7 Korrik 2023, 21:28
Nga m.s
Banore e Borizanes
Gurorja e Rrajave po u shkatëron banesat qytetarëve, por deri më tani kërkesat e tyre duket se kanë shkuar në “vesh të shurdhër”. Banorët e Borizanës të cilët kanë treguar për mediat dëmet që kanë pësuar, thonë se nga shpërthimi i fundit u është dukur sikur është hapur toka. Banorët e fisit Maja jetojnë në Borizanë prej vitesh, dhe kanë vite që jetojnë me këtë problematikë.
Banesat e tyre janë 200 metra në vijë ajrore me guroren në pronësi të Përparim Rrahjes, kushëririt të deputetit socialist Ramazan Rrahja. Banesat po dëmtohen dita-ditës, kjo nga shpërthimet me dinamit që përdoren për të nxjerrë gurë. Zgjidhja e cila nuk erdhi përmes komunikimit, pasoi nëpërmjet dhunës.
“Po i thonim bëj mina të kontrolluara se na kanë plasur të gjitha shtëpitë, na kanë dëmtuar", tregon Jashar Maja në një prononcim për "Report TV".
Por nuk është vetëm banesa e Jasharit dhe e Bilbilit, viktimat e dhunës së fisit Maja që janë dëmtuar. Jo vetëm këta, por banorët e zonës janë shprehur se shtëpitë e tyra kanë të çara. Kjo situatë ka dhjetë vite që është kthyer në një shqetësim për ta.
“Thamë se u hap toka”, tregon një grua ndërsa tregon dhe dëmet. Mbrëmë kanë qenë shpërthimet e fundit.
“Ka shumë shpërthime të fuqishme! Thamë su trondit vendi, u hap toka, mendova se është tërmet por ishin mina! Sa i patëm rregulluar dhe suvatuar, u shkatërruan prapë!”, shprehet gruaja.
Duket se kjo problematikë është aq e hershme, e madje pak kohë më parë banorët janë ngritur edhe në një protestë, por që për fat të keq nuk gjetën zgjidhje.
banorët e borizanës
Aktualitet
7 Korrik 2023, 21:16
I.A
Rexhep Rraja
KRUJË- Djali i deputetit socialist Rrahman Rraja është shpallur në kërkim pasi ka dhunuar barbarisht dy vël...
Aktualitet
7 Korrik 2023, 19:56
Dosja.al
Adriatik Lapaj
TIRANË- Avokati Adriatik Lapaj ka dalë pro logjit që rregullon median, por gjithmonë duke garantuar lirinë e shpre...
Aktualitet
7 Korrik 2023, 19:54
Dosja.al
Erjon Skëndaj
TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj ka deklaruar se patronazhistët ‘hetojnë’ protestuesit kur këta t&eu...
Aktualitet
7 Korrik 2023, 19:52
Dosja.al
Erjon Skëndaj
TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj ka parashtruar në Newsroom problematikat të cilat hasen çdo ditë në...
Aktualitet
7 Korrik 2023, 19:38
Dosja.al
Newsroom
TIRANË- Newsroom rikthehet me episodin e 4 duke prekur një tjetër temë; kësaj here flasim për protestat. Kët&eu...
Aktualitet
7 Korrik 2023, 19:21
I.A
Emiljano Nuhu
TIRANË- Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu i cili ndodhet në arrati ka komentuar dhunën e fisit Rraja ditën e...
Aktualitet
7 Korrik 2023, 19:14
I.A
TIRANË- Shëndeti mendor i grave në Shqipëri dëmtohet kryesisht nga stresi, dhuna seksuale dhe depresioni, thuhet në një stu...
Aktualitet
7 Korrik 2023, 17:30
m.s
Dhuna e ushtruar ndaj Bilbil dhe Jashar Majës
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me sherrin e dhun...
Aktualitet
7 Korrik 2023, 17:23
k.m.
Foto ilustruese
Që nga mesi i qershorit në kopshte dhe çerdhe po qarkullon virusi Koksaki, i cili quhet ndryshe sindroma e duarve t&...
Aktualitet
7 Korrik 2023, 16:50
m.s
foto ilustruese
GREQI- Një i burgosur me origjinë shqiptare është arratisur dje, e enjte 6 korrik, nga burgjet rurale të Tiryns, ...