Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Babai i Martini rrëfeu se vendimi i djeshëm është pritur si një rreze drite, megjithëse asnjë dënim nuk mund ta ngushëllojë apo lehtësojë boshllëkun e krijuar nga humbja e Martinit.
TIRANË- Ëngjëll Cani, babai i Martin Canit ka folur pas vendimit të marrë ditën e djeshme nga Gjykata e Tiranës, ku u dënua me 16 vite burg autori i vrasjes së 14-vjeçarit. I ftuar në emisioninë “Now” në Euronews, Babai i Martini rrëfeu se vendimi i djeshëm është pritur si një rreze drite, megjithëse asnjë dënim nuk mund ta ngushëllojë apo lehtësojë boshllëkun e krijuar nga humbja e Martinit.
Ai tregoi vështirësitë e gjithë kësaj kohe pa Martinin, por gjithashtu edhe një ndjesi zhgënjimi ndaj mungesës së reagimit institucional, një reagim më shumë ku emri i Martinit të mbetet e gdhendur. Babai i 14-vjeçarit përcolli një mesazh për prindërit e gjithë shoqërisë që të jenë më pranë fëmijëve dhe t’i mësojnë të shmangin sherret, dhunën.
“Duke u konsultuar me avokatin, ne e konsideruam si një rreze drite sepse autori kishte dy tentativa vrasje. Për ne është një dhimbje madhe sado që të dënohet ai. Martini nuk kthehet më por drejtësia duhet të mbetet drejtësi dhe duhet të jetë në vend. Është një vendim pothuajse i drejtë, mbetet i përgjysmuar sepse në termat juridik besoj se u dha një lloj drejtësie, por mua nuk më ngushëllon asgjë sepse dhimbja është kaq e madhe, e pashërueshme. Pysim veten si jetohet pa Martinin.
Kemi pasur shumë vështirësi, Martinin e bëmë 14 vjeç, do bënte 15 tani dhe të rrisësh një fëmijë 14-vjeçar, ta çosh në shkollë dhe të mos kthehet… Martini nuk kishte sherr me njeri dhe ishte gjithmonë i qeshur, një djalë lider kudo. Ishte ai që binte në sy për çdo gjë. Është e trishtë kur kujtojmë që jemi pa Martinin, duket si mjegull para syve. Shikojmë rrugën nëse do vijë Martini nga stërvitja, nga shkolla. Vetëm një prind me një dhimbje të tillë mund të na kuptojë.
“Për prindërit e tjerë kam këtë mesazh që ti duan më shumë fëmijët, të konsultohen me ta, ti mësojnë mos të mbajnë thika me vete. Ti ushqejnë më gjëra të mira, të mos kenë tendencën e sherreve. Megjithëse nuk ka vetëm prindi rol këtu, është dhe shoqëria, shumë gjëra që mungojnë. Prindërit e kanë kërkuar të vendoset një stol, ose një emër palestre në shkollë dhe nuk e kanë bërë. Ne nuk kemi parë diçka të tillë nga institucionet, nuk kanë treguar ndonjë reagim edhe tani mbas një viti”, tha Ëngjëll Cani, babai i Martin Canit./Dosja.al
foto ilustruese SERBI- Kur Tefik Mustafa u kthye në Kosovë pas më shumë se një viti në burgjet e Serbisë, familja e tij...
foto ilustruese BRUKSEL- Gazeta belge, DH NET ka shkruar një artikull për skandalin ‘Toyota Yaris’. Në artikull thuhet se Gjyka...
pamje nga vendngjarja AUSTRALI- Trupi i një fëmije të vogël është gjetur i varrosur në një varr të cekët...
Andi Bushati TIRANË- Analisti Andi Bushati ka reaguar pas njoftimit zyrtar të KLP-së, e cila lajmëroi se gazetarët nuk do të ...
pamje nga takimi TIRANË- Zëvendësdrejtori i SHBA për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise ka vizituar SPAK-un dhe ...
Foto ilustruse Pas gati 7 vitesh humbjesh, male me borxhe dhe marrëveshjesh okulte për të financuar udhëtimet me charter të kryemi...
Foto ilustuse GREQI- Shqiptarët e arrestuar janë dërguar sot në Gjykatën e Evelpidon në Greqi. Konkretish kanë dal...
KOSOVË- Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi gjykat...
viktima GREQI- Nipi i viktimës që u arrestua për vrasjen në Finikounda të Greqisë më 5 tetor, të xhaxhait të t...
Bledian Koka TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka bërë një reagim lidhur me debatin e Partisë Demokratike për Avokatin e Pop...