Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Dy vite më parë në territorin që administrohet nga Albafilm, brenda ish-Kinostudios, filloi ndërtimi i Parkut të Artit.
TIRANË- Pak ditë më parë, në redaksinë tonë mbërriti kopja e një letre që ish-administratori i shoqërisë Albafilm, zoti Nezir Selimaj i ka drejtuar këtij institucioni, në të cilën denoncoheshin shkelje banale te ligjit, në mes të Tiranës.
Dy vite më parë në territorin që administrohet nga Albafilm, brenda ish-Kinostudios, filloi ndërtimi i Parkut të Artit. Për ti hapur rrugë këtij projekti të ri, u desh të shemben shumë objekte të ndërtesave të mëparshme, nga ku u nxorën mbi 20 kapriate të Parkut të Madh, 11 dyer të blinduara të lëvizshme, tulla, tjegulla si dhe gjendje hekuri skrap nga garazhet e autoveturave.
Pra, një sasi e konsiderueshme materialesh te riciklueshme, të cilat duhej të ishin trajtuar, sipas udhëzimit nr 30, të vitit 2011, të Ministrit të Financave, në të cilin thuhet se ‘Aktivet që pas vlerësimit nxirren jashtë përdorimit, kur mund të përdoren si vjetërsira/mbeturina/materiale të riciklueshme, hiqen nga regjistri i aktiveve në përdorim, bëhen hyrje në magazinë dhe u shiten me ankand ndërmarrjeve që i grumbullojnë.’
Por në rastin tonë duket se kjo nuk ka ndodhur aspak, sepse në letrën që ish-administratori i ka dërguar Albafilmit, thuhet se kjo pasuri publike nuk është administruar nga Albafilm, pasi në rezultatin ekonomik të vitit 2022 të ardhurat që do të vinin nga vlerësimi i aktiveve nuk janë pasqyruar në faqen zyrtare të QKB-së, edhe pse nga ankandi, shoqëria do te përfitonte 30 deri 40% te ardhura shtese, te krahasuara me ato vjetore.
Nëse kjo pasuri, tashmë e tjetërsuar nuk figuron e vlerësuar, jemi përballë një skandali me dëm të konsiderueshëm ekonomik, që ka ndodhur as 100 metra distancë nga Ministria e Kulturës, nga e cila varet Albafilmi.
Të kenë mbërritur deri këtu sa të vjedhin tjegullat dhe skrapin???
‘Në dijeninë time nuk ka asgjë për këto. Nuk ka procesverbale. Nuk e di, se nuk jam drejtues.’
Pavarësisht mungesës se informacionit, juristja sapo konfirmoi që nuk paska asnjë dokumentacion për administrimin e vlerave që mbartin aktivet e objekteve që janë shembur. Por ku kanë shkuar ato?
‘Nuk kam dijeni. Për të gjitha duhet t’i drejtoheni zyrës ekonomike. Si praktikë, procesverbalin e mban një komision i ngritur nga administratori, por në dijeninë time nuk është ngritur një i tillë’- shtoi juristja.
Ndërsa drejtoresha e Albafilm, zonja Gerta Ajazi nuk dha asnjë shpjegim.
‘Për çfarëdo lloj gjëje, mund të dërgoni një shkresë dhe ne ju kthejmë përgjigje në anë zyrtare. Dy muaj kam që kam ardhur, nuk kam informacion, prandaj do ju kthej përgjigje me shkresë.’
E vërtete, administratorja ka dy muaj në këtë post, por pasi më përpara ka qenë drejtoreshë ekonomike e Albafilmit. Pra, me përgjegjësi totale për çfarë ka ndodhur me materialet e zhdukura nga shembja e ndërtesave.
Marrë nga Syri.net
FIER- Geraldo Haxhia pati një moment që i ndryshoi krejtësisht jetën e tij. Ai i mori jetën në një aksident mobilistik poli...
Foto nga investigimi TIRANË-Në Qershor të vitit të kaluar, u shpallën më shumë se 40 degë me prioritet kombtar, p&e...
Eduart Ismaili TIRANË- Emisioni Piranjat ka sjellë rastin e një qytetari i cili ka tentuar të mashtrojë. Qytetari Eduart Isma...
EURO 24 TIRANË-Tifozat dhe qytetarë të shumtë dashamirës të futbollit dhe Kombëtares kanë nisur festën në...
Aksident ne Elbasan ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Elbasan, ku si pasojë e aksiden...
Kanabisi ANGLI- Fqinjët dyshues në Angli ndihmuan policinë të zbulonte një 'shtëpi bari' me vlerë gati 150,000 £ n...
Foto Ilustruese KUÇOVË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Mësohet se një makina ka ...
Ferma e kanabisit SPANJË-Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi është kapur brenda një ...
Nikoll Deda TIRANË- Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka rrwzuar ditwn e sotme kërkesë...
Foto nga takimi Në kuadër të Javës së Sipërmarrjes, organizuar nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klim&eu...