Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e gëzosh kurrë atë tokë. Pronat do të kthehen te pronarët
Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur, ndërkohë që të ka ...
Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur, ndërkohë që të ka ...
Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale, nuk do të jenë të nevojshëm inspektor&...
"Të shkosh me kënetën je çyryk politikisht", Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i sh...
Mbushi 80 vjeç dy ditë para vdekjes së Papa Françeskut, kardinali përjashtohet nga procesi për zgjedhjen e Pap...
50- vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, i cili ishte i paregjistruar në organet përkatëse, u gjetën 6 automjete me pjesë të çmontuara, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse.
KORÇË- Arrestohet një person në Korçë dhe procedohen pesë të tjerë. 50- vjeçari me iniciale A.S u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, i cili ishte i paregjistruar në organet përkatëse, u gjetën 6 automjete me pjesë të çmontuara, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse.
Prokurori nisi procedimet për L. C., 48 vjeç, I. C., 34 vjeç, F.A., 38 vjeç, M. E., 22 vjeç, dhe F. Xh., 48 vjeç, Gjatë kontrolleve të ushtruara në serviset e tyre për riparimin e automjeteve, ku shiteshin edhe pjesë këmbimi, ka rezultuar se këta persona e ushtronin aktivitetin, të paregjistruar në organet tatimore.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit". I shpallur në kërkim 2 javë më parë nga Policia, vihet në pranga 50-vjeçari, i cili tregtonte dhe çmontonte në pjesë, në servisin e tij, automjete të dyshuara të kontrabanduara.
Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë (pronarë servisesh), pasi e ushtronin veprimtarinë në këto subjekte, në kundështim me ligjin. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra dhe informalitetit, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 50 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 15.02.2024, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Çiflig, i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse, u gjetën 6 automjete (me pjesë të çmontuara), pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse.
Gjithashtu, në bazë të urdhrit të Ministrit të Brendshëm “Për marrjen e masave të menjëhershme për kontrollin, mbrojtjen e territorit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme përgjatë autostradave, rrugëve interurbane kryesore dhe dytësore”, për subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e veprimtarisë të serviseve të automjeteve, pjesëve të këmbimit, çmontimit dhe magazinimit të automjeteve, që fshehin të ardhurat dhe janë të paregjistruar në organet tatimore, kanë vijuar kontrollet në subjekte të tjera.Si rezultat, gjatë aksit rrugor “Korçë-Pogradec”, janë goditur 5 raste të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
L. C., 48 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq; I. C., 34 vjeç, banues në Pogradec; F.A., 38 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq; M. E., 22 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, dhe F. Xh., 48 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatrat Vashtëmi, Vloçisht, Gështenjas, në serviset e tyre për riparimin e automjeteve, ku shiteshin edhe pjesë këmbimi, ka rezultuar se këta shtetas e ushtronin aktivitetin, të paregjistruar në organet tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
fatjon bici ELBASAN- Është shtyrë seanca për katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fat...
Foto ilustruese LEZHË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga në Lezhë pasi iu gjet drogë në auto...
Florian Taçi GJIROKASTËR- Ditën e sotme është vënë në pranga ish kreu i Kadastrës në Gjirokastër, ...
Policia franceze FRANCË- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet franceze pasi u kap me nj...
Foto ilustruese ELBASAN- Dy persona janë vënë në pranga dhe 5 janë proceduar në gjendje të lirë në Elbasan p&e...
Edvin Prifti TITANË- Ditën e sotme do të mbahej seanca gjyqësore për kardiologun Edvin Prifti. Ndërkohë ësht&e...
Pamje nga aksidenti VLORË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në rrugën Transballkanike të qytetit të...
Paratë e sekuestruara DURRËS- Një 39-vjeçar është proceduar penalisht në Durrës pasi tentoi të nxirrte ...
burgu i drenoves KORÇË- Është emëruar drejtori i ri i burgut të Drenovës. Mësohet se në krye të kë...
foto nga operacioni TIRANË- Një 59-vjeçar është proceduar penalisht, ndërsa djali i tij 29 vjeç është shp...