“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Dyshohet se sherri mes tyre, i cili më pas ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit ka ndodhur për shkak të një borxhi droge të krijuar nga njëri prej rumunëve.
ITALI- Një incident i cili ka përfshirë në ngjarje një shqiptar ka ndodhur në Itali. Erjon Rameta, 37 vjeç dhe banor i Foggias bashkë me një shtetas italian kanë sulmuar me armë zjarri dy shtetas romun. Ai bashkë me italianin janë nisur drejt dy shtetasve romunë për të larë hesapet e drogës. Dyshohet se sherri mes tyre, i cili më pas ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit ka ndodhur për shkak të një borxhi droge të krijuar nga njëri prej rumunëve.
"Unë bëj paqe vetëm me armë. Tani gjunjëzohuni", këto ishin fjalët që thuhet se tha Erjon Rameta, para të shtënave që ndodhën mbrëmjen e 10 majit në parkingun e Penny Market në Via San Severo.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i telefonoi njërit prej romunëve, duke njoftuar mbërritjen e tij në vendngjarje për të sqaruar një çështjen që lidhej me pazaret e drogës. Hetuesit pretendojnë se të dy nxorën armët e tyre para të pranishmëve. Shqiptari dyshohet se i urdhëroi ata të gjunjëzoheshin, duke thënë: "Unë bëj paqe vetëm me armë".
Pas përleshjes u dëgjuan të shtëna me armë, ku si pasojë e kësaj u plagosën dy persona. Njëri u plagos në këmbë, ndërsa tjetri në kofshë. Në vendngjarje u sekuestruan dy pistoleta me numra serialë të fshirë: një Glock me një fishek në dhomë dhe një revolver. Gjithashtu u gjetën gëzhoja dhe plumba dhe u sekestruan disa shkopinj të përdorur gjatë përleshjes që pasoi të shtënat.
Gjatë marrjes në pyetje, Rameta pranoi se kishte qëlluar, por pretendoi se kishte qëlluar sepse u sulmua fillimisht nga rumunë. Ai është arrestuar ndërsa pritet të përballet me drejtësinë italiane.
Shqiptari, Erjon Rameta ishte një emër i njohur për drejtësinë italiane, pasi ishte arrestuar në vitin 2020 për dy sulme të lidhura me mafian. Ai u lirua në fillim të vitit 2025. Disa muaj më vonë, ai u arrestua përsëri për posedim të paligjshëm të një arme./Dosja.al
foto ilustruese GJERMANI- Një çift gjerman është arrestuar në Mynih nën dyshimin për sp...
Foto ilustruse TIRANË- Seanca për dosjen “Partizani” është shtyrë ditën e sotme në GJKKO, pasi mungonin...
Foto ilustruse Është zbardhur emri i personit që del si “i paidentifikuar” tek dosja penale kundër dy miqve të Safet B...
Behgjet Pacolli dhe VIA VLORË – Prej katër ditësh, opinioni publik është bombarduar me pretendime se punonjësit e kompa...
Rossmann & Lala TIRANË- Në vijim të strategjisë për ta bërë kujdesin personal dhe familjar më të përb...
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Edmond Ruçit, oficer i Komisariatit të Sarandës që u...
KAVAJË- Policia ka goditur një grup kriminal, duke çuar në pranga nëntë persona që akuzohen se shisnin drogë afë...
BARCELONË- Një shqiptar i rrezikshëm është arrestuar në Barcelonë. 29-vjeçari kërkohje nga Franca për traf...
foto ilustruese DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Re...
Erion Veliaj TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kërkoi shfuqizim të masës së sigurisë ‘arr...