LIVE UPDATES
Aktualitet

“Toyota Auris”/ Çfarë deponoi në prokurorinë belge? Artan Hoxha: Po hetojnë aferën kriminale

Artan Hoxha theksoi se hetimet belge nuk ishin shtrirë në fushën politike ashtu siç flitet në Shqipëri, por për atë kriminale.

23 Maj 2022, 21:31 Nga DOSJA
“Toyota Auris”/ Çfarë deponoi në prokurorinë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se çfarë ndodhi në Belgjikë, ku ai ishte thirrur si dëshmitar nga prokuroria belge. Hoxha tha se ai ishte atje për të folur për “Toyota Auris” të kapur në vitin 2018-të, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Gjithashtu, Artan Hoxha theksoi se hetimet belge nuk ishin shtrirë në fushën politike ashtu siç flitet në Shqipëri, por për atë kriminale.

INTERVISTA E PLOTË:

Xhafo: Çfarë deponuar në prokurorinë belge?

Hoxha: Sigurisht që çështja në Belgjikë është bërë e famshme për Toyota Yaris, edhe pse është auris. Kanë qenë dy makina, se kanë qenë 3.4 milionë euro, edhe pse prokuroria jonë e mbylli çështjen vetëm për mos deklarim të hollash, gjë që ua bënë vetëm nënave të emigrantëve. Gjithsesi ky është hetim që prokuroria belge e ka nisur që në vitin 2018-0të,m është një hetim që ka zgjatur. Në Belgjikë unë isha i fundit si dëshmitar. Ka qenë seancë që zgjati diku te 4 orë, sigurisht që çështja do dalë në gjykim në qershor të këtij viti, aty do njihemi edhe me objektivin e tetë. Janë kapur dy shtetas shqiptarë, njëri është kapur në Maqedoninë e Veriut dhe tjetri në Malin e zi dhe të ekstraduar në Belgjikë. Sigurisht që për pjesën time donin të dinin mbi informacionet e mia. Mesa duket zyra policore që ata kanë në Tiranë nuk e merr rrogën kot, ata kishin zbardhur të gjitha deklaratat. Ishin deklarata të bëra në Kuvend, nga ish-kryeministri, kryeministri, nga ato ata kishin ngritur pyetje. Ata kërkonin shumë më tepër nga ajo çfarë është folur, por është pjesë e atyre deklarimeve që unë kam folur dhe firmosur me shkrim. Unë e shfrytëzova këtë pjesën e mbrojtjes së burimit, se u paraqita si gazetar atje.

Xhafo: Pse në Shqipëri e kërkojnë informacionin?

Hoxha: Jo nuk është kështu sepse e kam të freskët, sepse tetë procedimet e vjetshme i kisha vetëm pse kisha publikuar foto me kanabis. Ata ishin shumë detajist, i kishin hyrë kësaj historie me themel. Pavarësisht zhurmës politike, ata po hetojnë aferën kriminale.

Xhafo: Balla dhe Basha janë vetëm për konsum politik?

Hoxha: Deklarata e tyre publike i kanë zbardhur, por ata ishin fokusuar tek çështja konkrete. U kishte bërë përshtypje se si personazhe të këtij niveli bënin deklarata të tilla. Por u thashë se jemi në Shqipëri. Por pjesa tjetër thashë që do të jetë pjesë e sekretit hetimor, në qershor do mësojmë element të rinj. Por ajo që është e qartë është se ne në Shqipëri nuk jemi marrë me ata që i kanë paratë, por me ata që i transportonin, ndërkohë belgët interesoheshin përtej, ata ishin të qartë se kishin kapur vetëm transportuesit, donin të shkonin edhe më tej. Ata donin të dinin se për çfarë i përdornin grupet kriminale këto para këtu.

Xhafo: Kishte ndoj perceptim të ekzagjeruar, a ishte i tillë realiteti në Belgjikë që kriminaliteti shqiptar mund të jetë një problem për ta, mund të pengojë edhe procesin e hapjes së negociatave?

Hoxha: Sigurisht që ata kishin objeksionet e veta me autoritete shqiptare, por ende ishin larg rezultateve, ata kishin vetëm një fotografi në këto momente, kriminaliteti shqiptar përbënte problem se ishin kryer vrasje. Pra ne po shkaktonim probleme atje, por ata ishin të qartë, ata e quanin këtë gjë si një rritje të aktivitetit të krimit të organizuar shqiptar, kërkonin elementë se deri ku ishte e përfshirë politika shqiptare, deri ku ishte mundësia për t’i luftuar. Dhe e fundit që dua të them ishte fakti se ata tashmë ishin të qartë dhe kishin krijuar grupe pune të posaçme që çdo muaj vijnë në Shqipëri dhe bëjnë hetime. Ata kishin ngritur grupe pune që merren me kriminalitetin shqiptar. Ata ishin të detyruar të mësonin shqipen, oficerët federalë flisnin shqipen dhe merreshin me detaje, dhe kishin shumë të arrestuar shqiptarë të cilët i cilësonin si xhevahirë, ku njëri prej tyre doli dhe ke operacioni i fundit.

Marrë nga ABC

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve