LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vlorë/ Helmohen nga ushqimi 41 turistë polakë, u ndjenë keq pasi konsumuan ushqim në anije, policia dhe specialistë të AKU-së nisin hetimet

• 41 turistë polakë u paraqitën për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, me simptoma helmimi nga ushqimi. • Ata janë jashtë rrezikut për jetën. • Këta shtetas sot kanë qenë me guidë në një anije turistike, në ishullin e Sazanit. • Mësohet se turistët e huaj janë kryesisht fëmijë rreth moshës 15-vjeç dhe dyshohet të jenë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar sot teksa udhëtonin me anije për në ishullin e Sazanit.• Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Në tur Karaburun-Sazan, del fotoja e anijes 'Black Pearl' që udhëtuan 41 turistët polakë, dyshohet se u helmuan nga ushqimi

Vlorë/ Helmohen nga ushqimi 41 turistë polakë, u ndjenë keq
Anija

VLORË- Kjo është anija ‘Black Peral’ më të cilën udhëtuan 41 turistët polakë të cilët u helmuan dhe u paraqitën në spitalin e Vlorës.

41 turistët dyshohet se u helmuan nga ushqimi që iu është shërbyer në një anije turistike në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se turistët ishin duke udhëtuar me anije në itinerarin Sazan-Karaburun, dhe kanë konsumuar ushqimin e shërbyer.

Turistët janë paraqitur në urgjencën e Spitalit të Vlorës me të vjella dhe kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa mes tyre janë edhe 5 fëmijë të cilët po trajtohen në pediatri. 

2 VITE ME PARE

Helmimi i turistëve polakë në Vlorë/ AKU: Po kontrollojmë të gjithë subjektet sipas itinerarit të tyre

Vlorë/ Helmohen nga ushqimi 41 turistë polakë, u ndjenë keq
Foto ilustruese

VLORË- Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë ka reaguar lidhur me helmimin e 41 turistëve polakë në Vlorë, të cilët po udhëtonin me anije dhe janë transmetuar mënjehërë në spitalin rajonal. AKU njofton se po kontrollohen të gjitha subjektet sipas itinerarit të tyre për të zbuluar nëse rasti lidhet me helmim nga shërbimi i ushqimeve. Sipas AKU, shëndeti i turistëve mund të jetë përkeqësuar edhe nga kushtet klimatike dhe ekspozimi në temperatura të larta. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Deklaratë për shtyp nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë shpreh shqetësimin e thellë për incidentin e fundit, ku ishin të përfshirë disa pacientë të rinj nga Polonia, të cilët ishin me pushime në Shkodër e kanë udhëtuar drejt Vlorës. Pas udhëtimit me anije në Vlorë, menjëherë, janë paraqitur për kujdes mjekësor pranë Spitalit Rajonal Vlorë, me të cilët kemi punuar ngushtësisht.

Momentalisht, do donim të siguronim publikun e gjerë që situata e pacientëve nuk paraqitet kritike dhe AKU po kontrollon të gjithë subjektet sipas itinerarit të turistëve.

I bëjmë thirrje operatorëve të kenë kujdes dhe të mos operojnë me shërbim ushqimi pa qenë të autorizuar e të licencuar lidhur me kriteret e sigurisë ushqimore dhe të kenë kujdes me kushtet e ruajtjes në temperaturat e larta të sezonit.

DRAKU Vlorë po bashkëpunon me autoritetet vendore shëndetësore dhe agjencitë ligjzbatuese për udhëheqjen e një hetimi toksikologjik lidhur me çështjen. Objektivi ynë kryesor është përcaktimi i burimit dhe shkakut të kësaj incidence ushqimore që ka prekur pacientët.

Gjetjet paraprake orientojnë tek një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta.

Shëndeti dhe siguria e konsumatorëve janë rëndësia e posaçme e punës së AKU-së dhe për këtë po mbledhim informacionin e dobishëm për të evidentuar e identifikuar çdo gabim në protokollet e sigurisë ushqimore, për t’i adresuar siç ligji parashikon. Skuadra jonë po koordinohet me profesionistët e kujdesit shëndetësor në Spitalin Rajonal të Vlorës për t’u siguruar që pacientët të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

DRAKU Vlorë do vijojë të informojë publikun mbi progresin e këtij hetimi. Ftojmë këdo që ka informacion mbi subjekte që tregtojnë jashtë standardeve të sigurisë ushqimore të denoncojë në [email protected] dhe në numrin e gjelbër 08007575 për të qenë së bashku në përpjekjen për sigurimin e mirëqenies së konsumatorëve. 

2 VITE ME PARE

Policia Vlorë reagon për turistët e helmuar: Në spital u paraqitën 41 shtetas polakë, janë jashtë rrezikut

Vlorë/ Helmohen nga ushqimi 41 turistë polakë, u ndjenë keq
Rajoni i policise Vlore

VLORE- Policia Vlorë ka reaguar në lidhje me helmimin e turistëve të huaj, të cilët janë shtruar në spitalin e Vlorës. Uniformat blu njoftojnë se mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi 41 turistë polakë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë qenë me guidë me anije turistike në ishullin e Sazanit.

Njoftimi nga policia 

Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit. Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.

2 VITE ME PARE

'Në krevatet e spitalit'/ Dalin PAMJET e 20 fëmijëve polakë në Vlorë, u paraqitën me të vjella, dhimbje barku dhe këputje (VIDEO)

Vlorë/ Helmohen nga ushqimi 41 turistë polakë, u ndjenë keq
Spital

VLORE- Rreth 20 fëmijë polakë janë paraqitur me simptoma helmimi mbrëmjen e sotme në spitalin rajonal të  Vlorës. Ata kishin udhëtuar nga Shëngjini me autobus dhe më pas gjatë ditës kanq bërë guidën turistike Karaburun-Sazan.

Sikundër njoftoi më herët drejtoresha e spitalit, Bruna Mersini, në spital kanë shkuar fëmijë të moshës 14 dhe 15-vjeç. Ata janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale, por situata është nën kontroll.

Asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë për jetën. Për momentin është e paqartë se ku janë helmuar dhe cili është shkaku i helmimit.

2 VITE ME PARE

Ishin duke bërë turin Karaburun-Sazan, u helmuan në anije/ Drejtoresha e Spitalit Vlorë: Janë fëmijë polakë, gjendja e tyre e mirë

Vlorë/ Helmohen nga ushqimi 41 turistë polakë, u ndjenë keq
Urgjenca e Vlores

VLORE- 70 turistë kryesisht polakë por edhe pushues shqiptarë janë helmuar teksa ishin duke bërë guidën turistike në turin Karaburun-Sazan. Mes tyre ka edhe fëmijë të mitur, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Në spital kanë shkuar 20 turistë, dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Këtë e konfirmon drejtoresha e Spitalit të Vlors, Bruna Mersini, ndërsa thekson se të shtruar janë fëmijë polakë të moshës 15-vjeç.

Drejtoresha e spitalit, Bruna Mersini është prononcuar për mediat për helmimin e 20 fëmijëve polakë që u paraqitën në spitalin e Vlorës.

“Fëmijët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç. Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën, kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale, situata është nën kontroll. Pra është alerti që ne i japim situatës kur janë shumë fëmijë. Është hetim epidemiologjik. Këta janë fëmijë, edhe vapa mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna. Janë rreth 20 fëmijë", tha Mersini.

Sipas saj, gjendja e tyre është e mirë. Turistët janë helmuar nga ushqimi në anije. Policia dhe AKU kanë shkuar në spital, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë rast.

2 VITE ME PARE

Vlorë/ Helmohen 70 turistë të huaj dhe shqiptarë, përfundojnë në spital me të vjella

Vlorë/ Helmohen nga ushqimi 41 turistë polakë, u ndjenë keq
Urgjenca ne Vlore

VLORË- 70 turistë të juaj dhe shqiptarë janë helmuar nga ushqimi në një anije, ndërsa kanë qenë duke bërë turin Karaburun-Sazan. Turistët kanë pësuar intoxikacion alimentar, ndryshe helmim.

Rreth 20 turistë janë paraqitur në spitalin e Vlorës. Mësohet se 5 fëmijë janë shtruar në Pediatri.

Burime bëjnë me dije se në total janë 70 persona. Pjesa më e madhe janë adoleshentë dhe fëmijë, ku shumica e tyre, me origjinë polake.

Pritet të ketë edhe një reagim zyrtar nga policia.

 

helmim ushqim anije

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet