LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit, Komiteti i Helsinkit: Policia veproi në mënyrë të paligjshme, askush nuk ndalohet bazuar në dyshime

KSHH shton se gjatë kqyrjes së dokumentacionit të sipër përmendur, rezultoi i munguar dokumentimi i të dhënave dhe gjeneraliteteve të shtetasit L.K, për kohën hyrjes dhe qëndrimit të tij tij në Komisariat, cilësinë dhe shkaqet ligjore të kufizimit të tij të lirisë.

21 Tetor 2022, 17:12 Nga F.M
Vdekja e Lear Kurtit, Komiteti i Helsinkit: Policia veproi në
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka kërkuar nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë për rastin e vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti, që ndërroi jetë në duart e efektivëve të policisë. Në një reagim zyrtar, KSHH thotë se sipas ligjit, në këtë rast do të duhej të mbahej një procesverbal ku të pasqyroheshin të gjitha rrethanat dhe se një person nuk mund të shoqërohet në polici duke u mbështetur vetëm në dyshime. Në reagim shkruhet se grupi i monitorimit të KSHH-së kërkoi të njihej me regjistrat ku duhet të pasqyrohen rastet e shoqërimit, por nën argumentimin se dokumentacioni është sekuestruar nga ana e punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vëzhguesve të KShH-së nuk i është vënë në dispozicion asnjë akt tjetër ligjor përveç Regjistrit të Evidentimit të të Dhënave për Personat e Shoqëruar, Regjistrin e Hyrje-Daljeve dhe Librin e Dinamikës. KSHH shton se gjatë kqyrjes së dokumentacionit të sipër përmendur, rezultoi i munguar dokumentimi i të dhënave dhe gjeneraliteteve të shtetasit L.K, për kohën hyrjes dhe qëndrimit të tij tij në Komisariat, cilësinë dhe shkaqet ligjore të kufizimit të tij të lirisë.

NJOFTIM PËR SHTYP: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) duke marrë shkas nga të dhënat e medias të datës 20.10.2022 mbi 32 vjeçarin L.K, sipas të cilave rezultonte se ai ishte shoqëruar ne Komisariatin e Policisë nr. 3 (Tiranë), dhe në vijim ishte dërguar në Spitalin e Traumës ku ishte konstatuar vdekja e tij, vlerësoi të nevojshme që këto të dhëna të verifikohen në vend. Në Komisariatin e Policisë nr. 3 (Tiranë) fillimisht u mor takim me Shefin dhe Zv/Shefin e Komisariatit dhe në përgjigje të pyetjeve të vëzhguesve të KSHH-së, ata pretenduan se në datën 19 Tetor 2022 rreth orës 23:10 është evidentuar një qytetar (është fjala për L.K) i cili i është shmangur patrullës së Policisë, duke kryer veprime të dyshimta. Për këtë ai është pyetur nga policët e patrullës nëse është banor i lagjes dhe nëse kishte dokumente identifikimi, por përgjigjet e tij kanë qenë negative. Në ndjekje, patrulla 1) i ka kërkuar sallës operative, përforcime, të ardhura nëpërmjet patrullës nr. 2), në orën 23:13. Prej momentit të ndalimit, pasi është kapur në ndjekje, në orën 23:27 patrulla 2) ka njoftuar sallën operative mbi shoqërimin e këtij shtetasi në ambientet e Komisariatit, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Pas 7 minutave, në orën 23:34, patrulla 1) i ka kërkuar sallës operative ambulancë pranë Alpinit, pasi personi i shoqëruar ka deklaruar që nuk ndihet mirë. Grupi i monitorimit të KSHH-së kërkoi të njihej me regjistrat ku duhet të pasqyrohen rastet e shoqërimit. Nën argumentimin se dokumentacioni është sekuestruar nga ana e punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vëzhguesve të KShH-së nuk i është vënë në dispozicion asnjë akt tjetër ligjor përveç Regjistrit të Evidentimit të të Dhënave për Personat e Shoqëruar, Regjistrin e Hyrje-Daljeve dhe Librin e Dinamikës. Gjatë kqyrjes së dokumentacionit të sipër përmendur, rezultoi i munguar dokumentimi i të dhënave dhe gjeneraliteteve të shtetasit L.K, për kohën hyrjes dhe qëndrimit të tij tij në Komisariat, cilësinë dhe shkaqet ligjore të kufizimit të tij të lirisë. Sipas përfaqësuesve të Komisariatit, mos regjistrimi në rastin e shtetasit L.K., ka ardhur si pasojë e gjendjes jo të mirë të personit “të shoqëruar”. Megjithë këtë, KSHH mendon se në këtë rast do të duhej të mbahej një procesverbal ku të pasqyroheshin këto rrethana. Aq më tepër, kjo në situatën kur vëzhguesit e KShH-së kanë qenë në ambientet e këtij Komisariati afro 14 orë pasi ngjarja kishte ndodhur. Gjithashtu, duke iu referuar nenit 109 të ligjit të sipërcituar, rezulton se punonjësit e Policisë kanë vepruar në kundërshtim me dispozitën e mësipërme, sepse nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi duke u mbështetur vetëm në dyshime. Sipas dispozitës së cituar, dyshimet duhet të jenë të arsyeshme, për kryerjen e një krimi, për të parandaluar kryerjen e një vepre penale, ose për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime (pikat ‘c’, ‘ç’ dhe ‘dh’).

KSHH e sheh të nevojshme të përmendë se në rastin konkret, nuk ndodhemi as para shoqërimit, ndalimit dhe as para arrestimit në flagrancë, që parashikon Kodi i Procedurës Penale. Në këto rrethana, punonjësit e Policisë kanë vepruar në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës dhe nenit 5 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që parashikojnë rastet kur mund të kufizohet liria e personit. Nga të dhënat e verifikuara nga Raporti i shërbimit, i hartuar nga salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka rezultuar se gjendja jo e mirë shëndetësore e shtetasit L.K. është konstatuar nga forcat e rendit në orën 23:34. Duke patur parasysh sa më sipër, punonjësit e Policisë do të duhej të zbatonin në mënyrë strikte nenin 17 pika “a” dhe nenit 89 pika “c” të Ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, duke transportuar menjëherë dhe në mënyrë urgjente shtetasin L.K. në spital, dhe jo ta çonin në ambientet e Komisariatit. Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla është organi i Prokurorisë që duhet të hetojë më tej për ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga forcat e policisë, shkakun e vdekjes së viktimës dhe nëse kjo ngjarje mund të parandalohej, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin. Kurdo që një i ndaluar vdes në rrethana të dyshimta, neni 2 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut i kërkon autoriteteve të kryejnë një hetim të pavarur dhe të paanshëm zyrtar, i cili përmbush standarde minimale të caktuara për efikasitetin (shih Trubnikov kundër Rusisë, nr. 49790/99, §§ 87-88, 5 korrik 2005). Duke marrë shkas nga pretendimet e familjarëve të viktimës L.K në media, KShH dëshiron të sjellë në vëmendje të organit të prokurorisë, standartin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, i cili është përmendur edhe në çështjen Fatos Prizren kundër Shqipërisë. Sipas tij, në të gjitha rastet, i afërmi i viktimës duhet të përfshihet në procedurë në masën e nevojshme për të mbrojtur interesat e tij/saj legjitimë (shih Mustafayev kundër Azerbajxhanit, nr. 47095/09, § 72, 4 maj 2017). Gjykata, në shumë raste, ka theksuar se përfshirja e të afërmit në këto procedura shërben për të garantuar llogaridhënien publike të autoriteteve dhe kontrollin publik të veprimeve të tyre gjatë hetimit. Kjo e drejtë kërkon që procedura e ndjekur nga organet e pavarura (sikurse është në fakt në rastin konkret prokuroria), të garantojë mbrojtjen e nevojshme të interesit të tyre, i cili mund të jetë në konflikt të drejtpërdrejtë me interesin e policisë ose forcave të sigurisë të përfshirë në ngjarje (shih Anusca kundër Moldavisë, inr. 24034/07, § 44, 18 maj 2010).

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Ai u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

komiteti shqiptar i helsinkit lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet