Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në lidhje me këtë është arrestuar një 51-vjeçar, pasi kishte siguruar certifikata false, për 16 kamionët në subjektin e tij, me të cilët kryente transport ndërkombëtar mallrash.
GJIROKASTËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Gjirokastër. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi u kapën me certifikata dhe dokumente të falsifikuara. Në lidhje me këtë është arrestuar një 51-vjeçar, pasi kishte siguruar certifikata false, për 16 kamionët në subjektin e tij, me të cilët kryente transport ndërkombëtar mallrash.
Ndërsa dy personat e tjerë u arrestuan pasi posedonin 4 dokumente shkollore false. Policia ka sekuestruar 20 dokumentet false. Nga kontrolli në banesat e 2 të arrestuarve, u gjetën në secilën, 1 diplomë dhe 1 listë notash, të dyshuara të falsifikuara.
Njoftimi i policisë
DVP Gjirokastër/Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni i koduar “Autenticiteti”. Goditen 3 raste të përdorimit të dokumenteve false.
Kishte siguruar certifikata false, për 16 kamionët në subjektin e tij, që me to të kryente transport ndërkombëtar mallrash, arrestohet 51-vjeçari. Në pranga dhe 2 shtetas që posedonin 4 dokumente shkollore false. Sekuestrohen 20 dokumentet.
Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve të përfshirë në falsifikim të dokumenteve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Autenticiteti”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit A. G., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, V. V., 45 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë dhe E. P., 38 vjeç, banues në Sarandë.
-Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. G., administrator i një subjekti për transport ndërkombëtar mallrash (për të tretë dhe/ose me qira), kishte pajisur 16 kamionët e subjektit, me certifikata të dyshuara të falsifikuara, nëpërmjet të cilave autorizohej kryerja e kësaj veprimtarie tregtare. Gjatë kontrollit në subjekt, u gjetën dhe u sekuestruan 16 dokumentet;
-Nga kontrolli në banesat e 2 të arrestuarve të tjerë, u gjetën në secilën, 1 diplomë dhe 1 listë notash, të dyshuara të falsifikuara. 4 dokumentet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Vijon hetimi, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
foto ilustuese KOSOV- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka kërkuar angazhim të bashkësisë ...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 48-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ...
Foto ilustruse Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten më 6 shkurt përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të tre...
policia Fier FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku dyshohet se, babai dhe dy djemtë e tij, kan&e...
Foto ilustruse KORÇË- Policia ka shplluar në kërkim dy persona për mashtrim. Konkretish është shpallur në kë...
Foto ilustruse Studentët shqiptarë të sapodiplomuar e kanë të vështirë të integrohen menjëherë në tr...
"Tiranë/Informacion paraprak Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me dr...
Durres DURRËS- Rreshjet e dendura të shiut dhe ato intensitet të ulët e mesatar, kanë përmbytur disa nga rrugë...
Policia Gjirokastër GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona, pasi përdornin dokumente false. Në ku...
Besfort Lamallari TIRANË- Amnistia Penale është miratuar ditën e sotme nga qeveria. Mësohet se Ministri i Drejtësisë...