LIVE UPDATES
Aktualitet

U shpreh "kundër" draftit për Kodin e ri Penal, Kryeprokurori Çela: Problemi është që te nisja e procesit, duhej të kishim vendosur "binar"

Ai ritheksoi se e rëndësishme mbetet pikënisja e procesit duke shtuar se ky kod që kemi është i pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur sfidave që ka shoqëria dhe pasi të ishte bërë një analizë e tillë, të kishin një dokument cilësor ku do të shtronin bazat mbi atë se çfarë do duhet të bënin më tej.

30 Korrik 2025, 15:57 Nga M.B
U shpreh "kundër" draftit për Kodin e ri Penal,
Olsian Çela

TIRANA- Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsi Çela foli sot për mediat lidhur me qëndrimin e tij "kundër" ndaj draftit të Kodit të ri Penal. Çela tha se puna duhej të niste me një analizë mbi problemet e ligjit të vjetër, e më tej të debatohej për riformulimin e draftit.

Ai ritheksoi se e rëndësishme mbetet pikënisja e procesit duke shtuar se ky kod që kemi është i pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur sfidave që ka shoqëria dhe pasi të ishte bërë një analizë e tillë, të kishin një dokument cilësor ku do të shtronin bazat mbi atë se çfarë do duhet të bënin më tej.

Çela tha se fakti që një dokument i tillë mungon ndikon në produktin final i cili na është paraqitur sot dhe ky është problemi kryesor që ka projekti sipas tij. Gjithashtu Çela tha se prokurorët nuk kanë pasur një përfaqësues në grupin e punës që hartoi kodin e ri penal.

Pyetje-përgjigje me gazetarët:

Pyetje: Një ditë më parë keni bërë një reagim lidhur me propozimin për Kodin e ri Penal, a i keni bërë me dije grupit të punës këto shqetësime që keni ngritur dje dhe a keni marr ndonjë përgjigje?

Olsian Çela: Besoj se përgjigja ka qenë e qartë dje sa i përket angazhimin në grupin e punës. Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës. Ndaj dhe reagimi vjen pasi produkti është bërë i njohur nga ana e grupit të punës.

Pyetje: Pikat më të rëndësishme që ju kundërshtoni ose keni rezerva?

Olsian Çela: Unë mendoj që e rëndësishme mbetet pikënisja e procesit, duhet të kuptojmë pse ky kod që kemi është i pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur sfidave që ka shoqëria dhe pasi të ishte bërë një analizë e tillë, të kishim një dokument cilësor ne do të shtonim le të themi dhe bazat mbi atë se çfarë do duhet të ngrinim. Fakti që një dokument i tillë mungon ndikon në produktin final i cili na është paraqitur sot dhe ky është problemi kryesor që ka projekti.

Dua të ritheksoj që kodi që kemi sot i përgjigjet atyre që kanë qenë sfidat e shoqërisë, pra ne aplikojmë një kod i cili ka rezultuar funksional deri sot. Plotësimet që janë dashur të bëhen ndër vite kanë ecur mjaft shpejt dhe sa herë është dashur që legjislacioni jonë të përshtate me ato që janë kërkesat e integrimit ky proces ka ndodhur. Patjetër që mund të ketë nevojë për përmirësime të tjera ose draft të ri, por pikë së pari duhet ta paracaktonim, të kishim vendosur binar në të cilat do vendosej drafti.

Është dokument mjaft voluminoz, është shumë e vështirë që të bëhet debati në një dokument mjaft voluminoz, ndaj është e rëndësishme puna përgatitore.

Së pari në momentin që po kalon sistemi i drejtësisë ku mbingarkesa është një nga çështjet kryesore, aplikimi i një kodi të ri penal do të thotë një rivlerësim të secilës çështje që është në gjykim, ose hetim në prizmin e kodit të ri, i cili mund të ketë fuqi prapavepruese…kjo do çeli diskutime në shumë raste dhe do të ngadalësojë proceset.

Drafti që është paraqitur është shumë kompleks dhe vetëm njohja e draftit nga ana e magjistratëve do kërkonte mjaft kohë, në mënyrë që të përvetësohet në mënyrë cilësore.

Së dyti teknika me të cilën është përudhur për tu shkruar drafti është një teknikë mjaft komplekse, është e vështirë, krijon paqartësi dhe natyrisht do krijojë konfuzion se si do të aplikohen dispozitat në rast të kalimit të draftit në formën në të cilën ai është.

olsian cela

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës