21 Maj 2022, 10:25
Nga DOSJA
Foto nga policia
TIRANË- Arrestohet 32-vjeçari i cili transportoante emigrantë të paligjshëm. 32-vjeçari i identifikuar si Leonardo Hareshku është kapur në flagrancë nga policia teksa po transportonte me ‘Range Rover’ 6 emigrantë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një person po transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luzi”.
Hareshku banues në Tiranë, trasportonte emigrantët e paligjshëm në një nga vendet e BE-së kundrejt fitimit. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luzi”.
Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Luz, Fushë Krujë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët 32-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
(j.c)/dosja.al
Aktualitet
21 Maj 2022, 10:23
Ferrari
ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar grabiti tre ditë më parë makinën Ferrari të parkuar në Piazza Vittorio Vene...
Aktualitet
21 Maj 2022, 10:13
Momenti nga arrestimi
TIRANË- Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, t&...
Aktualitet
21 Maj 2022, 10:01
Gledis Nano, Arben Kraja
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet se nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë op...
Aktualitet
21 Maj 2022, 09:39
Erion Veliaj
TIRANË- Kryeqyteti do të hermetizohet! Kështu deklaroi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj për masat që do t&e...
Aktualitet
21 Maj 2022, 09:29
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore gjetjen e eshtrave kockore...
Aktualitet
21 Maj 2022, 09:21
Eshtra njeriu
LUSHNJE- Eshtra njeriu janë zbuluar ditën e sotme në fshatin Ardenicë. Policia informon se ka qënë personi me i...
Aktualitet
21 Maj 2022, 09:17
Policia
FIER- Disa persona janë vënë në pranga në Fier e dy të tjerë janë shpallur në kërkim për vep...
Aktualitet
21 Maj 2022, 08:59
Aksident
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në Korçë. Policia informon se në lagjen num...
Aktualitet
21 Maj 2022, 08:51
Leonard Palushi
TIRANË- Emri i policit Leonard Palushi, është në mesin e 18 të arrestuarve, pas rrëfimit të Nuredin...
Aktualitet
21 Maj 2022, 08:37
Arma e sekuestruar
ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka shtënë me armë në rrug&eum...