30 Tetor 2025, 16:12
Nga E.d
Foto ilustruse
VLORË- Policia ka proceduar penalisht një 22-vjeçar në Vlorë. 22-vjeçari nuk i është bindur urdhërave të policisë dhe ka kryer manovra të rrezishme, të cilat kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Kjo ka vështirësuar gjithashtu edhe qarkullimin e makinave të tjera.
Mbi 22-vjeçarin banues në Vlorë, rëndojnë akuzat për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Kjo pasi, i riu ka xhiruar gomat e automjetit tip “BMW”, të cilin po drejtonte, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët.
Njoftimi i policisë
Procedohet penalisht, gjobitet dhe i sekuestrohet automjeti një drejtuesi mjeti që rrezikoi sigurinë publike me manovra të rrezikshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ngarkim të shtetasit D. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në vendin e quajtur “Kapelja”, ka xhiruar gomat e automjetit tip “BMW”, në mënyrë të përsëritur, duke u shndërruar në një rrezik për qytetarët dhe automjetet e tjera që qarkullonin në atë zonë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të patrullës së përgjithshme për të ndaluar.
Njëkohësisht, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Vlorë i vendosën këtij shtetasi masë administrative në vlerën 5200 lekë, për shkelje të neneve 139/8, 153/5, 139/3, 190/1-6 dhe 120/1-6 të Kodit Rrugor, si dhe masën plotësuese të tërheqjes së lejes së drejtimit. Në përfundim të të gjitha veprimeve procedurale dhe administrative, u bë edhe sekuestrimi i automjetit. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Policia e Vlorës apelon për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe sjelljet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve./Dosja.al
vlorë 22-vjeçari policia
Aktualitet
30 Tetor 2025, 15:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar sot një 30-vjeçar në Tiranë. I arrestuari është Marius Xhepa 30 vj...
Aktualitet
30 Tetor 2025, 15:25
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg në mungesë për Aleksandër Lahon i n...
Aktualitet
30 Tetor 2025, 15:04
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia ka arrestuar sot një 37-vjeçar. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për trafikim t...
Aktualitet
30 Tetor 2025, 14:37
M.L
Mikel Marsi
VLORË- Daja i 17-vjeçarit Leandro Shametaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në Vlorë dy ditë m&eu...
Aktualitet
30 Tetor 2025, 14:19
M.L
Foto ilustruese
VLORË- Janë publikuar pamjet e rënda të aksidentit në Vlorë, ku mbi jetën tragjikisht Leando Shametaj. S...
Aktualitet
30 Tetor 2025, 14:16
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Hajri Bajramaj, i cili p...
Aktualitet
30 Tetor 2025, 14:02
M.L
Daci-Veliaj
TIRANA- Avokati Jordan Daci ka njoftuar se është tërhequr nga mbrojtja ligjore e ish-kryetarit të Bashkisë së Tir...
Aktualitet
30 Tetor 2025, 13:33
M.L
Autori
BERAT- Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristo Memën (i njohur edhe si Konta...
Aktualitet
30 Tetor 2025, 13:11
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me arsenalin e armëve të gjetura një ditë më parë në...
Aktualitet
30 Tetor 2025, 12:54
I.A
Kastriot Ismailaj
TIRANË- Është zbardhur vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) për &...