LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vajza përmend alkool, dhunë...” Psikologët tërhiqen nga trajtimi i 9-vjeçares

Në kushtet kur babai kërcënonte vajzën se do ta merrte për veshi mamaja e 9-vjeçares tha se iu drejtua Komisariatit 4 dhe çështja shkoi në Gjykatë.

4 Tetor 2023, 22:45 Nga I.A
“Vajza përmend alkool, dhunë...” Psikologët
Dokumenti

TIRANË- Në emisionin “Stop” u trajtua rasti i një fëmije që nuk do të shkojë në takimet e përcaktuara me të atin nga gjykata, por ky i fundit do që ta marrë me forcë. Në kushtet kur babai kërcënonte vajzën se do ta merrte për veshi mamaja e 9-vjeçares tha se iu drejtua Komisariatit 4 dhe çështja shkoi në Gjykatë.

Urdhri i mbrojtjes nuk iu dha por nuk është ky problemi i vetëm. Vendimi i gjykatës ka sjellë ngërç në Apel, pasi babai nuk firmos marrjen e njoftimit.

Nga ana tjetër vajza ka shfaqur sjellje agresive dhe e ëma e ka çuar në psikologë të ndryshëm, të cilët kanë hequr dorë nga trajtimi pasi babai bënte presion.

Psikologia: Xxxxx, ka përmendur agresivitet, ka përmendur alkool, ka përmendur dhunë! Është një fëmijë i frikësuar!

“E kam dërguar në dy psikologë të ndryshëm të cilët kanë dhe raportet përkatëse ku atje thuhet që fëmija nuk ka dëshirë dhe nuk do të shkojë. Në psikologun e parë m’u refuzua vazhdimi i terapisë së vajzës sime dhe shprehimisht kam komentin “me atë baba që ka fëmija jot nuk ta marr në mbikëqyrje në mënyrë absolute”. Baba që merr në telefon psikologen dhe në moment që psikologia i shpjegon që fëmija ka përmendur elementin dhunë apo alkool ai del nga vetja dhe fillon e kërcënon.

Kam rastin e psikologes së dytë dhe aty arrita të zhvilloj vetëm dy seanca. Ma refuzon vazhdimin e trajtimit të vajzës pasi babai i shfaqur në seancës së vajzës sime, në prezencë të gruas së tij ka kërkuar që të jetë prezent ai dhe gruaja e tij në trajtimet psikologjike të vajzës sime”, tha denoncuesja.

Psikologia: Ai më shkruajti, që unë do të vij në terapi me (vajzën), por do të vij bashkë me bashkëshorten time. Në këtë menyrë,- tha,- dua të bashkëpunojmë, ose ndryshe do ta diskutoja vazhdimësinë! Unë në kushte të tilla kam kuptuar që nuk mund të punoj dot! Unë i përmenda babit të (vajzës) që ka përmendur agresivitet, ka përmendur alkool, ka përmendur dhunë nga ana juaj dhe në kushte të tilla një psikolog klinik nuk punon dot, sepse i duhet të raportojë gjëra të tilla në instanca më të specializuara! Analiza personale e fëmijës me një baba, i cili ka ardhur dy herë tek dera edhe në atë moment, fëmija ka patur një reagim shumë të fortë, që nuk më kishte ndodhur asnjëherë, unë i thashë, që nuk mund të punoj dot! Është një fëmijë i friksuar!

Kryetarja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, shprehet se do të merren masa, që fëmijës t’i sigurohet trajtim psikologjik.

Ajo që është më e rëndësishmja është që fëmija 9-vjeçar të mos ngelë pa trajtim, të marrë shërbimin e nevojshëm, kështu që ne angazhohemi që fëmija të marrë shërbimin e nevojshëm dhe të vijojë procesi i trajtimit për të miturën”, tha ajo.

Përsa i përket procesit gjyqësor, “Stop” iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku folëm me Donald Xhelilin dhe brenda 24 orëve pala tjetër e firmosi njoftimin për vendimin e Gjykatës.

Gazetarja: Bëhet fjalë për një vendim gjykatë të datës 08.08.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë urdhër mbrojtjeje i refuzuar.

Gazetarja: Është apeluar me datë 16.08.2023 nga pala paditëse.

Gazetarja: Çfarë ka ndodhur. Pala e paditur nuk e ka firmosur vënien në dijeni.

Kancelari Donald Xhelili: Mënyrën e ankimit?

Gazetarja: Zbardhjen e vendimit të gjykatës. Këtë të gjykatës 08.08.2023.

Kancelari Donald Xhelili: Ah, vendimin e arsyetuar?

Gazetarja: Po dhe që të apelohet pastaj. Ai është duke krijuar një lloj ngërçi. Duke qenë se babai po e zvarrit me këtë pjesën, jo po nuk jam dijeni, ju si gjykatë e keni bërë shpalljen.

Kancelari Donald Xhelili: Po më lër ta, më lër ta verifikoj! Odetë, më lër ta verifikoj!

Gazetarja: Nëse nuk është bërë shpallja të paktën të bëhet që të mos ecim me arsyetimet e palës tjetër.  

Kancelari Donald Xhelili: Jo, jo! Më lër pra ta verifikoj rastin dhe të të them!

Babai i fëmijës e kërcënon ish-partneren pasi merr vesh që ajo i ishte drejtuar emisionit “Stop”.

“Sapo kontaktuat ju me kancelarin nga babai i vajzës sime pata një reagim, një reagim realisht kërcënues me mesazhe të cilat janë këto”, tha denoncuesja.

Babai: Ke filluar të lesh nam nëpër emisione investigative. Më jep pak dosjen të flas me të në telefon.

Mamaja: Nuk e di për çfarë po flet, vajza nuk ka dëshirë të flasë me ty.

Babai: Ma jep në telefon e të ma thotë.

Mamaja: Meqë e kam bllok telefonin merre gocën tani.

Babai: Duhet të kuptosh diçka që ta ekspozosh gocën si vajzën time tek të gjithë plehrat që ka Shqipëria bën një gafë shumë të rëndë për gocën dhe për vete. Ki kujdes dhe mendohu mirë përpara e mos dëgjoosh plehrat dhe injorantët.

Kjo e fundit shkon në Gjykatë e pajiset me urdhër-mbrojtjeje.

Mora urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes ku u vërtetua dhe pretendimi im sa i përket kërcënimeve të bëra me mesazhe nga babai i vajzës sime”, tha denoncuesja.

Marrë nga Tv Klan

donald xhelili

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje