LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendimi penal ndaj Ilir Pajës/ Reagon Ministria e Drejtësisë: Pretendimet për mosveprim dhe neglizhencë janë të pavërteta! 

Në deklaratën e tyre thuhet se faktet zyrtare dëshmojnë se që prej nisjes së procedurës në vitin 2022, Ministria ka vepruar në mënyrë të vazhdueshme, të dokumentuar dhe pa asnjë vonesë.

2 Mars 2026, 18:22 Nga E.d
Vendimi penal ndaj Ilir Pajës/ Reagon Ministria e Drejtësisë:
Foto ilustruse

TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me raportimeve mediatike mbi rastin e procedurës së njohjes dhe ekzekutimit të vendimit penal italian të dhënë ndaj Ilir Pajës. Përmes një deklarate zyrtare Ministria saqron se  pretendimet për mosveprim, neglizhencë apo vonesa janë të pavërteta.

Në deklaratën e tyre thuhet se faktet zyrtare dëshmojnë se që prej nisjes së procedurës në vitin 2022, Ministria ka vepruar në mënyrë të vazhdueshme, të dokumentuar dhe pa asnjë vonesë. Sipas tyre, është përcjellë çdo kërkesë e Gjykatës së Apelit pranë autoriteteve italiane.

Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë:

Referuar disa raportimeve mediatike mbi rastin e procedurës së njohjes dhe ekzekutimit të vendimit penal italian të dhënë ndaj shtetasit Ilir Paja, Ministria e Drejtësisë sqaron mediat dhe opinionin publik, se pretendimet për mosveprim, neglizhencë apo vonesa nga institucioni jonë, janë kategorikisht të pavërteta.

Faktet zyrtare dëshmojnë se, që prej nisjes së procedurës në vitin 2022, Ministria ka vepruar në mënyrë të vazhdueshme, të dokumentuar dhe pa asnjë vonesë, duke përcjellë çdo kërkesë të Gjykatës së Apelit pranë autoriteteve italiane, si dhe duke transmetuar menjëherë çdo informacion dhe akt plotësues të mbërritur, në përputhje të plotë me legjislacionin penal vendas dhe detyrimet ndërkombëtare.

Referuar këtij rasti, bëjmë me dije se procedura e njohjes së vendimit penal italian të dhënë ndaj shtetasit Ilir Paja ka filluar në vitin 2022 me kërkesën e autoriteteve italiane me referencë: EA-ALBANIA-FM 16/2022, datë 15.11.2022, të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë.

Me Vendimin Nr. 370 akti, datë 28.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i lënë në fuqi me Vendimin Nr. 1340, datë 28.07.2023, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është njohur vendimi penal italian të dhënë në ngarkim të këtij shtetasi, dhe është dënuar ky shtetas me 25 vjet e 4 muaj burg.

Në vijim të shqyrtimit gjyqësor pas ankimeve dhe rekursit të ushtruara nga ky shtetas Gjykata e Lartë me Vendimin Nr. 70011-00244-00-2025 Regj.Them., datë 18.09.2025, ka vendosur: prishjen e Vendimit Nr. 1340, datë 28.07.2023, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm (e cila kishte lënë në fuqi Vendimin Nr. 370 akti, datë 28.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit penal italian të dhënë ndaj këtij shtetasi ) dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë së njëjtës gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Në ngarkim të detyrave të lëna nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i është drejtuar autoriteteve të drejtësisë të Italisë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë me kërkesën për informacion plotësues në lidhje me çështjen penale aktualisht në rishqyrtim pranë kësaj gjykate me objekt “njohjen e vendimit penal italian të dhënë në ngarkim të shtetasit Ilir Paja”.

1. Me shkresën Nr. 28592 Prot., datë 31.12.2025, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është kërkuar informacion në lidhje me shtetasin Ilir Paja.

Kërkesa është dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë së Italisë me shkresën e Ministrisë tonë të Drejtësisë Nr. 61, dt. 07.01.2026 si dhe me emailin zyrtar të datës 08.01.2026.

2. Me shkresën Nr. 1910 Prot., datë 29.01.2026, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është kërkuar në mënyrë të përsëritur informacion me të njëtin objekt në lidhje me shtetasin Ilir Paja.

Kërkesa është dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë së Italisë me shkresën e Ministrisë tonë të Drejtësisë Nr. 61/2, dt. 04.02.2026.

3. Me shkresën Nr. 2263 Prot., datë 11.02.2026, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është kërkuar në mënyrë të përsëritur informacion në lidhje me shtetasin Ilir Paja.

Kërkesa është dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë së Italisë me shkresën e Ministrisë tonë të Drejtësisë Nr. 61/5, dt. 19.02.2026.

Kjo gjykatë ka përcjellë në mënyrë të përsëritur kërkesën për informacion plotësues kërkesë e cila në çdo rast është dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë së Italisë me postë zyrtare dhe për shkak të urgjencës edhe me email zyrtar.

Me shkresën Nr. 983/12 Prot./R.P, datë 20.02.2026, të Prokurorisë së Përgjithshme jemi informuar mbi Shkurtim -Vendimin Nr. 438 (61010-01328-30-2026) Regj. Them., datë 17.02.2026, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e cila ka vendosur:

– pranimin e kërkesës së shtetasit Ilir Paja;

-revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj këtij shtetasi për efekt të njohjes së vendimit penal italian, me vendimin Nr. 1010 Regj., datë 03.12.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

-caktimin ndaj shtetasit Ilir Paja të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”;

-lirimin e menjëhershëm të shtetasit;

Ministria e Drejtësisë e Italisë ka përcjellë më emalin e datës 19.02.2026, aktet plotësuese në lidhje me këtë shtetas (vetëm në gjuhën italiane), duke theksuar se përkthimi në gjuhën shqipe do të dërgohet sapo të jetë gati.

Këto akte janë dërguar pranë autoriteteve të drejtësisë, përkatësisht Gjykatës së Apelit dhe Prokurorisë së Përgjithshme me shkresën e Ministrisë së Drejtëisë Nr. 61/9 Prot.A.H, datë 23.02.2026.

Theksojmë se Ministria e Drejtësisë në zbatim të funksioneve dhe kompetencave të saj bazuar në legjislacionin penal të brendshëm dhe ndërkombëtar ka komunikuar pa vonesë çdo informacion dhe dokumentacion objekt të kërkesës së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në lidhje me çështjen e njohjes së vendimit penal italian të dhënë në ngarkim të shtetasit Ilir Paja./Dosja.al

ministria e drejtësisë ilir paja itali

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!