17 Mars 2025, 09:55
Nga M.B
Para
TIRANA- Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap në flagrancë me 2800 euro të dyshuara false. Sipas njoftimit lidhur me rastin janë proceduar penalisht 2 persona për moskallëzim krimi. Gjithashtu policia njofton se janë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara false. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
DVP Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “FALSE”. U kap në flagrancë me 2800 euro të dyshuara false, vihet në pranga 20-vjeçari. Procedohen penalisht 2 shtetas, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen kartëmonedhat e dyshuara false.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që posedonte kartëmonedha false, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “False”.
Në sheshin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin A. Q. dhe pasagjerë shtetasit D. M. dhe S. Q. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. Q. i janë gjetur kartmonedha euro të prerjeve 100 dhe 200, të dyshuara të falsifikuara (në total 2800 euro), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Falsikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Q., 23 vjeç(vëllai i 20-vjeçarit) dhe D. M., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
tirana
Aktualitet
17 Mars 2025, 09:04
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Në ekran mesditën e 11 marsit, kryetari i Bashkisë së Tiranës shfaqej i qetë dhe i buzëqes...
Aktualitet
17 Mars 2025, 08:19
M.B
Foto ilustruese
KUKËS- Një 39-vjeçar nga Kukësi është arrestuar pasi ka tentuar të fuste rreth 1.2 tonë...
Aktualitet
17 Mars 2025, 07:08
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sistemi arsimor shqiptar është duke shkuar me hapa të shpejtë drejt greminës, pasi matjet dhe indekset nd&...
Aktualitet
17 Mars 2025, 06:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) lajmëron s...
Aktualitet
17 Mars 2025, 06:51
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë p...
Aktualitet
16 Mars 2025, 22:22
r.ll
vendngjarja
MILOT- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot. Bëhet me dije se katër automjete janë përfs...
Aktualitet
16 Mars 2025, 21:01
r.ll
foto ilustruese
POGRADEC- Policia ka identifikuar drejtuesin e automjetit që përplasi për vdekje pasditen e sotme një 55-vje&ccedi...
Aktualitet
16 Mars 2025, 20:27
r.ll
zjarri
ELBASAN- Janë publikuar pamjet nga zjarri që ka përfshirë një godinë të braktisur në Kalanë e Elbasani...
Aktualitet
16 Mars 2025, 20:20
r.ll
aksidenti
FIER- Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve, në a...
Aktualitet
16 Mars 2025, 20:14
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Një godinë që ka shërbyer si shkollë private në Elbasan është përfshirë pasditen...