1 Prill 2024, 10:04
Nga h.k
Foto ilustruese
PEQIN-U përfshinë në konflikt me një 27-vjeçar, për motive të dobëta, Policia identifikon 6 shtetasit. Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, të cilit në banesë iu gjet 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Procedohet penalisht një 17-vjeçar i përfshirë në konflikt, për moskallëzim krimi.
Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt, njërit prej të cilëve, Policia i gjeti në banesë, fidanë të dyshuar narkotike cannabis, lëndë narkotike cannabis dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur "Kalaja", Peqin, një 27-vjeçar ishte kanosur dhe goditur fizikisht nga disa shtetas, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në konflikt.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore dhe hetimore të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan dhe shërbimet e Forcës "Shqiponja", u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 22 vjeç, banues në Peqin. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak për të.
Në vijim të veprimve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Peqin, i dyshuar i përfshirë në konflikt, si dhe për moskallëzim krimi.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: R. B., 22 vjeç, E. L., 29 vjeç, S. H., 19 vjeç dhe A. M., 21 vjeç, të katërt banues në Peqin.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjerin, pasditen e djeshme, në vendin e quajtur "Kalaja", Peqin, kanë kanosur dhe goditur fizikisht shtetasin S. K., 27 vjeç, banues në Peqin.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi 96 kubikë me fidanë të dyshuar narkotike cannabis, lëndë narkotike cannabis dhe municion luftarak.
Vijon puna për kapjen e shtetasve R. B., E. L., S. H. dhe A. M..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
ngjarje ne peqin
Aktualitet
1 Prill 2024, 10:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Të rinjtë në Shqipëri dhe Rajonin e Ballkanit në shumicën dërrmuese preferojnë që t&eu...
Aktualitet
1 Prill 2024, 09:20
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë autorët e vrasjes së 18- vjeçarit Aurelio Dervishi m...
Aktualitet
1 Prill 2024, 09:09
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Elia Zaharia pas skandalit mbretëror është shfaqur si pjesë e trupës e një prej dramave të ...
Aktualitet
1 Prill 2024, 08:17
M.B
Personat e përfshirë
TIRANA- SPAK ka zbardhur bisedat e Jonida Bejkos, punonjëse e kompanisë “5D Konstruktion”. Në bis...
Aktualitet
1 Prill 2024, 08:32
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në zonën e "Komunë-s së Parisit" Tiranë ...
Aktualitet
1 Prill 2024, 07:24
M.B
Policia
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e shkuar në...
Aktualitet
1 Prill 2024, 07:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme janë bërë objekt hetimi i zyrës së K...
Aktualitet
1 Prill 2024, 07:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për dit e sotme në vendin tonë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjat...
Aktualitet
31 Mars 2024, 22:48
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Lidhur me vdekjen e 18-vjeçarit pas goditjes me thikë, policia njofton se ngjarja ndodhi si pasojë e ...
Aktualitet
31 Mars 2024, 22:31
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 18-vjeçar u plagos me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë....