LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ty të marr për veshi me polici ndërsa mamin e fusin në burg ”, babai kërkon vajzën me forcë

Gjykata ia la së ëmës kujdestarinë dhe i ati duhet ta takonte me kohë të pjesshme.

4 Tetor 2023, 22:55 Nga I.A
“Ty të marr për veshi me polici ndërsa mamin e fusin
Gazetarja

TIRANË- Një grua nga Tirana, tregoi në emisionin “Stop” se ka kërkuar urdhër mbrojtjeje për vajzën 9-vjeçare, ardhur në jetë nga një bashkëjetesë 2-vjeçare me ish-partnerin e saj.

“Më është refuzuar një urdhër mbrojtjeje nga gjyqtarja e shkallës së parë Tiranë, Fahrije Budo Stringa. Urdhrin e mbrojtjes e kërkova për fëmijën tim, 9 vjeç. Ky fëmijë është i lindur nga një bashkëjetesë. Me babain e vajzës kam jetuar për rreth 2 vite. Gjatë këtyre dy viteve kemi pasur një marrëdhënie përgjithësisht problematike përveç periudhës së parë derisa u mor vesh që është shtatzënia. Me lindjen e vajzës situata u përkeqësua. Ai përveç ofendimeve dhe fyerjeve verbale kaloi në një dhunë të tmerrshme psikologjike deri diku edhe fizike. Nuk e kam denoncuar në polici atë periudhë”, tha denoncuesja.

Por zonja thotë se u nda nga babai i vajzës, pasi ai ishte i dhunshëm. Gjykata ia la së ëmës kujdestarinë dhe i ati duhet ta takonte me kohë të pjesshme.

“Jam transferuar në shtëpinë e prindërve të mi, aty kanë filluar probleme të tjera me babain e vajzës që më çuan në denoncim. Pas skadencës së urdhrit të mbrojtjes zotëria filloi përsëri dhunën, trysninë, nuk di të edukosh fëmijën. Në distancë, me justifikimin që nuk më lejohet të afrohem për urdhrin e mbrojtjes. Ama ishte tërë kohës shoferi prezent. Shoferi ishte personi që merrte vajzën për të zbatuar urdhrin e mbrojtjes. Shoferi e sillte vajzën në shtëpi në ditën dhe në orën e caktuar”, tha denoncuesja.

“Gjykata më la mua në rritje dhe mirëedukim të vajzës, por për vendime thelbësore siç është shkollimi, shëndeti apo çfarëdolloj problematike tjetër në lidhje me fëmijën do ishte vendim i përbashkët.

Dy të mërkura pasdite dhe dy fundjava me fjetje 24 orëshe. Ky “ritual” vazhdoi një vit. Zotëria kërkoi ndryshim të takimeve me vajzën pasi fëmija po rritej dhe sipas ligjeve që citonte ai fëmija duhet të kishte më tepër kohë në dispozicion për babain sepse figura e babait është shumë e rëndësishme”, shtoi më tej ajo.

Me rritjen e fëmijës u shtuan takimet, por edhe refuzimet e vajzës për të shkuar tek i ati.

“Ama fëmija gjatë tërë kohës ka shfaqur shenja të cilat tregonin për të kundërtën, shenja që janë vërtetuar me psikolog shkolle dhe mësueset që ajo ka pasur në shkollë, reagimet që ka pasur gjatë kohës që kthehej nga i ati apo ditën që kishte për t’u nisur tek i ati. Agresivitet, mospërqendrim në mësim, mosdashamirësi ndaj fëmijëve të tjerë, izolim, qarje tërë kohës. Duke qenë se ishte e moshës relativisht e vogël, 3-4 vjeç nuk ishte e qartë dhe arsyeja pse e kishte këtë problematikë”, tha denoncuesja.

Por këtij refuzimi babai i kundërvihej duke i thënë, se “do ta merrte për veshi me polici”.

Me kërkesën që bëri për ndryshim të takimeve me fëmijën sepse fëmija ishte më i rritur dhe babai kishte krijuar një familje të re, i duhej më tepër kohë vajzës në dispozicion me familjen e re të babait për të krijuar marrëdhënien dhe relatën, gjykata vendosi shtim të ditëve të takimit me babain. Me shtimin e ditëve të caktuara nga gjykata vajza filloi të kishte një refuzim shumë më të fortë, shumë më të egër të faktit që të mos shkonte tek babai. Vajza e shpjegonte situatën në shtëpi atje shumë të tensionuar, marrëdhënien atje shumë të acaruar. Thotë tërë kohës që ata kanë debate, kanë sherre. Ai pi shumë. Është shumicën e kohës i pirë në kohën që vajza është atje. Në pjesën më të madhe të takimeve, të hënë, të premte, vajza nuk e takon fare babain sepse e merr shoferi tek unë, e sjell shoferi tek unë dhe fëmija atje qëndron me gruan e babait dhe me vajzën tjetër. Rasti më i fundit është tani në Korrik të këtij viti kur vajza refuzoi të shkonte me babain për pushime verore siç ishte caktuar nga gjykata. Vajza refuzoi ndërkohë që babai nuk e pranoi refuzimin e vajzës. Ai filloi ta kërcënonte. Unë të marr për veshi me polici dhe ti vendimin e gjykatës duhet ta zbatosh patjetër se je fëmijë”, tha denoncuesja.

Babai: Mos më bëj të t’vij, të të marr prej leckash me Polici aty!

Babai: Mos më acaro! Edhe një herë, mos më acaro fare nervat! Të erdha me Polici, të mora prej veshi aty!

Babai: Dhe bëhu gati dhe mos e zgjat! Do të vij do të marr aty për veshi tani!

Babai: Dhe mos e zgjat më muhabetin! Bëhu gati! Edhe një herë, mos më thuaj jo, se do të vij me Polici do të marr prej veshi! Dakord?

Babai: 15 ditët, që do kalosh me babin, do t’i kalosh pikë me babin! Nuk ka këtu, ça ke qejf ti, dhe mos e zgjat muhabetin! Bëhu gati, se do t’vij, do të marr unë aty! Hajde!

Përtej ardhjes me polici, babai i përmend fëmijës vendimin e gjykatës.

Babai: E mora vesh, që nuk do të vish! Po mirë, po me babin për çfarë të ka ngel hatri ty? Pse je mërzit?

Babai: Mirë moj, e mora vesh, që s’do të vish, po për çfarë je mërzit me babin?

Vajza: S’kam qejf me ardh! 

Babai: Ore, e mora vesh unë, që s’ke qejf me ardh, me babin, pse je mërzit me babin?Ke ndonjë problem me babin pyes?

Vajza: Po ti s’është, se po rri aq shumë me mua, se ti në punë je gjatë gjithë kohës!

Babai: Po e mora vesh pra, që s’po rri shumë me ty! Unë jam këtu në shtëpi dhe po të pres ty! 

Vajza: Jo, jo unë s’dua vetëm sot! Unë dua tërë ditët s’dua vetëm sot!

Babai: Po mirë ti do, që të rrish vetëm me mua, kur të vish këtu?

Babai: Babi, sa herë që të vish ti, babi do të rrijë këtu me ty sa herë, që të vish ti!

Vajza: E di, po është shumë vonë tashi!

Babai: Ça do me thënë, vonë?

Babai: Ça domethënë kjo sepse?

Vajza: Jo, jo nuk jam kalama! S’jam kalama unë, jam rrit tashi!

Babai: Të shpjegoj një gjë babi? Që do vish të takosh babin, do vish ta takosh, se këtë vendim e ka marrë gjyqi!

Babai: Dhe vjen Policia të merr ty bashkë me gjithë mamin tënd, që të mashtron dhe manipulon, edhe e fut në burg mamin tënd! Dëgjo babin çfarë thotë, bën mirë që atë vendimin e gjyqit ta zbatosh!

Vajza: Nuk dua të vij! Pikë mbaroi!

Vajza: Nuk dua të vij dhe pikë mbaroi! 

Marrë nga Tv Klan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet