21 Maj 2022, 09:39
Nga DOSJA
Erion Veliaj
TIRANË- Kryeqyteti do të hermetizohet! Kështu deklaroi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj për masat që do të futen në fuqi më 25 Maj në kuadër të finales së madhe të Conference League në Shqipëri. Tirana do të jetë e 'blinduar' njëjtë si dy vizitat e mëdha që kanë ndodhur në Tiranë, ajo e George Bush dhe Papa Françekut, tha Veliaj. Të gjithë personat që do duan të futen në Tiranë, duhet të jenë të pajisur me biletën e ndeshjes, në mënyrë që t'iu lejohet hyrja.
Kryebashkiaku bëri të ditur se në terren do të ketë trupa të cilët do të jenë në mbikqyrje të situatës. Po ashtu, transporti publik do të vijojë punën si normalisht.
'Na duhen të gjitha trupat në terren, ka disa njerëz që nuk i përballojnë mirë emocionet, na duhen shumë trupa në terren, ata që dinë të komunikojnë se do ketë njerëz që do duan orientim. Ne kemi përgatitur 3 zona fansash, do të jetë qendra, sheshi 'Skëndërbej'. Tifozët e Romës do të jenë te amfiteatri, ndërsa pjesa tjetër te Pedonalja e Tiranës. Nesër do të jetë dita pa makina, transporti publik do të jetë në qarkullim.
Mos e merrni rrugën për të ardhur në Tiranë, qyteti do të zbatojë protokollin që ndoqi në vizitën e Bush apo të Papa Françeskut. Qyteti do të hermetizohet. Pa një biletë për ndeshjen nuk futeni dot në Tiranë. Thirrja për të gjithë qytetarët, mos e merrni mundimin kot. Qytetarët e Tiranës të lëvizin sa më shumë në këmbë, sa më shumë me biçikleta. '- deklaroi Veliaj.
Data 25 maj eshte caktuar me vendim qeverie dite pushimi zyrtar, por për te gjitha institucionet publike të qarkut te Tiranes. Edhe policia, doli ditë më parë me një plan masash në kuadër të finales së madhe të Conference League.
(A.B)/Dosja.al
Aktualitet
21 Maj 2022, 09:29
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore gjetjen e eshtrave kockore...
Aktualitet
21 Maj 2022, 09:21
Eshtra njeriu
LUSHNJE- Eshtra njeriu janë zbuluar ditën e sotme në fshatin Ardenicë. Policia informon se ka qënë personi me i...
Aktualitet
21 Maj 2022, 09:17
Policia
FIER- Disa persona janë vënë në pranga në Fier e dy të tjerë janë shpallur në kërkim për vep...
Aktualitet
21 Maj 2022, 08:59
Aksident
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në Korçë. Policia informon se në lagjen num...
Aktualitet
21 Maj 2022, 08:51
Leonard Palushi
TIRANË- Emri i policit Leonard Palushi, është në mesin e 18 të arrestuarve, pas rrëfimit të Nuredin...
Aktualitet
21 Maj 2022, 08:37
Arma e sekuestruar
ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka shtënë me armë në rrug&eum...
Aktualitet
21 Maj 2022, 07:48
Autobus
Në dy dekadat e fundit kanë ndodhur disa aksidente të rënda që kanë përfshirë autobusë nga Kosova drej...
Aktualitet
21 Maj 2022, 07:11
Moti
TIRANË-E shtuna vjen me temperatura të larta! Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e kushteve të ...
Aktualitet
20 Maj 2022, 22:31
Nuredin Dumani
TIRANË- Grabitja e dytë e Nuredin Dumanit është realizuar në Shijak, aty ku kreu të parën. Këtë...
Aktualitet
20 Maj 2022, 21:46
Pamje nga aksidenti
SARANDË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një makinë ka humbur kont...