LIVE UPDATES
Aktualitet

U rikthye në detyrë, BIRN: Prokurorja Antoneta Sevdari simbol i zbatimit të ekzagjeruar të ligjit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila e pati konsideruar shkarkimin e Sevdarit si një zbatim të ekzagjeruar të ligjit për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

11 Maj 2024, 09:50 Nga r.ll

 

U rikthye në detyrë, BIRN: Prokurorja Antoneta Sevdari simbol i
antoneta sevdari

 

TIRANË- “Jam shumë e emocionuar, është ditë shumë e rëndësishme për mua profesionalisht dhe personalisht,” deklaroi prokurorja Antoneta Sevdari të premten më 10 maj jashtë dyerve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi KPA vendosi të rikthejë atë në detyrë, tre vjet pasi e kishte shkarkuar me të padrejtë.

Sevdari u bë simbol i zbatimit të ekzagjeruar të ligjit mbi kontrollin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili e pati shkarkuar atë në shkurt 2019 pasi gjeti si të pajustifikueshme një sasi të të adhurave të bashkëshorit të Sevdarit mbi dy dekada më parë, kohë para se të njihej dhe martohej me prokuroren.

Në dhjetor 2022, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut iu përgjigj pozitivisht ankesës së Sevdarit duke e konsideruar shkarkimin e saj nga detyra të pajustifikueshëm dhe “disproporcional” me qëllimin e ligjit për kontrollin kalimtar të gjytarëve dhe prokurorëve. Megjithatë, u desh gati edhe një vit e gjysmë pas vendimit të Strasburgut dhe shumë seanca gjyqësore që KPA të merrte vendimin për të rikthyer në detyrë Sevdarin.

Të premten, në dhënien e vendimit, kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Natasha Mulaj parashtroi fillimisht gjithë ecurinë e procesit të rivlerësimit kalimtar për Antoneta Sevdarin, nga konfirmimi në Komision; ankimin e institucionit të Komisionerëve Publikë dhe shkarkimin e saj nga Kolegji i Posaçëm e Apelimit për probleme në kriterin e pasurisë; prishjen e vendimit të shkarkimit pas kërkesës së Sevdarit për rishikim bazuar në vendimarrjen e Strasburgut që gjetje shkelje të shkallës së dytë të vetingut; kërkimet përfundimtare të Komisioneres Irena Nino e cila pretendoi se GJEDNJ-ja nuk i kishte rrëzuar shkaqet e ankimit të cilave tha se u qëndronte; si dhe qëndrimin e subjektit që i kundërshtoi si të pabazuara shkaqet e Komisioneres.

Gjatë shpalljes së vendimit të premten, kryesuesja Mulaj solli në vëmendje se procesi i rivlerësimit kalimtar mund të përfundojë vetëm me dy aletrnativa, atë të konfirmimit apo të shkarkimit nga detyra. Sipas saj, përderisa nuk u konstatuan elementë që do justifikonin dhënien e një mase të përkohshme, Kolegji arrin në konkluzionin se vendimarrja e GJEDNJ-së është e detyrueshme për zbatim nga shteti shqiptar.

“Për sa kohë, dhënia e masës së shkarkimit është çmuar nga GJEDNJ-ja se ka cënuar nenin 8 të konventës, e vetmja alternativë për përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Antoneta Sevdari është konfirmimi i saj në detyrë. Për rrjedhojë, trupi gjykues në vijim të konkluzioneve të mësipërme vlerëson se vendimi i KPK duhet të lihet në fuqi. Trupi gjykues, me shumicë votash vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për subjektin e rivlerësimit Antoneta Sevdari”, tha Mulaj ndër të tjera.

Pas vendimit të shpallur në ditën e Drejtësisë, prokurorja Antoneta Sevdari deklaroi për mediet se ndihej shumë e gëzuar që në fund arriti të marrë drejtësi.

“Ndihem shumë e gëzuar që në fund arrita ta marr drejtësisë që vlerësoj se e meritoja. Sot është dita e drejtësisë dhe duke qenë e tillë unë e ndjej dyfish përgjegjësinë që në vazhdim të mbetem e përkushtuar në shërbim të saj”, deklaroi Sevdari në fund të procesit.

Një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut me ankesa për procesin e vetingut, duke pretenduar padrejtësi. Strasburgu ka pranuar pjesërisht disa kërkesa dhe ka rrëzuar disa të tjera. Në total Strasburgu ka vërejtur se nuk ka një problem sistemik me procesin e vetingut në tërësi. Sevdari është rasti i parë i një zyrtari të drejtësisë që kthehet në detyrë pas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut./Reporter.al

antoneta sevdari kpa birn

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës