LIVE UPDATES
Aktualitet

VD- 28 operacione, Policia e Shtetit bën bilancin e javës: 129 të arrestuar, kapen 140 kg kanabis dhe armë

Gjatë kësaj jave janë lokalizuar dhe kapur 26 shtetas në kërkim, nga të cilët 23 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

23 Tetor 2022, 09:47 Nga A.B
VD- 28 operacione, Policia e Shtetit bën bilancin e javës: 129 të
Arrestimet

TIRANË- Policia e shtetit ka bërë bilancin për operacionet e kryera përgjatë një jave. Sipas policisë, këtë javë janë kryer 28 operacione, nga të cilat kanë mundur të vënë në pranga 129 persona. 

Po ashtu, janë proceduar 302 persona dhe 19 janë shpallur në kërkim. Policia shton se gjatë kësaj jave janë lokalizuar dhe kapur 26 shtetas në kërkim, nga të cilët 23 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë këtyre operacioneve, janë sekuestruar në total 13 armë zjarri, disa prej tyre të modifikuara dhe me silenciatorë, 4 armë gjahu, 2 thika, 2 mina me telekomandë, kapsolla detonatore, lëndë plasëse “C4”, municion luftarak, blindshpues dhe 2 radio si të Policisë. Janë sekuestruar rreth 140 kg kanabis, doza kokaine dhe kanabisi, bimë dhe fidanë narkotikë, mallra të ndryshme të kontrabanduara dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaria kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

✅Kontrolle intensive në terren, 24/7, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, në të gjitha fushat.

✅Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar 450 shtetas, nga këta: 129 janë arrestuar, 302 janë proceduar penalisht dhe 19 janë shpallur në kërkim.

✅Gjatë kësaj jave janë lokalizuar dhe kapur 26 shtetas në kërkim, nga të cilët 23 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

✅Janë finalizuar 28 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale, kryesisht në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e narkotikëve.

✅Janë sekuestruar në total 13 armë zjarri, disa prej tyre të modifikuara dhe me silenciatorë, 4 armë gjahu, 2 thika, 2 mina me telekomandë, kapsolla detonatore, lëndë plasëse “C4”, municion luftarak, blindshpues dhe 2 radio si të Policisë.

✅Gjithashtu, janë sekuestruar rreth 140 kg kanabis, doza kokaine dhe kanabisi, bimë dhe fidanë narkotikë, mallra të ndryshme të kontrabanduara dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaria kriminale.

✅Dokumentimi, në kuadër të një hetimi proaktiv, i një banese të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, sekuestrimi i 78.2 kg kanabis, fidanëve e bimëve narkotike dhe i 2 armëve, si dhe arrestimi i 8 autorëve të dyshuar, ishin rezultatet e fazës së gjashtë dhe të shtatë të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, në Shkodër.

✅58.5 kg kanabis dhe municion luftarak u sekuestruan nga Policia, në Krujë, gjatë operacionit "Fokusi", në një banesë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, e cila ishte përshtatur për përpunim dhe përgatitje për shitje të kanabisit.

✅Një arsenal armësh i përbërë nga 4 kallashnikovë, 3 pistoleta, silenciatorë, 2 mina me telekomandë, lëndë plasëse dhe municion luftarak, u sekuestrua gjatë operacionit “Prevention”, në Elbasan. U vunë në pranga 2 shtetasit që dyshohet se do t’i përdornin për të kryer vrasje për llogari të grupeve kriminale.

✅Një person që qarkullonte me armë zjarri ndërkohë që ishte në kërkim për mashtrim u vu në pranga nga Policia e Tiranës, gjatë operacionit “Zastava”. U sekuestruan një armë zjarri dhe municion luftarak.

✅Operacioni “Intensive” i zhvilluar nga strukturat e DVP Lezhë çoi në pranga një shtetas që fshihte armë zjarri në banesë dhe 4 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e drogave/alkoolit.

✅Policia e Tiranës ka finalizuar brenda 24 orëve, 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. 5 punonjës të dy subjekteve call center të paregjistruara nga organet tatimore u vunë në pranga, 2 pronarët u shpallën në kërkim.

✅Gjithashtu, Policia e Tiranës ka finalizuar 2 operacione për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. U sekuestruan dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, u arrestuan 8 shtetas dhe u proceduan penalisht 3 të tjerë.

✅Një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale u godit nga Policia e Vlorës. U vunë në pranga 2 shtetasit që bashkëpunonin për shitjen e dozave kokainë dhe kanabis.

✅4 raste të veprimtarisë së paligjshme të lotarive të palejuara u goditën në Tiranë, Vlorë, Fier dhe Dibër. 5 shtetas u vunë në pranga, ndërsa 1 shtetas tjetër u shpall në kërkim.

✅Për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit janë finalizuar 2 operacione, në Tiranë dhe në Vlorë. 2 shtetas që transportonin emigrantë të paligjshëm u vunë në pranga.

✅522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara u sekuestruan gjatë operacionit “Eurot”, që u zhvillua në portin e Durrësit. U vu në pranga drejtuesi i autobusit ku u gjetën shuma e eurove dhe mallrat, si dhe 2 ndihmësit e tij.

✅Në kuadër të operacionit të koduar "Qafë Morinë" u arrestuan 2 shtetas që kaluan në PKK Qafë Morinë, mallra të kontrabanduara. Në pranga ranë edhe doganieri dhe dy punonjës të tjerë të Policisë Kufitare, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

✅Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes u finalizuan 3 operacione, në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan. 3 autorët e dyshuar u arrestuan në flagrancë.

✅4 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale u kapën nga strukturat e DVP Durrës, në kuadër të operacionit “ëanted”, ndërsa 1 tjetër u kap nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “The night”.

✅ Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv, ka ekzekutuar 24 masa të ndryshme sigurie, të caktuara nga Gjykata Vlorë, për falsifikim dokumentesh/formularësh, në kuadër të operacionit “Formulari”.

✅Në kuadër të operacionit “Rrjeti”, në Fier, u vu në pranga një 27-vjeçar, pasi ndiqej në kuadër të një procedimi proaktit dhe gjatë kontrollit iu gjetën doza kanabisi dhe iu sekuestruan pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave.

✅Strukturat e DVP Gjirokastër finalizuan operacionet “Forest” dhe "Transporter 3", si rezultat i të cilëve u arrestuan 4 shtetas dhe u sekuestruan drogë, shuma të mëdha parash dhe sende të kundërligjshme, që iu gjetën në automjetet dhe banesat e tyre.

✅Janë evidentuar dhe goditur 23 raste të krimeve mjedisore dhe 30 raste në fushën e krimeve ekonomike.

✅Janë evidentuar dhe goditur 39 raste në fushën e narkotikëve, 9 raste në fushën e lojërave të fatit, si dhe janë ndjekur ligjërisht 39 raste të dhunës në familje.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 719 leje drejtimi, nga të cilat: 566 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 113 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 40 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Përmes përdorimit të alkool-testuesve dhe si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 72 drejtues mjetesh, nga këta: 52 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 20 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 12 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 4 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

•Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 9 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 2 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 shtetas për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”, 1 shtetas për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe 1 shtetas tjetër për “Trafikimi i mjeteve motorike”.

✅Janë evidentuar 4 raste të krimeve kundër personit, nga këto 1 vrasje me mjete shpuese dhe 3 plagosje me armë të ftohta. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm nga të gjitha strukturat policore në vend është bërë e mundur zbardhja e ngjarjeve, identifikimi dhe arrestimi i të gjithë autorëve të ngjarjeve të rënda kundër personit.

Njëkohësisht vijon puna e thelluar hetimore për grumbullimin e provave, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, kapjen dhe ndalimin e autorëve dhe personave të tjerë të përfshirë.

Siguria në shkolla është prioritare dhe në këtë kuadër bashkëpunimi i përditshëm me oficerët e sigurisë, stafet pedagogjike dhe bordet e prindërve, është i domosdoshëm për të parandaluar dhe trajtuar çdo problematikë që mund të shfaqet në shkolla dhe që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

policia ne 1 jave

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës