LIVE UPDATES
Aktualitet

Tritoli në makinën e kreut të PD, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Prokuroria të hetojë me përparësi

Komiteti thekson se zbulimi i shpejtë, vërtetimi i motiveve të këtij krimi dhe ndëshkimi përkatës i autorit ose autorëve të kësaj vepre të rëndë penale do t’i shërbente jo vetëm parandalimit të krimit, por edhe pritshmërisë së opinionit të gjerë publik. 

13 Prill 2023, 20:46 Nga A.B
Tritoli në makinën e kreut të PD, Komiteti Shqiptar i Helsinkit:
Makina

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon hetimin me përparësi të ngjarjes së ndodhur në Vaun e Dejës, ku iu vendos eksploziv makinës së kreut të PD Bernard Ndreca. Komiteti thekson se zbulimi i shpejtë, vërtetimi i motiveve të këtij krimi dhe ndëshkimi përkatës i autorit ose autorëve të kësaj vepre të rëndë penale do t’i shërbente jo vetëm parandalimit të krimit, por edhe pritshmërisë së opinionit të gjerë publik. 

DEKLARATA

Pavarësisht se fushata zgjedhore sipas nenit 77 të Kodit Zgjedhor, duhet të fillojë vetëm 30 ditë para ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit afatgjatë të KShH-së kanë raportuar se ky detyrim nuk është respektuar, pasi janë referuar raste të zhvillimit të takimeve elektorale në ambiente publike si lagje, rrugë me grupe qytetarësh apo edhe në lokale private. Në një pjesë të këtyre rasteve, pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues të administratës publike, ngjarje për të cilat, KShH ka venë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi ka vlerësuar se është cenuar neni 91 i Kodit Zgjedhor që ndalon përdorimin e burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore.

Në vigjilje të fushatës zgjedhore zyrtare, KShH dënon ashpër aktin kriminal me rrezikshmëri të theksuar shoqërore ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Z. Bernard Ndreca, nëpërmjet vendosjes në makinën e tij, të një sasie eksplozivi që shpërtheu, por që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. KShH i bën thirrje prokurorisë që të hetojë çështjen me përparësi, në mënyrë të gjithanshme dhe me objektivitet. Zbulimi i shpejtë, vërtetimi i motiveve të këtij krimi dhe ndëshkimi përkatës i autorit ose autorëve të kësaj vepre të rëndë penale do t’i shërbente jo vetëm parandalimit të krimit, por edhe pritshmërisë së opinionit të gjerë publik.

Janë organet e drejtësisë që duhet të vërtetojnë rrethanat dhe motivet e kryerjes së këtij krimi. KShH rithekson reagimet e tij të mëparshme se në raste të tilla ose të ngjashme me to është e domosdoshme të respektohet nga të gjithë parimi i rëndësishëm i prezumimit të pafajësisë, i sanksionuar në nenin 30 të Kushtetutës tonë dhe nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Gjithashtu, referuar këtij zhvillimi, KShH nënvizon se incidente të tilla të dhunshme dhe kërcënuese ndikojnë negativisht tek zgjedhësit pasi i trondit, i frikëson dhe i pengon ata të jenë të lirë, për të marrë vendimin e tyre për votën që do të japin.

Në përfundim, duke marrë në konsideratë që në këtë klimë parazgjedhore, një pjesë e zgjedhësve të kontaktuar nga KShH në disa Bashki të vendit kanë shfaqur haptazi mosbesim sa i takon forcave politike dhe institucionit të zgjedhjeve, Ju bëjmë thirrje të gjithë subjekteve zgjedhorë, garuese në zgjedhje, të ndalin e shmangin gjuhën e urrejtjes, të angazhohen seriozisht për krijimin e një mjedisi të favorshëm për ushtrim lirisht të së drejtës së votës, nga zgjedhësit shqiptarë. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të zhvillohet një fushatë e kulturuar dhe e ndershme, duke respektuar dinjitetin njerëzor të kundërshtarëve politikë, që synon të informojë zgjedhësit për platformat politike dhe risitë e tyre.

benard ndreca komiteti i helsinkit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës