… më të mire, por jo gjithçka shkoi sipas planit.

‘Vendosa të iki në Gjermani me kunatin, vëllain e Elenës. Bëra gjithçka gati të merrja dhe bashkëshorten siç ramë dakord. Kur ika atje, kuptova që partnerja kishte ndryshuar mendje. Kishte aplikuar dhe filluar punë si infermiere në spital.

‘Më kërkoi të ndaheshim. U ktheva nuk u pajtuam. Kërkova djalin për ta vizituar, pasi ajo mendon se është i sëmurë. Shkova në Sarandë për ta vizituar dhe doktoresha i hodhi poshtë pretendimet e saj.

‘Shkova në plazh, sipas udhëzimit të doktoreshës, për të provuar se djali është në rregull, dhe kjo e acaroi së tepërmi partneren time, që nisi me kërcënime të forta. Ajo dhe vëllai i saj.

‘U nisa me urgjencë drejt shtëpisë së saj. Ajo vjen dhe më rrëmben djalin nga duart duke më goditur në kokë. Nuk mori as rrobat e tij. Më pas vjen dhe kunati Rigesti dhe më qëllon me thikë.

‘U mbrojta, por thika më preu në bark. Isha shumë keq, shkova në polici, më udhëzuan të shkoja në spital. Shkova në spitalin e Tepelenës, më pas drejt Gjirokastrës. Nuk më morën dëshmi, ndërsa kunatit ia morën. Nuk bënë ekspertizën e ngjarjes. Unë si i dhunuar përfundova pas burgu në arrest shtëpie, ai detyrim paraqitje. Nuk është e drejtë’, tha Ledjon Shatro.

Piranja Kamila Xhakaj më pas arriti të bisedonte dhe me kunatin e Ledjonit, Rigestin. ‘Nuk kam më problem me të. Ndodhi një sherr sepse më dhunonte motrën. Nuk e kam goditur me çelës, por me thikë.

‘Më ka goditur në gojë dhe në kokë. Isha për ndërhyrje, nuk e di se pse mua më morën dëshminë, ndërsa atij jo’.

Në këto momente vjen dhe motra e tij, Elena. ‘Ai nuk ishte i përgjegjshëm për djalin. E goditi dhe e lëndoi vëllain. Rigesti vetëm më mbrojti, ai e goditi i pari. Mesazhi lutës për të tërhequr denoncimin? Nuk doja të agravonte. Ai është fajtori’.

Palët kanë pretendime të ndryshme, por për t’i dhënë një zë më zyrtar kapim Oficerin e Policisë Gjyqësore, Esmerald Bega. ‘Unë kam bërë punën time. Sipas asaj që di, Ledjoni ka goditur i pari nga makina. Problem është që nuk ka pasur kamera dhe është e vështirë ta zbulojmë’.

Praktikisht, kamera nuk ka pasur, por dinamika e ngjarjes u është besuar vëlla e motër, jo Ledjonit. Shpresojmë që autoritetet të marrin seriozisht çështjen dhe të japin drejtësi, pavarësisht nga anon ajo. 

Marrë nga Syri.net

elena shatro ledjon shatro

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet