LIVE UPDATES
Aktualitet

"U lëshuan masa sigurie për 21 persona", VOA: SPAK godet një organizatë kriminale, nën hetim dhe dy gazetarë

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka goditur një organizatë kriminale me shtrirje ndërkombëtare. Ajo ka lëshuar të paktën 20 urdhëra arresti, që përfshijnë dhe një ish zyrtar të lartë policie dhe një ish gjyqtare. Për herë të parë, në kuadër të një operacioni të tillë, janë dhënë dhe masa sigurie detyrim paraqitje, për dy gazetarë të njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë ende shpjegime për rastin e tyre

25 Nëntor 2024, 18:35 Nga r.ll
"U lëshuan masa sigurie për 21 persona", VOA: SPAK godet
spak

TIRANË- Një tjetër organizatë kriminale, e cila sipas Prokurorisë së Posaçme e kishte shtrirë aktivitetin e saj jo vetëm në Shqipëri, u godit sot falë një operacioni të organizuar në bashkëpunim dhe me autoritete të vendeve europiane, dhe që u mbështet nga Europol. Njoftimi paraprak zyrtar bën të ditur se janë lëshuar masa sigurie për 21 persona, nga të cilat 18 arreste me burg dhe një arrest shtëpie.

Dy masa të tjera sigurie “detyrim paraqitjeje” janë dhënë për dy gazetarët e njohur të kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno, në banesat e të cilëve mësohet të jetë ushtruar kontroll, ndërsa u janë marrë dhe telefonat celularë. Ata u paraqitën pranë Prokurorisë së Posaçme pasdite. Të dy gazetarët nuk preferuan të jepnin shpjegime. Sikundër dhe vetë Prokuroria deklaroi se për hetimin që çoi në goditjen e sotme, do të ketë një njoftim më të detajuar në 24 orët e ardhshme.

Hetimet, mësohet se kanë zbuluar lidhje të organizatës, me personazhe të ndryshme të botës së krimit, mes të cilëve dhe Suad Çelën, një emër i njohur dhe i shpallur në kërkim edhe në kuadër të hetimeve të mëparshme të Prokurorisë së Posaçme. Të përfshirë rezultojnë dhe ish zyrtari i Policisë Dedan Gjoni, i arrestuar kohë më parë, po për lidhje me grupet kriminale, një avokate e cila ka mbrojtur në proceset gjyqësore interesat e grupit të Çelajve, si dhe një ish gjyqtare e Elbasanit, e cila ishte ndërkohë në arrest shtëpie.

Ndërkohë që policia ekzekutonte urdhërat e arrestit të Prokurorisë së Posaçme, drejtuesi i saj Altin Dumani, po fliste në një takim të organizuar nga Komiteti i Helsinkit, për goditjen që i është dhënë gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, të dënuar kryesisht për çështje korrupsioni e mosdeklarimi pasurie. Sipas zotit Dumani, njerëzit e Drejtësisë që e kanë kaluar tanimë filtrin e Vettingut, nuk mund të konsiderohen megjithatë të imunizuar.

Shqetësimi më i madh në vlerësimin tonë, nuk janë subjektet e shkarkuara për efekt të rivlerësimit, por ata që e kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Fokusi ynë është dhe kjo pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është dhe shqetësimi ynë më i madh, sepse aktualisht ata janë në sistem dhe ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive. Eshtë detyra jonë si institucion që në çdo rast të ushtrojmë ndjekjen penale”, deklaroi drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sipas të cilit, krahas institucioneve përgjegjëse, edhe qytetarët nevojitet të denoncojnë korrupsionin e gjyqtarëve dhe prokurorëve./VOA

spak voa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet