LIVE UPDATES
Aktualitet

U shpenzuan 30 milionë euro për pallatet e rindërtimit në Shijak, bashkia bën sërish tender 100 mijë euro për kanalizimet e ujërave 

Fondi i akorduar është 10 milionë lekë të rinj dhe bën fjalë për kanalizime kryesore. Por, nisur nga objekti, pallatet në të cilat do të ndërhyhet janë ato të rindërtuara të tërmetit dhe kushtuan dhjetëra miliona euro. Janë me numra të njëjtë me procedurat e tenderëve.

2 Tetor 2024, 21:14 Nga r.ll
U shpenzuan 30 milionë euro për pallatet e rindërtimit në
bashkia shijak

SHIJAK- Pas denoncimit të Fiksit në qershor këtyre banorëve u vunë më në fund në punë ashensorët. Por problemi i bodrumeve me ujëra të zeza dhe lulishtet e papërfunduara qëndronte ende, duke detyruar banorët  të përveshin mëngët dhe t’i mirëmbajnë vetë.

Fiksi e vazhdoi sërish vëzhgimin e tij edhe në shtator ku pa se situata ishte po e njëjta.

Megjithëse për pallatet dhe infrastrukturën përreth ishin shpenzuar 30 milionë euro, sërish Bashkia e Shijakut hapi një tender me objekt të procedurës së prokurimit; “Sistemim i Kanaleve të Ujërave të Zeza plus Kanaleve të Ujërave të Bardha në sheshet e pallateve me numër 5.8, 5.9, 5.10, 5.12, 5.17, 5.13, 5.14 dhe 5.4 të Bashkisë Shijak”.

Fondi i akorduar është 10 milionë lekë të rinj dhe bën fjalë për kanalizime kryesore. Por, nisur nga objekti, pallatet në të cilat do të ndërhyhet janë ato të rindërtuara të tërmetit dhe kushtuan dhjetëra miliona euro. Janë me numra të njëjtë me procedurat e tenderëve.

Fiks Fare kontaktoi me Bashkinë e Shijakut dhe i kërkoi informacion zyrtarisht për këtë procedurë. Në përgjigje, bashkia thotë se procesi i rindërtimit në atë bashki është kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Bashkia e Shijakut nuk do të ndërhyjë në zonën 5, për zhvillim pasi në këtë zonë infrastruktura është kryer nga firma e kontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në lidhje me zërin e publikuar të projektit me titull “Sistemim i KUZ + KUB në sheshet pas pallateve 5.8, 5.9, 5.10, 5.12, 5.17, 5.13, 5.14, 5.15, 5.4”, në lagjen popullore, Bashkia Shijak përfshin sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha të banesave ekzistuese përreth zonës së rindërtimit nr. 5”.

Ndërkohë, ndryshe nga kjo përgjigje, tenderi i publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik nuk e ka fjalën “pas pallateve”!

Sipas bashkisë, në banesat ku do të kryhet investimi nuk përfshihen në zonën për rindërtim, por lagjet që ndodhen pas zonës nr. 5 për zhvillim, për shkak se nuk kanë qenë të përfshira në zonën e re për zhvillim ka lindur nevoja për sistemimin e ujërave të bardha dhe të zeza me qëllim të lidhjes së tyre me infrastrukturën kryesore, dhe ndërtimin e një muri mbajtës në lagjen popullore për arsye të mbrojtjes së rrëshqitjes së dherave në këtë lagje .

Bashkia thotë se objektet shumëkatëshe të rindërtuara janë kolauduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe në këto momente janë brenda periudhës së garancisë. Por, nga ajo që konstatoi Fiksi ishte se bodrumet e tyre janë gjithë ujëra të zeza.

Disa ditë pas interesimit të Fiks Fare, Bashkia e Shijakut ka ndryshuar objektin e tenderit. Nga “Sistemim i Kanaleve të Ujërave të Zeza plus Kanaleve të Ujërave të Bardha në sheshet e pallateve”, u bë “Sistemim i Kanaleve të Ujërave të Zeza plus Kanaleve të Ujërave të Bardha në lagjen popullore të Bashkisë Shijak”. Fondi dhe punimet janë të njëjta, por gjithçka u kamuflua me qëllim që të fshihet se në pallatet që kushtuan 30 milionë euro të ndërhyhet sërish!

Fiks Fare shfletoi dokumentet e tenderëve të kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pallatet në atë lagje kanë kushtuar rreth 30 milionë euro. Në këto dokumente parashikoheshin ashensorët, bodrumet dhe lulishtet.

Në vitet 2020 dhe 2021 janë bërë 5 procedura, me vlerë 2.7 miliardë lekë. Madje, janë bërë edhe tendera për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe infrastrukturor me vlerë 200 milionë lekë. Në të gjithë lagjen “Lugina” janë ndërtuar 31 pallate, në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë. Gjithsej janë bërë 660 apartamente, shumica e së cilave janë dorëzuar në muajin maj 2023.  Por ende nuk janë mbyllur sicc duhet punimet edhe pse u harxhuan plot 30 milion euro. /Top Channel

bashkia e shijakut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet