Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë kontrollit iu gjetën 13 targa automjetesh të vjedhura, 11 prej të cilave i kishte vjedhur vetëm gjatë ditës së djeshme.
TIRANË- Një 23 vjeçar u arrestua pasi vodhi 11 targa automjetesh në kryeqytet. I riu me inicialet J.L ka vjedhur 11 targa automjetesh në Yzberisht, Kombinat dhe Misto Mame. Në momentin e arrestimit J.L u kap në flagrancë duke vjedhur targat e një automjeti.
Gjatë kontrollit iu gjetën 13 targa automjetesh të vjedhura, 11 prej të cilave i kishte vjedhur vetëm gjatë ditës së djeshme. Këto targa do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin për veprimtari kriminale. 23 vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë në Belgjikë për vepra penale në fushën e narkotikëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Plate number”. Vodhi gjatë një dite, targat e 12 automjeteve, të cilat dyshohet se do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari. 23-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.
Sekuestrohen targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura, doreza dhe mjete të cilat 23-vjeçari i përdorte për të kryer vjedhjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapjen e shtetasve që kryejnë vjedhje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Plate number”. Si rezultat, u kap në flagrancë duke vjedhur targat e një automjeti, në “Misto Mame”, dhe u vu në pranga, shtetasi J. L., 23 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, po gjatë ditës së djeshme, ka vjedhur targat e 11 automjeteve të ndryshme, në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit. Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura. Vijon puna për dukumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale
Arben Gjata TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë, Arben Gjata është nj&eu...
SPAK TIRANË- Zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të përfshirë në aferën e koncesionit të sterilizimit. Ndalimet jan...
Policia e Tiranës TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas polak të identifikuar me emrin Dominik Or...
Ilir Rrapaj TIRANË- Policia ka nisur arrestimet pas hetimeve 3-vjeçare për koncesionin e sterilizimit. Kështu, disa orë pas shoq...
Klodjan Rjepaj TIRANË- Arrestohet ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, në lidhje me koncensionin e...
Ilir Rrapaj dhe Edi Rama TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj është ndaluar nga policia ne jug të vendit mbrëmjen e kaluar dhe &eum...
Moti TIRANË- Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territori...
Gazetari ITALI- Turizmi italian në Shqipëri ka bërë që televizionet italiane të bëjnë kronika në lidhje me bum...
Foto ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës mbrëmjen e sotme. Mësohet se një makin&...
Turistet BERAT- Disa turistë italianë janë larguar pa paguar në një restorant në Berat. Ngjarja ka ndodhur mbrë...